Aktualitet

Zjarret në vend, Peleshi: Kemi 8 vatra, 4 prej tyre janë më kritiket


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:57 - 31/07/21 |
Opi Nion

Temperaturat e larta të këtyre ditëve kanë favorizur edhe situatën e zjarreve në vend. Përmes një publikimi në Facebook, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi bën me dije se aktualisht janë 8 vatra zjarresh ku më problematike situata paraqitet në Karaburun, Shijak, Përmet dhe Fier.

“Aktualisht në vend kemi 8 vatra zjarri aktive, të gjitha strukturat shtetërore të emergjencave civile në zonat përkatëse, po punojnë intensivisht për neutralizimin e tyre. Në zonat ku situata paraqitet më kritike, janë angazhuar mjetet dhe trupat e Forcave të Armatosura, të tilla janë rastet e Karaburunit, Shijakut, Përmetit, Fierit etj. Pjesa tjetër e Forcave të Armatosura është në gatishmëri të plotë për situata të mundshme në orët/ditët në vazhdim.

Nga ana tjetër i bej thirrje komunitetit të jetë i kujdesshëm në zonat ku për shkak të thatësirës paraqitet rrezik i lartë zjarri, gjithashtu i ftoj ata të bashkëpunojnë me strukturat shtetërorë për njoftimin në kohë të situatave apo denoncimin/evidentimin e keqbërësve të qëllimshëm”, shkruan Peleshi./Opinion.al

Pas