Shqipëria vijon të përballet me vatra zjarri në disa zonë të vendit, ku situata më e keqe paraqitet në Karaburun.
Lidhur me situatën e krijuar në vendin tonë, ka reaguar kryeministri Edi Rama. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se për shuarjen e zjarreve është angazhuar ushtria për disa ditë me radhë.
Kreu i qeverisë thotë se Forcat e Ushtrisë meritojnë respekt dhe inkurajim për punën që kanë bërë.
“Angazhimi disaditor për shuarjen e zjarreve në Karaburun e jo vetëm, nga Forcat e Ushtrisë dhe trupat Rangers në terren meriton respekt e inkurajim, në një kohë kur shumë vende po përballen me kërcënimin e zjarreve”, shkruan Rama.
Më herët, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha se zjarri rrezikoi dhe bazën në Pashaliman./ Opinion.al