Një zjarr jo shumë larg aeroportit të Olbias ka shkaktuar mbylljen e përkohshme të pistës “Costa Smeralda”.
Zjarret kanë përfshirë fshatin pranë lumit Enas, përgjatë vijës jugore të uljes së avionëve, me flakët e që po përhapen me shpejtësi për shkak të erës së fortë.
Një Canadair i mbrojtjes civile kombëtare, dy helikopterë të flotës rajonale dhe disa ekipe ndodhen në terren dhe po punojnë për të vënë flakët në kontroll.