Ka mbetur një person i plagosur në Vlorë, pasi një pikë mbushjeje gazi u përfshi nga flakët.
Nga të dhënat paraprake, punëtori i plagosur po mbushte një bombël gazi në momentin kur ajo ka marrë flakë.
Menjëherë, i plagosuri është dërguar në spital në gjendje shumë të rëndë për jetën.
Mësohet se personi në fjalë ka marrë djegie të mëdha në trup dhe është në rrezik për jetën.