Një zjarr ka shkrumbuar një apartament në zonën muzeale të Gjirokastrës.
Paraprakisht bëhet e ditur se zjarri ka rënë si pasojë e një qarku të shkurtër në linjën e korrentit.
Mësohet se fillimisht ka marrë flakë kasa elektrike e apartamentit dhe më pas e gjithë shtëpia duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Menjëherë në vendngjarje ka shkuar PMNZSH, e cila arriti të vendosë nën kontroll flakët.
Vatra e zjarrit është regjistruar rreth orës 18.30 në katin e parë të një pallati i cili ishte i pabanuar.
Veç dëmeve materiale nuk ka patur dëme në njerëz./Opinion.al