Një nënstacion i vjetër në Gjirokastër është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme. Për pasojë mësohet se kanë mbetur pa energji elektrike një pjesë e zonave rurale të qytetit.
Mësohet gjithashtu se zjarri është vënë në kontroll, ndërkohë që shkak i tij ka qenë marrja flake e një prej çelësave në këtë nënstacion.
Si pasojë kanë mbetur pa energji elektrike dy lagje në Gjirokastër si dhe njësitë administrative Lunxhëri, Antigone, Dropull./Opinion.al/