Bota

Zjarr në kamin e refugjatëve në Rripin e Gazës, vdesin 21 persona mes tyre 10 fëmijë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:11 - 18/11/22 |
Opi Nion

Të paktën 21 persona, përfshirë 10 fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu një ndërtesë në një kamp refugjatësh në Rripin e Gazës.

Bëhet me dije se ngjarja e rëndë ndodhi në periferi të Jabalit, në një prej kampeve më të mëdhenj me refugjatë palestinezë.

BBC shkruan se ngjarja mendohet të ketë ndodhur gjatë një feste, ku familjarët kishin festuar kthimin e një të afërmi nga jashtë.

Një zyrtar lokal i sigurisë i tha BBC-së se një hetim fillestar sugjeroi se kishte një rrjedhje gazi nga një kuzhinë.

Presidenti palestinez me bazë në Bregun Perëndimor, Mahmud Abbas e quajti atë një tragjedi kombëtare dhe shpalli të premten ditë zie.

Ministri izraelit i Mbrojtjes Benny Gantz shkroi në Twitter se stafi i tij do të ndihmonte me “evakuimet humanitare të të plagosurve në spitalet izraelite”.

Zjarret vdekjeprurëse shpesh të shkaktuara nga qirinjtë janë bërë një dukuri e zakonshme në Gaza për shkak të mungesës së madhe të energjisë elektrike. Këto janë të lidhura me bllokadën e vendosur në territor nga Izraeli dhe Egjipti si masë sigurie kundër militantëve atje, dhe mosmarrëveshjet e brendshme politike palestineze.

Jabalia është një nga tetë kampet në Gaza./Opinion.al

Pas