Prokuroria e Kurbinit i është drejtuar me kërkesë Gjykatës së Lartë për marrjen në pyetje të ish-efektivit Jeton Lami, në lidhje me zhdukjen e Ervis Martinajt.
Prokuroria kërkon gjithashtu që të mos ndryshohet masa e sigurisë “arrest në burg” për Lamin.
Më 9 gusht të vitit 2022 familjarët e Ervis Martinajt humbën kontaktet me të afërmin e tyre.
Një ditë më pas, familjarët denoncuan zhdukjen e tij në komisariatin e Kurbinit.
Ndërkaq, kujtojmë se Prokuroria e Kurbinit e ka regjistruar çështjen si rrëmbim personi.