Kronikë

Grabitet dyqani në Durrës, autorët marrin xhiron ditore



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:25 - 06/01/23 |
Opi Nion

Dy persona ende të paidentifikuar kanë grabitur një dyqan me produkte ushqimore në Durrës. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30, në lagjen nr. 15. Autorë kanë marrë rreth 15 000 lekë të rinj xhiron ditore të dyqanit  dhe më pas janë larguar me një automjet.

Sakaq, policia ka identifikuar automjetin me të cilin këta shtetas janë larguar.  Ndërkohë vijon puna për identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorëve.

“Rreth orës 19:30, në lagjen nr. 15, dy shtetas ende të paidentifikuar, janë futur në një dyqan me produkte ushqimore në pronësi të shtetases M. T., ku kanë marrë rreth 15 000 lekë të rinj (xhiro ditore) dhe më pas janë larguar me një automjet.

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje, së bashku me grupin hetimor.

Nga veprimet e para hetimore, është identifikuar automjeti me të cilin këta shtetas janë larguar. Vijon puna për identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje”-njofton policia.

Pas