Te Fundit

Zhduket 14-vjeçari në Roskovec, u fut për t’u larë në lumë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:18 - 10/08/22 |
Opi Nion

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme nënë fshatin Suk 1 të Roskovecit.

Një 14-vjeçar, ka qenë duke peshkuar dhe dyshohet se është futur për tu larë në lumin Seman, por nuk ka dalë më.

Bëhet me dije se djali shkonte për peshk në po të njëjtën zonë, ndërsa nuk është parë më aty, ndërkohë që në breg janë vënë re gjithë sendet e tij personale dhe kallami i peshkimit.

Banorë të zonës kanë njoftuar policinë e cila ka zbritur në terren për të kontrolluar, ndërsa fakti që gjithë sendet e djalit janë në breg, kanë hedhur dyshime se ai edhe mund të jetë hedhur në lum për tu larë.

Autoritetet po punojnë për gjetjen e të miturit./Opinion.al

Pas