Aktualitet

Zhduken 200 fëmijë azilkërkues në Britani, Ministri i Brendshëm: 88% janë shqiptarë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:33 - 24/01/23 |
Opi Nion

Zhduken 200 fëmijë azilkërkues në Britani, Ministri i Brendshëm: 88% janë shqiptar

Ministri i Brendshëm i Britanisë, Simon Murray ka pranuar se 200 fëmijë azilkërkues të cilët ishin vendosur nga Zyra për Punët e Brendshme nëpër hotele janë zhdukur. Pjesë e tyre janë dhe 13 fëmijë nën moshën 16 vjeç.  Deklarata vjen pasi një burim nga një prej zyrave të Ministrisë së Brendshme në Brighton tha se disa fëmijë ishin rrëmbyer në rrugë jashtë një ndërtesë dhe ishin futur në makina.

Departamenti është paralajmëruar nga policia se azilkërkues në moshë të mitur do të ishin shënjestër të rrjeteve kriminale pasi nuk kishin as prindër.

Ministri i Brendshëm pasi u pyet nga një deputetë është shprehur se Zyra për Punët e Brendshme nuk ka fuqi për t’i ndaluar fëmijët të pashoqëruar azilkërkues që ndodhen në këto hotele dhe se janë në dijeni se disa prej tyre janë zhdukur. Ai shtoi se është bërë e mundur që shumë prej tyre të gjurmohen.

Murray tregoi se 88 % e 200 fëmijëve janë me origjinë shqiptare, dhe u shpreh se qeveria shpreson që të heqë dorë nga përdorimi i hoteleve si vende akomoduese për fëmijët, sa më shpejt të ishte e mundur.

The Guardian, shkruan se janë 6 hotele të vëna në dispozicion nga Zyra për Punët e Brendshme për fëmijët azilkërkues të pashoqëruar, përfshirë atë në Brighton.

Organizatat jo qeveritare kanë shprehur në mënyrë të vazhdueshme shqetësimin për fëmijët që zhduken nga vendet e akomodimit dhe kanë ofruar ndihmën e tyre për t’u kujdesur që këta fëmijë të jenë të sigurt, por qeveria i ka refuzuar këto oferta.

“Ka më shumë se një vit dhe ishte e dukshme se kishte shqetësim serioz për sigurinë e këtyre të miturve në këto hotele. Që prej asaj kohe Zyra për Punët e Brendshme është paralajmëruar në mënyrë të vazhdueshme që fëmijët po zhduken, potencialisht me qëllim trafikimin apo shfrytëzimin e tyre. Megjithatë këto shqetësime janë injoruar”, tha Philip Ishola, kreu ekzekutiv i organizatës kundër trafikimit të fëmijëve, Love149.

Ndërsa Bell Sankey, këshilltare e laburistëve në Brighton dhe Hove tha: “Këta fëmijë duhen gjetur. Ne duhet po ashtu të bëjmë një hetim të plotë për shkallën politike dhe institucionale të përgjegjësisë për këtë fenomen”.

Në rastin e fëmijëve që u panë të futeshin nëpër makina në rrugë, policia e Sussex tha se kishte arrestuar 2 persona, nën dyshimin për trafik të qenieve njerëzore. Megjithatë një burim nga policia tha për The Guardian se nuk ka pasur akuza për rrëmbim.

Pas