Kryeministri Edi Rama du takua sot me opozitën parlamentare, ku në fokus të diskutimit ishte votimi në Kuvend i reformës zgjedhore.
Ndërkohë, deputetja Rudina Hajdari, njëherësh dhe bashkëkryetarja e Komisionit për Reformën Zgjedhore, ka thënë para Kryesisë së Kuvendit se topi tashmë është në fushën e Ramës.
Hajdari u shpreh se kryeministri duhet të mbajë premtimin që pas marrëveshjes së arritur mes palëve politike, të shihet dhe ndryshimi i sistemit zgjedhor.
“Jemi për të zbuluar nëse Rama e ka seriozisht apo jo. Ka premtuar që që do e shikojë çështjen e sistemit pas marrëveshjes. Ta mbajë premtimin. Ndërkohë po shantazhohen deputetët që të votojnë Reformën Zgjedhore.”- tha Hajdari./ Opinion.al