Bota

Zgjedhjet në SHBA, Biden gati për ta luftuar Trumpin në gjykatë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:21 - 04/11/20 |
Opi Nion

Përfaqësuesit e fushatës së kandidatit demokrat për president, Joe Biden ka thënë se do ta luftojë çdo përpjekje të fushatës së presidentit amerikan, Donald Trump për të shkuar në Gjykatën Supreme për të ndalur organizimin e votave, transmeton AP.

Menaxherja e fushës së Bidenit, Jen O’Malley Dillon, i ka konsideruar deklaratat e Trumpit se “do të shkojë në Gjykatën Surpeme” dhe kërkon “të ndalë gjithë votimin”, si “të pashembullta dhe jokorrekte”.

O’Malley Dillon ka thënë se fushata e Trumpit ka “ekipe ligjore që janë të gatshme të angazhohen dhe t’iu rezistojnë këtyre përpjekjeve.

Sipas saj këto ekipe do të “triumfojnë”. Në disa shtete amerikane ende kanë qindra mijëra vota të panumëruara, dhe rezultati përfundimtar varet nga një pjesë e shteteve kyçe që nuk kanë shpallur ende rezultatet. Për të fituar, një kandidati i duhen 270 vota elektorale.

Pas