Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zgjedhjet në Rrogozhinë, Veliaj: Berisha si pijaneci i lagjes, përgojon të gjithë dynjanë

2023/07/21 at 8:00 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Zgjedhjet në Rrogozhinë, Veliaj: Berisha si pijaneci i lagjes, përgojon të gjithë dynjanë

Dy ditë para mbajtjes së zgjedhjeve në Rrogozhinë,Drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj nuk i ka kursyer akuzat ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit të PL, Ilir Meta.

Teksa shprehu bindjen për fitoren e PS më 23 korrik në Rrogozhinë, Veliaj u tha qytetarëve se vota për kandidatin socialistë do të thotë më shumë “punë të mira” për ata.

“E keni parë më Ilir Metën pas 14 Majit, pasi mbaruan zgjedhjet? Nuk e di ku është, por e sigurt që nuk është me popullin. Ai që tha do jem me popullin, ja ku është Kavaja. E keni parë Saliun t’i shërbejë popullit? E keni parë Ilir Metën të dalë nga pishina dhe t’i shërbejë popullit!? Se e duan si plaçkë, që të thonë që e kapëm edhe këtë. Nuk e duan për të shërbyer. Pushteti, bashkia, qeveria, këshilli bashkiak nuk është qëllim në vetvete si plaçkë, por është një instrument me të cilat ne ndërtojmë çerdhet dhe bëjmë punë. Ne e duam këtë mundësi për t’ i shërbyer për punë, jo për plaçkë”, tha Veliaj.

Drejtuesi politik solli shembullin e Kavajës, e cila pas ndërrimit të drejtimit është mbushur me plehra. “Është në interes të Rrogozhinës të rrijë me Edi Ramën, me Partinë Socialiste, me Prefektin e Tiranës, me Kryetarin e Qarkut, me mundësitë që ofron kjo organizatë që drejtohet nga forca jonë politike, por që i shërben të gjithëve njësoj. E keni parë Saliun? I fitoi ai 4-5 bashki. Shiheni Kavajën, janë bërë plehrat mullar. Shkoni shiheni tani. Nuk kanë as fuqi të pastrojnë plehrat se nuk dinë ata të bëjnë punë”, shtoi ai.

Duke u ndalur tek sulmet e Berishës, Veliaj nënvizoi se ka ikur koha e atyre që mendojnë se rruga e duhur është përça dhe sundo. Drejtuesi politik i qarkut Tiranë shtoi se PS është e vetmja forcë politike që ka si moto të saj punën dhe bashkimin

. “E keni parë Saliun përditë o merret me gruan e njërit, ose merret me fëmijën e tjetrit, ose merret me familjarët e tjetrit. Tamam si ata pijanecët e këqij, që rrinë te cepi i lagjes dhe i flasin gjithë dynjasë që kalon aty dhe përgojojnë gjithë dynjanë. Një pensionist i rrjedhur që sot nuk mban më gojën. Ai mendon se gjithë gratë janë si familja e tij. Ai merret me gjithë gratë e tjerëve sepse mendon se të gjithë janë si goca e tij, që e kishte 3 mln euro faturën për çdo biznes. Ata mendojnë se gjithë çunat e Shqipërisë janë si çuni i  tij, vrit njerëz në bulevard, vrit njerëz në Gërdec, hidh njerëz në erë. Ai mendon se të gjithë ne jemi përça dhe sundo. Ka një forcë, partia jonë, që ka bashkim, ka dashuri, ka punë, ka mirësi. Nuk funksionon përça dhe sundo në vitin 2023 dhe nuk funksionon goja e fëlliqtë në vitin 2023”, theksoi Veliaj.

Sa i përket kandidatit të opozitës, Veliaj deklaroi se lekët që ai po harxhon në këtë fushatë, do të ishte më mirë t’i kishte shpenzuar gjatë pandemisë ose tërmetit, duke u ardhur në ndihmë qytetarëve.

“Ai Çimi i bixhozit, ju mendoni se po e ha meraku dhe po harxhon lekë se do t’i shërbejë Rrogozhinës? Ai e kishte mundësinë, të kishte harxhuar aq lekë sa po harxhon tani për një karrige. Të kishte ardhur bujrum pas tërmetit, kishim shumë nevoja. Sollëm kontejnerë dhe çadra, kishim nevoja, por nuk harxhoi jo miliona euro, por asnjë qindarkë se nuk do me ia dit për njerëzit. E do Rrogozhinën si plaçkë. Ne kishim halle. Ju kujtohet vaksina? Kam qenë këtu kur sollëm me Kryeministrin vaksinat, te qendra shëndetësore dhe u rreshtuan me radhë. Filluam me pensionistët që të vaksinoheshin”, tha Veliaj.

Ju sugjerojmë

Putin refuzoi ofertën për armëpushim nga Trump dhe sulmon Kievin me dronë
Bota

Putin refuzoi ofertën për armëpushim nga Trump dhe sulmon Kievin me dronë

4 Korrik, 2025 7:14 pm
Rëndohet bilanci nga shpërthimi në pikën e karburantit në Romë,45 persona të lënduar
Bota

Rëndohet bilanci nga shpërthimi në pikën e karburantit në Romë,45 persona të lënduar

4 Korrik, 2025 7:02 pm
Bardho i dhuroi Çaushit mandatin e deputetes, Braho: Cenon sistemin zgjedhor!
Politikë

Bardho i dhuroi Çaushit mandatin e deputetes, Braho: Cenon sistemin zgjedhor!

4 Korrik, 2025 6:48 pm
LDK-ja i drejtohet Kushtetueses për vazhdimin e seancës konstituive pas aktgjykimit
Rajoni

LDK-ja i drejtohet Kushtetueses për vazhdimin e seancës konstituive pas aktgjykimit

4 Korrik, 2025 6:39 pm
Sukses për Talebanët, Moska njeh qeverinë e Kabulit
Bota

Sukses për Talebanët, Moska njeh qeverinë e Kabulit

4 Korrik, 2025 6:16 pm
PD kërkesë për informacion KQZ, nga transparenca për pamjet filmike deri …
Kryesore

PD kërkesë për informacion KQZ, nga transparenca për pamjet filmike deri …

4 Korrik, 2025 6:07 pm
Trump konfirmon vizitën e Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë për marrëveshjen e mineraleve
Bota

Zelensky bisedë telefonike me Trump, presidenti ukrainas ndan detaje nga telefonata

4 Korrik, 2025 5:38 pm
Turizmi patriotik, shqiptarët zgjedhin të pushojnë brenda vendit
Aktualitet

Turizmi patriotik, shqiptarët zgjedhin të pushojnë brenda vendit

4 Korrik, 2025 5:19 pm
Aksident i rëndë në Athinë/ Përplasen 2 autobusë urbanë, plagosen 54 shtetas
Rajoni

Aksident i rëndë në Athinë/ Përplasen 2 autobusë urbanë, plagosen 54 shtetas

4 Korrik, 2025 5:05 pm
Kosovë/ Ngrihet aktakuzë kundër ministrit Damka,dyshohet për keqpërdorim të detyrës
Rajoni

Kosovë/ Ngrihet aktakuzë kundër ministrit Damka,dyshohet për keqpërdorim të detyrës

4 Korrik, 2025 4:51 pm
Para
Zjarri në Fier, digjen rreth 15 hektarë me pisha e dushqe në Fier

Zjarri në Fier, digjen rreth 15 hektarë me pisha e dushqe në Fier

Dhunohet drejtori i Postës Shqiptare në Lezhë

Durrës/ U fut për t’u larë në det, humb jetë 68-vjeçari

Gramsh/ Mbyten 4 shtetas në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës

Gramsh/ Mbyten 4 shtetas në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës

TE FUNDIT

Putin refuzoi ofertën për armëpushim nga Trump dhe sulmon Kievin me dronë

Putin refuzoi ofertën për armëpushim nga Trump dhe sulmon Kievin me dronë
4 Korrik, 2025

Kievi u godit natën e kaluar nga një valë  sulmesh me dronë, ku sipas autoriteteve ukrainase mbeti një person i...

Lexo më shumë

Rëndohet bilanci nga shpërthimi në pikën e karburantit në Romë,45 persona të lënduar

Rëndohet bilanci nga shpërthimi në pikën e karburantit në Romë,45 persona të lënduar
4 Korrik, 2025

Një shpërthim i fuqishëm të premten në një pompë karburanti në Romë ka lënë të paktën 45 njerëz të lënduar,...

Lexo më shumë

Bardho i dhuroi Çaushit mandatin e deputetes, Braho: Cenon sistemin zgjedhor!

Bardho i dhuroi Çaushit mandatin e deputetes, Braho: Cenon sistemin zgjedhor!
4 Korrik, 2025

Pas rinumërimit të votave të qarkut Fier, rezultoi se socialistja Zegjine Çaushi kishte marrë më shumë vota të pamerituara, duke...

Lexo më shumë

LDK-ja i drejtohet Kushtetueses për vazhdimin e seancës konstituive pas aktgjykimit

LDK-ja i drejtohet Kushtetueses për vazhdimin e seancës konstituive pas aktgjykimit
4 Korrik, 2025

Lidhja Demokratike e Kosovës i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese t’i sqarojë normat kushtetuese dhe të rregullores së punës së Kuvendit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com