Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zgjedhjet, Milo: Nuk janë shterur mundësitë për konsensus

2017/04/16 at 9:33 AM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zgjedhjet, Milo: Nuk janë shterur mundësitë për konsensus

Paskal Milo, kryetari i Partisë Demokracia Sociale, është i mendimit se “nuk janë shteruar mundësitë për të gjetur një konsensus për të mos delegjitimuar zgjedhjet e 18 qershorit.” Ja si shprehet ai në një intervistë për Panorama.


Zoti Milo, ju jeni pjesë e koalicionit të majtë. Vendi është në një krizë që rrezikon dështimin e zgjedhjeve, ku opozita kërkon qeveri teknike dhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve. Si i vlerësoni këto kërkesa?

Kërkesat e opozitës duhen marrë të gjykuara brenda “nacionalitetit” konfliktual të politikës shqiptare këtu e 26 vite të shkuara. E kam thënë dhe po e përsëris që kërkesa për qeveri teknike është alibi politike dhe jo kërkesë e mbështetur në arsye reale. Krijon precedent, nuk duhet menduar vetëm për sot, por edhe për nesër. Për sa u përket kërkesave të tjera për garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, ku ka arsye për shqetësime, opozita duhet t’u përgjigjet ofertave të përsëritura të PS­së për t’u ulur në bisedime e për t’u dhënë zgjidhje të mundshme atyre. Shtyrja e zgjedhjeve është varianti i krizës në ekstrem. Mendoj se nuk janë shteruar mundësitë për të gjetur një konsensus për të mos delegjitimuar zgjedhjet e 18 qershorit. Çdo vonesë në gjetjen e kompromiseve do të vinte në dyshim këtë datë. Nëse opozita është në kërkim të garancive për zgjedhje të lira e të ndershme, ajo duhet të jetë e interesuara e parë për t’u ulur në tavolinë një orë e më parë.

Në këtë situatë ku ndodhen palët, si mund të zgjidhet kjo krizë?

Për mendimin tim, kriza ka vetëm një zgjidhje: bisedime në mos dypalëshe me faktorin ndërkombëtar, në këtë rast pse jo edhe me ndërmjetësinë e Partisë Popullore Europiane, siç u propozua dje nga tavolina e maxhorancës. Zgjidhja duhet gjetur në tavolinë e jo të vijë nga rruga. Këtu dallohen partitë demokratike me frymë europiane nga partitë “revolucionare” të stilit bolshevik e anarkist.

Si e shihni rolin e ndërkombëtarëve në këtë situatë, kur për dy muaj duhet të shkojmë në zgjedhje?

Partnerët ndërkombëtarë nuk kanë pritur që në një vend anëtar të NATO­s dhe kandidat për anëtar i BE­së të mund të ketë nevojë për ndërmjetësimin e tyre. Albanizimi politik rrezikon të kthehet në një normë që, së bashku me maqedonizmin politik, t’i rikthejnë Ballkanit Perëndimor imazhin e vjetër pezhorativ të fuçisë së barutit. Ndërkombëtarët janë lodhur me politikën shqiptare. Aktualisht, edhe partnerët politikë konservatorë e popullorë europianë të PD­së po i bëjnë thirrje për t’u kthyer në Parlament e për ta gjetur zgjidhjen atje.

Ju do të jeni pjesë e koalicioni me PS-­në në këto zgjedhje?

PDS është shprehur e gatshme për negociata për një marrëveshje të re e me garanci zbatimi për bashkëpunim elektoral e qeverisës me PSnë. Nëse do të ketë vullnet edhe nga aleatët e vjetër për një marrëveshje të tillë, ne jemi gati të negociojmë.

 

Etiketa: konsensusi politikmilomundesitezgjedhjet


Ju sugjerojmë

Putin refuzoi takimin, Zelensky: Rusia po zgjedh sërish luftën
Bota

Putin refuzoi takimin, Zelensky: Rusia po zgjedh sërish luftën

5 Qershor, 2026 11:00 pm
Kryeministri britanik: FIFA po bën biznes në kurriz të shëndetit të tifozëve
Sport

Kryeministri britanik: FIFA po bën biznes në kurriz të shëndetit të tifozëve

5 Qershor, 2026 10:31 pm
Zvërneci/ Protestojnë edhe qytetarët në Elbasan
Aktualitet

Zvërneci/ Protestojnë edhe qytetarët në Elbasan

5 Qershor, 2026 9:12 pm
“Po kur thonë 5 kushte”, Rama ironizon protestuesit: Nëse jap dorëheqjen, si do…
Politikë

“Po kur thonë 5 kushte”, Rama ironizon protestuesit: Nëse jap dorëheqjen, si do…

5 Qershor, 2026 9:07 pm
OBSH:Ushqimi i pasigurt shkakton 866 milionë sëmundje dhe 1.5 milionë vdekje çdo vit
Bota

OBSH:Ushqimi i pasigurt shkakton 866 milionë sëmundje dhe 1.5 milionë vdekje çdo vit

5 Qershor, 2026 9:02 pm
“O ne, o ti Rame”/ Qytetarët: Protestë deri në largimin e kryeministrit
Aktualitet

“O ne, o ti Rame”/ Qytetarët: Protestë deri në largimin e kryeministrit

5 Qershor, 2026 8:47 pm
Qytetarët protestojnë në Tiranë, Rama mbledh socialistët në Vlorë
Kryesore

Qytetarët protestojnë në Tiranë, Rama mbledh socialistët në Vlorë

5 Qershor, 2026 8:20 pm
Protesta, Rama: 500 mijë të dalin në shesh nuk do ta ndalin investimin
Kryesore

Protesta, Rama: 500 mijë të dalin në shesh nuk do ta ndalin investimin

5 Qershor, 2026 7:42 pm
Protesta në Tiranë/ Një fëmijë humb mes qytetarëve
Aktualitet

Protesta në Tiranë/ Një fëmijë humb mes qytetarëve

5 Qershor, 2026 7:19 pm
“Rama dorëhiqu”, fillon protesta e qytetarëve para Kryeministrisë
Aktualitet

“Rama dorëhiqu”, fillon protesta e qytetarëve para Kryeministrisë

5 Qershor, 2026 6:41 pm
Para
Një vdekje e pazakontë në spitalin e Gjirokastrës; Pacienti bie ose e hedhin nga ballkoni

Një vdekje e pazakontë në spitalin e Gjirokastrës; Pacienti bie ose e hedhin nga ballkoni

Fillon referendumi për ndryshimet kushtetuese në Turqi

Fillon referendumi për ndryshimet kushtetuese në Turqi

Këta janë meshkujt më të pashëm shqiptarë sipas revistës njujorkeze, ja kush kryeson listën

Këta janë meshkujt më të pashëm shqiptarë sipas revistës njujorkeze, ja kush kryeson listën
















TE FUNDIT

Putin refuzoi takimin, Zelensky: Rusia po zgjedh sërish luftën

Putin refuzoi takimin, Zelensky: Rusia po zgjedh sërish luftën
5 Qershor, 2026

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka cilësuar si të dobët reagimin e homologut të tij rus, Vladimir Putin, ndaj...

Lexo më shumë

Kryeministri britanik: FIFA po bën biznes në kurriz të shëndetit të tifozëve

Kryeministri britanik: FIFA po bën biznes në kurriz të shëndetit të tifozëve
5 Qershor, 2026

Shtëpia botërore e futbollit, FIFA, ka marrë një vendim të papritur duke ndryshuar rregullat e Kodit të Sjelljes për të...

Lexo më shumë

Zvërneci/ Protestojnë edhe qytetarët në Elbasan

Zvërneci/ Protestojnë edhe qytetarët në Elbasan
5 Qershor, 2026

Qytetarë dhe aktivistë nga Elbasani iu bashkuan këtë të premte protestës së organizuar kundër projektit në zonën e Zvërnecit, duke...

Lexo më shumë

“Po kur thonë 5 kushte”, Rama ironizon protestuesit: Nëse jap dorëheqjen, si do…

“Po kur thonë 5 kushte”, Rama ironizon protestuesit: Nëse jap dorëheqjen, si do…
5 Qershor, 2026

Gjatë bashkëbisedimit të tij me banorët e Zvërnecit, Rama nuk i ka kursyer as ironitë me protestuesit. Ai u ndal...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}