Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zgjedhjet, Gjermania përballet me negociata të gjata për qeveri koalicioni

2021/09/27 at 6:33 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zgjedhjet, Gjermania përballet me negociata të gjata për qeveri koalicioni

Gjermania po hyn në një fazë negociatash për krijimin e qeverisë së re, që ka gjasa të zgjasin pasi rezultatet paraprake të zgjedhjeve të së dielës tregojnë se socialdemokratët e qendrës së majtë, fituan numrin më të madh të votave, por me një diferencë të vogël. Bëhet fjalë për një garë që do të përcaktojë se kush do të pasojë kancelaren në largim Angela Merkel.

Social Demokratët (SPD) morën 25.7% të votave të dielën, të pasuar nga 24.1% për Bashkimin Kristian Demokrat (CDU) të qendrës së djathtë të zonjës Merkel.

Rezultati është një rikthim për Social Demokratët të cilët siguruan vetëm 20.5% në vitin 2017 dhe në vitet e fundit kishin rënë edhe më poshtë.

Udhëheqësi i Social Demokratëve, zëvendëskancelari i tanishëm Olaf Scholz, u tha mbështetësve në mbrëmje se rezultatet treguan se shumë donin “një ndryshim të qeverisë”. Por partisë së tij do t’i duhet të formojë një koalicion për të qeverisur, siç e pranoi ai sot.

“Duhet të veprojmë shumë shpejt për formimin e qeverisë, ndoshta para Krishtlindjeve nëse është e mundur. Nga ana tjetër duhet ta dini se Gjermania ka pasur gjithmonë qeveri koalicioni dhe ato kanë qenë gjithmonë të qëndrueshme”.

Ai tha se synon ta formojë një koalicion me të Gjelbrit dhe Partinë e Lirë liberale (FDP).

Armin Laschet, kandidati i bllokut CDU të kancelares Merkel, pranoi të hënën se rezultati ishte i dhimbshëm dhe tha se partia e tij vazhdon të synojë të drejtojë një qeveri të re, megjithëse dukej shumë më pak i sigurt sesa të dielën për një të tillë.

Ai kundërshtoi idenë se zgjedhjet u dhanë një mandat të qartë Social Demokratëve ose ndonjë partie tjetër.

“Mund të themi se asnjë parti, përfshirë e jona, nuk mund ta lexojë rezultatin si një mandat për të qeverisur”, tha ai.

Zoti Scholz dhe zoti Laschet po konkurrojnë për postin e udhëheqësit të ekonomisë më të madhe të Evropës pasi Kancelarja Merkel largohet pas 16 vjetësh në këtë detyrë.

Partia e Gjelbër ambientaliste përfundoi e treta me 14.8% dhe Demokratët e Lirë pro-biznesit përfunduan të katërtin me 11.5%.

Merkel do të qëndrojë në detyrë derisa të zgjidhet pasardhësi i saj.

Megjithë synimin e shprehur nga kandidatët e partive kryesore për të arritur një marrëveshje për qeverisje para fundit të vitit, shumica e analistëve mendojnë se pasardhësi i saj nuk ka gjasa të dihet para vitit të ardhshëm./ VOA

Etiketa: gjermanizgjedhjet

Ju sugjerojmë

Gjyqtarët duan rritje page, Rama i kundërshton, Lala: Nuk kërkojnë rritje, por…
Emisionet

Gjyqtarët duan rritje page, Rama i kundërshton, Lala: Nuk kërkojnë rritje, por…

2 Shkurt, 2026 10:58 pm
Trump pritet të vizitojë Greqinë
Bota

Trump pritet të vizitojë Greqinë

2 Shkurt, 2026 10:51 pm
Atentati në Lezhë, Klodiana Lala: Në kërkim anëtarë të fisit të ish-deputetit
-U tha në Opinion

Atentati në Lezhë, Klodiana Lala: Në kërkim anëtarë të fisit të ish-deputetit

2 Shkurt, 2026 10:38 pm
Atentati në Lezhës/ Emrat e personave të shpallur në kërkim, anëtarë të fisit Ndoka
Kronikë

Atentati në Lezhës/ Emrat e personave të shpallur në kërkim, anëtarë të fisit Ndoka

2 Shkurt, 2026 10:06 pm
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
Kronikë

Strehoheshin në një ndërtesë të braktisur, policia kap 16 emigrantë në Korçë

2 Shkurt, 2026 8:22 pm
Berisha: E lebetitëm regjimin e Ramës me protestën e fundit
Kryesore

Berisha: E lebetitëm regjimin e Ramës me protestën e fundit

2 Shkurt, 2026 6:57 pm
“Parkoni Benzat, 5 idiota hedhin bomba molotov”, Balla: Saliun nuk e ka arrestuar Veliaj
Politikë

Balla i shqetësuar për parkimin dysh: Sjellin rrezik aksidentesh

2 Shkurt, 2026 6:40 pm
Dyshohet se shkelën sanksionet kundër Rusinë, pesë të arrestuar në Gjermani
Bota

Dyshohet se shkelën sanksionet kundër Rusinë, pesë të arrestuar në Gjermani

2 Shkurt, 2026 6:32 pm
PS gati të marrë “territorialen”, PD: Do marrim pjesë në komision
Kryesore

PS gati të marrë “territorialen”, PD: Do marrim pjesë në komision

2 Shkurt, 2026 5:01 pm
Trump kërcënon të padisë komedianin Trevor Noah për shakanë me Epstein
Bota

Trump kërcënon të padisë komedianin Trevor Noah për shakanë me Epstein

2 Shkurt, 2026 4:57 pm
Para
Maqedonia e Veriut nis aplikimin e dozës së tretë të vaksinës

Maqedonia e Veriut nis aplikimin e dozës së tretë të vaksinës

Rama në OKB: Kosova e pavarur është realitet që vazhdon prej 13 vjetësh

BE udhëhiqet nga interesa lokal/Rama-Serbisë:Vijnë vërdallë me helikopterë

Sulm në New York, 30-vjeçari qëllon me armë zjarri 5 persona

Sulm në New York, 30-vjeçari qëllon me armë zjarri 5 persona

TE FUNDIT

Gjyqtarët duan rritje page, Rama i kundërshton, Lala: Nuk kërkojnë rritje, por…

Gjyqtarët duan rritje page, Rama i kundërshton, Lala: Nuk kërkojnë rritje, por…
2 Shkurt, 2026

Nëpërmjet një video në “Facebook”, kryeministri Edi Rama këtë të hënë rikthehu përsëri në vëmendje kërkesën e gjyqtarëve për të...

Lexo më shumë

Trump pritet të vizitojë Greqinë

Trump pritet të vizitojë Greqinë
2 Shkurt, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po planifikon të zhvillojë një vizitë zyrtare në Greqi, tha të dielën ambasadorja e SHBA-së...

Lexo më shumë

Atentati në Lezhë, Klodiana Lala: Në kërkim anëtarë të fisit të ish-deputetit

Atentati në Lezhë, Klodiana Lala: Në kërkim anëtarë të fisit të ish-deputetit
2 Shkurt, 2026

Në emisionin “Opinion”, gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja në lidhje me atentatin e ndodhur në një berberhane...

Lexo më shumë

Atentati në Lezhës/ Emrat e personave të shpallur në kërkim, anëtarë të fisit Ndoka

Atentati në Lezhës/ Emrat e personave të shpallur në kërkim, anëtarë të fisit Ndoka
2 Shkurt, 2026

Policia e Lezhës vijon hetimet intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur në fshatin Rrilë, Njësia Administrative Shënkoll,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com