Presidenti Bajram Begaj në funksion të përcaktimit të datës të zgjedhjeve vendore, i ka dërguar një shkresë zyrtare KQZ-së ku i kërkon vendimin për shpalljen e rezultatit final për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore që u mbajtën në vitin 2019.
Presidenti kërkon rezultatin, që më pas të dekretojë datën e zgjedhjeve të ardhshme vendore.
Zgjedhjet lokale 2023 do mbahen në periudhën 16 prill-14 maj ndërsa dekretimi i datës duhet jo më vonë se 6 muaj.