Bota

Dy pilotë zihen me grushta në avionin e ‘Air France’, ja çfarë ndodhi



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:16 - 29/08/22 |
Opi Nion

Dy pilotë të Air France janë pezulluar nga detyra pasi u përleshën fizikisht në kabinën e avionit gjatë një fluturimi nga Gjeneva në Paris.

Media La Tribune e Zvicrës raportoi se dy pilotët patën një mosmarrëveshje menjëherë pas ngritjes së avionit që degradoi me shpulla dhe grushte. Fatmirësisht incidenti nuk ndikoi në fluturim.

Situata u qetësua nga një anëtar i ekuipazhit, të cilat kanë dëgjuar përleshjen nga kabina dhe kanë ndërhyrë për t’i ndarë. Pasi ndaloi sherrin, anëtari i ekuipazhit, u detyrua të kalonte fluturimin në kabinën e pilotëve.

Pilotët e përfshirë në përleshjen në kabinë janë pezulluar dhe aktualisht janë nën hetim, siç shpjegohet në raportin e Autoritetit Francez të Hetimit të Sigurisë së Aviacionit Civil.

Pas