Aktualitet

Zgjedhjet e 6 Marsit, përshpejtohet procedura për kartat ID


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:30 - 04/03/22 |
Opi Nion

Ministria e Brendshme ka njoftuar se të gjithë qytetarët që kanë aplikuar për t’u pajisur me kartën e re biometrike, për të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit,  se ID do i’u prodhohet me një afat të përshpejtuar.

Për aplikimet në 6 njësitë lokale ku do të mbahen zgjedhje, kartat ID do të jenë gati deri ditën e shtunë, e mund të tërhiqen pranë zyrave të “Aleat”, që do të qëndrojnë të hapura.
Ky proces vlen vetëm për 6 bashki, Durrës, Shkodër, Lushnjë, Vorë, Dibër e Rrogozhinë ku zhvillohet proces elektoral.

“Zyrat do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë, që të gjithë qytetarët që tashmë kanë aplikuar të kenë një mjet të vlefshëm identifikimi me të cilin të ushtrojnë të drejtën e votës”, njofton Ministria e Brendshme. /Opinion.al

Pas