Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zgjedhjet e 30 qershorit, OSBE/ ODIHR publikon raportin përfundimtar

2019/09/04 at 9:01 PM
në Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 7 min
A A
Zgjedhjet e 30 qershorit,  OSBE/ ODIHR publikon raportin përfundimtar

Ditën e sotme OSBE/ ODIHR ka publikuar raportin e plotë për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Në këtë raport thuhet se Kriza politike ndikoi negativisht në të drejtën për të votuar, ndërsa thotë se u cenua fshehtësia e votës në disa qendra votimi.


Ndër të tjera, në raport thuhen se partitë politike duhet të angazhohen në dialog mes tyre, ndërsa shton se duhet të ndalojë keqpërdorimi i administratës gjatë fushatës zgjedhore. Po ashtu, raporti thekson se zgjedhjet u zhvilluan në mjedis të qetë dhe të rregullt dhe pse u zhvilluan në një kohë kur në Shqipëri ka krizë institucionale.

Po ashtu, OSBE/ ODIHR shprehet se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve interpretoi ligjin në mënyrë të paqëndrueshme dhe në një mënyrë tepër të zgjeruar, duke ulur sigurinë juridike. Ndërkohë theksohet se mos publikimi i dekretit të Presidentit, Ilir Meta në Fletoren Zyrtare është i paligjshëm.

Për shkak të situatës së pazakontë me zgjedhjet pa garë në 30 Qershor, ODIHR specifikon se “nuk ka dispozita të posaçme për zhvillimin e zgjedhjeve pa kundërshtar dhe nuk ka kërkesë minimale ligjore për pjesëmarrjen e votuesve për vlefshmërinë e rezultatit”. Pra është vështirë të kuptohet nëse kjo situatë lejohet apo jo ligjërisht.

” RAPORTI ËSHTË 34 FAQE DHE NDËR GJETJET KRYESORE TË TIJ, TË NDARA SIPAS FUSHAVE, JANË SI MË POSHTË:

KONTEKSTI POLITIK

Presidenti i Republikës anuloi zgjedhjet e 30 Qershorit nisur nga nevoja për të garantuar sigurinë publike dhe përgjegjësisë së tij kushtetuese për të mbrojtur pluralizimin politik. Dekreti i Presidentit të Republikës për caktimin e datës 13 Tetor si ditë të zgjedhjeve lokale nuk u publikua në Fletoren Zyrtare të Republikës së Shqipërisë, edhe pse publikimi i këtij akti të nxjerr nga Presidenti i Republikës është i detyrueshëm nga ligji.

PD, LSI dhe partitë e tjera opozitare, dorëzuan mandatet e tyre parlamentare në Shkurt 2019, pasi Parlamenti votoi kundër iniciativës së tyre për vettingun e politikanëve.

Protesta të vazhdueshme në Tiranë, të drejtuara nga PD, u zhvilluan duke filluar nga Shkurti dhe shpesh u shoqëruan me dhunë drejtuar institucioneve shtetërore, përfshirë zyrën e Kryeministrit.

Kriza politike u intensifikua me afrimin e ditës së zgjedhjeve. Shumë aktor të interesuara vendase dhe partnerë ndërkombëtarë në Shqipëri bënë thirrje për dialog për të zgjidhur krizën politike, por partitë politike treguan në përgjithësi pak vullnet për t’u angazhuar në një bashkëpunim konstruktiv. Ky antagonizëm ishte tregues i mungesës së përgjegjësisë së përbashkët ndaj integritetit të procesit zgjedhor që duhet të tejkalonte ndasitë partiake, dhe, rrjedhimisht, ndikoi negativisht në të drejtën e qytetarëve për të marrë pjesë në qeverisje.

SISTEMI ELEKTORAL DHE BAZA LIGJORE

Nuk ka dispozita të posaccme për zhvillimin e zgjedhjeve pa kundërshtar dhe nuk ka kërkesë minimale ligjore për pjesëmarrjen e votuesve për vlefshmërinë e rezultatit.

Puna e Komisionit të Reformës Zgjedhore u bllokua nga opozita në Dhjetor 2018, dhe reforma zgjedhore u ndalua nga mungesa e marrëveshjes politike.

Shumica e Rekomandimeve të mëparshme të vëzhguesve të ODIHR kanë mbetur të pa adresuara.

Mungesa e qartësisë në disa dispozita të Kodit Zgjedhor mundësoi perceptimin paragjykues mbi mënyrën e zbatimit të tyre nga KQZ.

ADMINISTRATA ZGJEDHORE

Mospranimi i komisionerëve të opozitës në administratën zgjedhore për shkak të interpretimit të ligjit nga KQZ, e ka administraën zgjedhore politikisht të pabalancuar. Për pasojë, shumë bashkëbisedues të Misionit të Vëzhgimit të ODIHR shprehën mungesë besimi për të gjitha nivelet e komisioneve.

Në disa raste KQZ zbatoi ligjin në mënyrë të paqëndrueshme ose në atë mënyrë që solli paragjykim. Disa vendime të KQZ-së, përfshirë ato për mohimet dhe ankesat për regjistrimin e kandidatëve, u publikuan me një vonesë të konsiderueshme, gjë që cënoi transparencën.

Vendimit për refuzimin e komisionerëve të opozitës KQZ i dha karakterin e një vendimi normative që sipas Kodit Zgjedhor dhe standardeve zgjedhore të Komsionit të Venecias kërkon shumicë të cilësuar, ndërkohë që ai u miratua me shumicë të thjeshtë votash.

Disa bashkëbisedues të ODIHR pohuan se komisionerët e emëruar kryesisht nga KQZ, që duhet të ishin ekspert të pavarur, në fakt ishin pa përvojën e duhur ose në të vërtetë ishin përfaqësues të PS.

REGJISTRIMI I KANDIDATËVE

KQZ-ja interpretoi ligjin në një mënyrë tepër të gjerë dhe nganjëherë në kundërshtim me praktikat e mëparshme, duke cënuar sigurinë juridike. KQZ-ja e regjistroi Partinë Bindja Demokratike si subjekt zgjedhor më 27 prill, megjithëse kjo e fundit u regjistrua si parti politike vetëm në 25 Prill, me një vendim gjyqësor që mori formë të prerë në 10 maj. KQZ nuk i kërkoi të partisë së sapo regjistruar BD që të mbledh nënshkrime mbështetëse sicc e kërkon ligji.

FUSHATA ZGJEDHORE

Fushata zgjedhore ishte e padukshme. Ajo u përqëndrua më shumë në debatin poliitk për pjesëmarjen e opozitës në zgjedhje dhe rreth datës së zgjedhjeve.

Disa bashkëbisedues nga i gjithë spektri politik ndanë me ODIHR besimin e tyre se ishte e nevojshme një marrëveshje midis partive për të parandaluar rrënimin e mëtejshëm të besimit në demokraci, zgjedhje dhe tek politikanët.

Qytetarët, veçanërisht ata të punësuar në administratën publike, u vunë nën presion për të demonstruar preferencën e tyre politike, e cila është në kundërshtim me Paragrafin 7.7 të Dokumentit të Kopenhagës të OSBE-së të vitit 1990.

ODIHR mori shqetësime nga qytetarët se duke votuar apo abstenuar ato potencialisht do ti ekspzonte ato ndaj ndëshkimit në komunitetin e tyre. Disa përshkruan kërcënime të drejtpërdrejta dhe shantazh për pushime nga puna apo heqjen e përfitimeve të ndihmës sociale.

Punonjësit e administratës publike dhe ndërmarrjeve shtetërore ishin nën presion të drejtpërdrejtë dhe indirekt për t’u përfshirë në veprimtari politike gjatë dhe pas orarit të punës.

Punësimi në sektorin publik varet nga përkatësia politike dhe kjo bie ndesh me paragrafin 5.4 të Dokumentit të Kopenhagës të OSBE-së të vitit 1990.

ANKESA DHE APELIMI

Disa vendime të Kolegjit Zgjedhor ngrenë shqetësim mbi aksesin efektiv në drejtësi.

Konstatohet shqetësim për mungesën e paanshmërisë së KQZ-së, duke treguar raste kur shumica e anëtarëve të KQZ-së votuan sipas linjave partiake. Ndërsa gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor gëzojnë imunitet dhe nuk mund të jenë subjekt i procedurave disiplinore gjatë gjithë afatit për të cilin Kolegji është i konstituuar, ata ishin subjekte të procesit të vettingut, i cili mund të prek sigurinë e mandatit të tyre dhe në këtë mënyrë të ndikojë në pavarësinë e tyre.

ODIHR ishte dëshmitar i rasteve të kërcënimit të votuesve dhe shkeljes së fshehtësisë së votës në qendrat e votimit, mirëpo për këto raste nuk është regjistruar zyrtarisht asnjë procedim penal nga prokuroria. Ka një shqetësim për mungesën e përgjithshme të efektivitetit të hetimeve penale që kontribuojnë në perceptimin e përhapur të pandëshkueshmërisë mbi krimet elektorale të kaluara, duke përfshirë votimin dhe presionin ndaj votuesve.

VËZHGUESIT ZGJEDHOR

Vëzhguesit ndërkombëtar nuk u lejuan sipas ligjit që të vëzhgonin procesin e mbylljes së qendrave të votimit, të vlerësonin protokollin tabelimit të rezultatit të votimit, duke kufizuar kështu aftësinë e tyre për të shqyrtuar në mënyrë efektive proceset e numërimit dhe tabelimit.

DITA E ZGJEDHJEVE

 

Dita e votimit ishte përgjithësisht e qetë, përvecc disa tensioneve të vogla.

Votuesve jo gjithmonë ju kontrollua gjurma e bojës apo jo gjithmonë u shenjua me bojë përpara dhënies së fletës së votimit.

Në listat e zgjedhësve u konstatuan nënshkrime dukshëm identike, që janë provë e votimit me përfaqësim nga të tjerë.

U evidentuan raste të personave që përpiqeshin të ndikonin votuesit e tjere.

U vu re votimi në grup ose familjar dhe votimi me përfaqësim. Në 16 përqind të vëzhgimeve, MVZ ODIHR vuri në dukje raste të të njëjtit person që u jepte ndihmë shumë votuesve.

NË PËRFUNDIM TË KËTYRE GJETJEVE ODIHR KA DHËNË 20 REKOMANDIME, KU 6 PRIORITARET JANË SI MË POSHTË:

Me qëllim të forcimit të demokracisë pluraliste, riafirmimit të të drejtës së qytetarëve për të marrë pjesë në qeverisje dhe demostrimit të përgjegjësisë së përbashkët ndaj integritetit të procesit zgjedhor, partitë politike dhe palët e tjera të interesuara zgjedhore duhet të përfshihen në një dialog të hapur dhe gjithëpërfshirës dhe të lehtësojnë Reformën Zgjedhore që adreson rekomandime të përfshira në këtë dhe raportet e mëparshme të ODIHR-it.

 

Autoritetet dhe partitë politike duhet të ndërmarrin masa maksimale për të eleminuar problemin e gjatë të keqpërdorimit të burimeve të administratës publike gjatë dhe ndërmjet zgjedhjeve. Autoritetet duhet të miratojnë rregulla të qarta që përcaktojnë se si burimet publike mund dhe nuk mund të përdoren për qëllime zgjedhore. Duhet të merren hapa të mëtejshëm për të arritur depolitizimin e shërbimit civil dhe të sigurohet që presioni të mos zbatohet mbi votuesit për të marrë pjesë në fushata zgjedhore ose të votojnë në një mënyrë të caktuar.

 

Autoritetet duhet të garantojnë të drejtën e votuesve për një zgjedhje të lirë dhe të fshehtë. Procedurat e votimit duhet të rishikohen për të siguruar fshehtësinë e votës dhe mbrojtjen nga ndikimi i padrejtë mbi votuesit. Rëndësia e fshehtësisë së votave duhet të theksohet gjatë trajnimit të komisioneve zgjedhore dhe në materialet e edukimit të votuesve.

 

Në përputhje me rekomandimet e mëparshme ODIHR, për të rritur besimin e publikut në procesin zgjedhor, duhet të merren në konsideratë formulat alternative për emërimin e anëtarëve të administratës zgjedhore, të mbështetura nga masa procedurale që sigurojnë pavarësinë e tyre.

 

Të gjitha gjykatat që kanë kompetencë në ccështjet zgjedhore duhet të jenë plotësisht funksionuese gjatë periudhave zgjedhore. Pavarësia dhe paanshmëria e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe gjyqësorit duhet të sigurohet.

 

Organet e zbatimit të ligjit duhet të hetojnë të gjitha pretendimet për krimet zgjedhore në mënyrë të plotë, të shpejtë dhe transparente. Qeveria duhet të krijojë një procedurë me të cilën punonjësit e tanishëm dhe të ardhshëm të administratës publike mund të raportojnë çdo presion politik që mund të ushtrohet mbi ta, në lidhje me marrjen ose ruajtjen e një pozicioni pune ose me performancën e tij në punë. Personat e tillë duhet të gëzojnë mbrojtjet e garantuara aktualisht nga ligji për sinjalizuesit e akteve korruptive./ Opinion.al E.Xh.



Ju sugjerojmë

Kallas: Normalizimi i plotë, rruga e vetme e Kosovës dhe Serbisë drejt BE-së
Bota

Kallas paralajmëron Pekinin: Nuk do t’i tolerojmë aksionet armiqësore

28 Maj, 2025 6:58 pm
Topalli:Individë pa status zyrtar,por me lidhje partiake trajtuan zarfet si pronë…
Politikë

Topalli:Individë pa status zyrtar,por me lidhje partiake trajtuan zarfet si pronë…

28 Maj, 2025 6:49 pm
PS mbledh grupin parlamentar përpara seancës në Kuvend
Politikë

PS mbledh grupin parlamentar përpara seancës në Kuvend

28 Maj, 2025 6:41 pm
Raundi i dytë i negociatave Ukrainë-Rusi do të zhvillohet më 2 qershor në Stamboll
Bota

Raundi i dytë i negociatave Ukrainë-Rusi do të zhvillohet më 2 qershor në Stamboll

28 Maj, 2025 6:25 pm
Qeveria rikthen në shërbimin aktiv ushtarakët në rezervë
Aktualitet

Qeveria rikthen në shërbimin aktiv ushtarakët në rezervë

28 Maj, 2025 6:22 pm
Europa në krizë për ujë, shteteve anëtare u kërkohet të ulin konsumin me 10%
Bota

Europa në krizë për ujë, shteteve anëtare u kërkohet të ulin konsumin me 10%

28 Maj, 2025 6:18 pm
Gjermania vendos kufizime për bashkimet familjare
Bota

Gjermania vendos kufizime për bashkimet familjare

28 Maj, 2025 6:10 pm
Çfarë do të ndodhë në parlament? Bardhi u dërgon mesazh deputetëve: Nesër do të…
Kryesore

Çfarë do të ndodhë në parlament? Bardhi u dërgon mesazh deputetëve: Nesër do të…

28 Maj, 2025 5:47 pm
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Politikë

Zgjedhjet/ PD ankimon në KAS rezultatin edhe për Qarkun Fier

28 Maj, 2025 5:37 pm
Bizneset pa kontrata për energji, përballen me çmime trefish më të larta
Rajoni

Bizneset pa kontrata për energji, përballen me çmime trefish më të larta

28 Maj, 2025 5:33 pm
Para
Rudina është vetëm vajza e Azemit

Rudina është vetëm vajza e Azemit

Zjarr në Velipojë, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Zjarr në Velipojë, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Çfarë po ndodh? Arrestohen 16 biznesmenë në Tiranë

Çfarë po ndodh? Arrestohen 16 biznesmenë në Tiranë
















TE FUNDIT

Kallas paralajmëron Pekinin: Nuk do t’i tolerojmë aksionet armiqësore

Kallas: Normalizimi i plotë, rruga e vetme e Kosovës dhe Serbisë drejt BE-së
28 Maj, 2025

Bashkimi Evropian është i gatshëm ta ndëshkojë Kinën, si përgjigje ndaj një sulmi kibernetik të kryer ndaj institucioneve të Republikës...

Lexo më shumë

Topalli:Individë pa status zyrtar,por me lidhje partiake trajtuan zarfet si pronë…

Topalli:Individë pa status zyrtar,por me lidhje partiake trajtuan zarfet si pronë…
28 Maj, 2025

Drejtuesja e Partisë Demokratike për diasporën në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, Jozefina Topalli ka denoncuar pasditen e sotme atë...

Lexo më shumë

PS mbledh grupin parlamentar përpara seancës në Kuvend

PS mbledh grupin parlamentar përpara seancës në Kuvend
28 Maj, 2025

Nesër parlamenti do të rifillojë punën pas zgjedhjeve të 11 Majit. Partia Socialiste para seancës plenare do të zhvillojë një...

Lexo më shumë

Raundi i dytë i negociatave Ukrainë-Rusi do të zhvillohet më 2 qershor në Stamboll

Raundi i dytë i negociatave Ukrainë-Rusi do të zhvillohet më 2 qershor në Stamboll
28 Maj, 2025

Raundi i dytë i negociatave midis Rusisë dhe Ukrainës do të zhvillohet në Stamboll më 2 qershor, njoftoi Ministri i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com