Te Fundit

Rudina është vetëm vajza e Azemit


               Publikuar në : 21:39 - 04/09/19 |
Opi Nion

Nga Aldo Baxhaku

Zgjedhjet e vitit 2017 u zhvilluan pa praninë e flamujve partiak rrugëve të Shqipërisë dhe në hijen e polemikave të një shtrëngimi duarsh në dalje të Kryesisë së Kuvendit. Në këtë situatë në dukje të qetë, Partia Demoktratike po ziente nga brenda sepse një alternativë e re kërkohej prej saj pas humbjes së vitit 2013. Të gjithë e njohim se si rrodhën ngjarjet më vonë dhe akuza që sot e kësaj dite i rri si hije mbi kokë Lulzim Bashës është që ai zhgënjeu demokratët me zgjedhjet e tij për listat. Ai katapultoi njerëz pa ekperiencë në politikën shqiptare dhe pa asnjë kontribut në Partinë Demokratike dhe një ndër to ishte Rudina Hajdari.

Për t’ja bërë më të lehtë hyrjen në politikë, Rudinës iu caktua një zonë kryesisht demokrate, zona numër 11 në Tiranë, që përfshin kryesisht Laprakën dhe Paskuqanin. Në zgjedhjet e vitit 2013, PS kishte fituar aty me rreth 2 mijë vota më shumë se PD por në zgjedhjet e 2017, megjithëse PS mori rreth 2 mijë vota më pak, ja doli të mundë PD me 2500 vota më shumë. Nën udhëheqjen e Rudinës, Partia Demokratike nuk u përmirësua në Tiranë por pati rezultate edhe më negative.

Nga pikëpamja politike, në kuptimin shkencor, ka shumë arsye për këtë humbje sic janë konteksti kohor, të qenit në opozitë, koha në dispozicion për fushatë gjithashtu edhe gjinia e kandidatit. Por duhet theksuar fakti se kundërshtari humbi aq votues sa ishte diferenca mes dy partive 4 vite më parë. Pra mbiemri Hajdari nuk ishte i mjaftueshëm të nxitur më shumë votues drejt kutive dhe Rudina qartësisht kishte dështuar në fushatën e saj të parë. Ndoshta edhe për faj të pozicionit komod në listën e Tiranës ku ajo ishte e treta, pra me një biletë të sigurt në legjislaturën e radhës në Kuvend.

Prej aty historiku i Rudinës ka vetëm fjalime të lexuara keq, gafa (komike) dhe paqëndrueshmëri të theksuar si në mendime por më e rëndësishmja në përkatësinë e saj politike duke mos ditur se interesat ekujt kampi parlamentar po mbron.

Gjatë protestës së studentëve ajo tha në të njejtin vend ku babai i saj mbante para shumë kohësh disa nga fjalimet më karizmatike të PD, në qytetin studenti, se ishte e gatshme të linte mandatin për t’ju bashkuar kauzës së studentëve. Mandatin nuk e la jo vetëm atëherë por as kur partia e saj vendosi në bllok për t’i djegur.

Ajo qëndroi në parlamentin e mbërthyer nga “Gjuzizmi”, duke u bërë flamurtare e mendimit ndryshe, i cili fatkeqsisht nuk është shprehur ende me fjalë. Ajo akuzoi qeverisjen Rama si një nga më skandalozet, më të korruptuarat dhe që i ka kapur të gjitha pushtetet por nga ana tjeër me përfaqësuesit e së njejtës qeverisje shkoi jashtë vendit për ta paraqitur Shqipërinë si vendi me standarte të larta demokratike që meriton ti celen negociatat. “Lënia e mandateve vetëm sa prishi imazhin e Shqipërisë” iu drejtua nga foltorja e parlamentit shqiptarëve për ti lënë të kuptojnë shprehjen “më mirë syri sesa nami”.

Shpërthimi “E c’kusur kam unë” në Parlament ku i “qan hallet” kryeministrit është një tjetër tregues i faktit se Rudina nuk e njeh fushën për të cilën paguhet si deputete. Nuk vonoi shumë por pasi sulmoi njeriun që e futi pa merita në politikë, Rudina paradoksalisht sulmoi edhe sistemin zgjedhor për faktin se i jep shumë fuqi kryetarëve të partive. U desh t’ja rikujtonte Rama nga parlamenti se ajo është futur aty vetëm si meritë e atij sistemi. Rudina e konsideron grupin e saj parlamentar si me kontribute të mëdha për PD por nga ana tjetër pranon të jetë përfaqësuesja e tyre edhe pse vetë nuk ka dhënë asnjë kontribut, përvec 2500 votave të humbura në Tiranë.

Asnjë denoncim nuk ka bërë që prejt daljes së PD dhe LSI nga parlamenti. E vetmja ‘aferë’ e zbuluar është se ‘Edi Rama u bë perandor nga Luli dhe Monika’. Mendim i cekët sa edhe pohimi se 17 vite në Amerikë ja kanë vështirësuar artikulimin në shqip dhe shkaktojnë lapsuset e saj të shpeshtë. Mjafton të kujtojmë ambasadorin Lu dhe ambasadorin e sapoardhur gjerman të cilët kanë mësuar shqip, flasin ngadalë dhe nuk i merret goja ose të bëjnë lapsuse. Ndërsa Rudina nga Shqipëria edhe pse prej2 vitesh si deputete paska vështirësi dhe lëshon fjali si “Ne do vijojmë të përcajmë të gjithë Shqipërinë”.

Për tu kthyer në kritikën se Partia Demokratike dështoi me prurjet e reja në 2017, mendoj se janë disa prej këtyre prurjeve që e dështuan Partinë Demokratike. Rudina nuk arriti të frymëzonte rininë se një arsim i mirë mjafton për tu bërë politikbërës të mirë, nuk solli një stil modern në politikë, nuk ka elektorat të sajin, nuk ka karizëm, Rudina është vetëm vajza e Azemit.

Pas