Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zgjedhjet e 18 qershorit/ Zbardhen shumat, ja sa lekë merr çdo parti

2017/01/21 at 9:04 AM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zgjedhjet e 18 qershorit/ Zbardhen shumat, ja sa lekë merr çdo parti

Kryetari i KQZ, Denar Biba dhe anetaret Gezim Veleshnja, Edlira Jorgaqi, Bledar Skenderi, Hysen Osmanaj, Vera Shtjefni dhe Klement Zguri, gjate nje mbledhje te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, ku eshte diskutuar kerkesa e prokurorise per heqjen e mandatit te deputeteve Dashamir Tahiri dhe Shkelqim Selami, si dhe shkarkimin e kryebashkiakut te Kavajes, Elvis Roshi./r/n/r/nHead of the CEC, Denar Biba and members, Gezim Veleshnja, Edlira Jorgaqi, Bledar Skenderi, Hysen Osmanaj, Vera Shtjefni dhe Klement Zguri, during a meeting of the Central Election Commission, in which was discussed the request of the prosecution for the removal of lawmakers mandates Dashamir Tahiri and Shkelqim Selami and dismissal of Kavaja's mayor Elvis Roshi.

Gati 3 miliardë lekë të vjetra do të japë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nga buxhetit i shtetit për 12 parti politike në mënyrë që ato të kryejnë fushatën zgjedhore për parlamentin e ri. 7 parti parlamentare dhe 5 jo parlamentare do të marrin të gjitha së bashku 290 milionë lekë të reja.


Shqiptarja.com publikon tabelën e plotë se sa lekë do të marrë më 24 janar me vendim KQZ-je secila parti për financimin e fushatës. Në zbatim të ligjit “Për partitë politike”, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përcakton masën e fondit publik që përfiton çdo parti politike në formën e ndihmës financiare vjetore. Ligji “Për buxhetin e vitit 2017”, ka parashikuar fondin prej 290 milionë lekësh si mbështetje financiare për partitë politike për vitin 2017.

Formula
Ligji “Për partitë politike”, përcakton rregullat sipas së cilave bëhet shpërndarja e fondeve vjetore për partitë politike: 70 për qind, sipas numrit të deputetëve të fituar në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Çdo parti parlamentare përfiton ndihmë financiare në përputhje me numrin e deputetëve që ka fituar në bazë të sistemit zgjedhor të parashikuar në Kodin Zgjedhor; 20 për qind, në mënyrë të barabartë, ndërmjet partive parlamentare dhe partive politike që kanë përfituar mbi 10 mijë vota në zgjedhjet e fundit parlamentare; 10 për qind, sipas përqindjes së fituar ndërmjet partive politike që kanë marrë pjesë në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe kanë fituar mbi 1 për qind të votave në shkallë vendi. Pjesa që mbetet pa u shpërndarë nga 10-përqindëshi i shtohet fondit prej 70 për qind dhe u ndahet partive parlamentare.

Shpërndarja
Shuma totale që përfiton secila parti politike si mbështetje financiare për vitin 2017, është shumatorja e të gjitha shumave që rezulton nga llogaritjet e mësipërme. Sipas këtyre përllogaritjeve, rezulton se partia që do të përfitojë më shumë është Partia Socialiste e Shqipërisë. Ajo do të marrë 112.453.783 lekë.

Partia e dytë që përfiton është partia më e madhe e opozitës. Partia Demokratike do të marrë në 87.274.533 lekë. E treta është Lëvizja Socialiste për Integrim  e cila do të marrë 31.405.453 lekë. Lista vijon me Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet që merr 11.474.913 lekë, dhe Partia Republikane Shqiptare që përfiton 10.122.643 lekë.

Dy parti të tjera parlamentare me nga një deputet në Kuvend, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë marrin nga 6.304.503 lekë. Fonde do të marrin edhe 5 parti jo parlamentare për shkak të votave të grumbulluara në rang kombëtar në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013.

Fryma e Re Demokratike do të marrë më shumë para, 5.326.333 lekë, kurse katër partitë e tjera: Partia Demokracia Sociale, Partia Socialdemokrate,   Partia Demokristiane e Shqipërisë dhe Aleanca Kuq e Zi do të marrin nga 4.833.333 lekë. Investimi total i buxhetit të shtetit për fushatën zgjedhore të 18 qershorit është 290 milionë lekë të reja.

 



Ju sugjerojmë

SHBA/ Pezullohet Lotaria Amerikane, vendimi prek edhe Shqipërinë
Aktualitet

SHBA/ Pezullohet Lotaria Amerikane, vendimi prek edhe Shqipërinë

19 Dhjetor, 2025 12:58 pm
Berisha paralajmëron grevë urie: Nuk ka rrugë tjetër për rrëzimin e Ramës
Kryesore

Berisha paralajmëron grevë urie: Nuk ka rrugë tjetër për rrëzimin e Ramës

19 Dhjetor, 2025 12:02 pm
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, vijon mbledhja e Këshillit të Mandateve
Aktualitet

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, vijon mbledhja e Këshillit të Mandateve

19 Dhjetor, 2025 11:58 am
SHBA godet dy anije në Paqësor, 5 persona të vrarë
Bota

SHBA godet dy anije në Paqësor, 5 persona të vrarë

19 Dhjetor, 2025 10:31 am
Dronët zbulojnë virus vdekjeprurës në frymën e balenave të Arktikut
Bota

Dronët zbulojnë virus vdekjeprurës në frymën e balenave të Arktikut

19 Dhjetor, 2025 9:36 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Tiranë/ Shpërthim me tritol në një makinë në Selitë të Vogël

19 Dhjetor, 2025 8:53 am
The Guardian: Shqipëria mes vendeve të preferuara evropiane për britanikët
Aktualitet

The Guardian: Shqipëria mes vendeve të preferuara evropiane për britanikët

19 Dhjetor, 2025 8:36 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 19 dhjetor 2025

19 Dhjetor, 2025 8:33 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 19 dhjetor 2025

19 Dhjetor, 2025 8:32 am
Rama: Nano shumë talent dhe pak vullnet, Berisha më i vullnetshmi
-U tha në Opinion

Rama: Nano shumë talent dhe pak vullnet, Berisha më i vullnetshmi

18 Dhjetor, 2025 10:34 pm
Para
Aksident i rëndë në Itali/ 16 nxënës humbin jetën dhe 39 janë plagosur

Aksident i rëndë në Itali/ 16 nxënës humbin jetën dhe 39 janë plagosur

Z.Kryeministër kur do e urosh Trumpin për marrjen e detyrës?

Z.Kryeministër kur do e urosh Trumpin për marrjen e detyrës?

Kosova mbi 4 miliardë euro importe nga Serbia

Kosova mbi 4 miliardë euro importe nga Serbia
















TE FUNDIT

SHBA/ Pezullohet Lotaria Amerikane, vendimi prek edhe Shqipërinë

SHBA/ Pezullohet Lotaria Amerikane, vendimi prek edhe Shqipërinë
19 Dhjetor, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar programin amerikan të lotarisë së green card pas një sulmi me armë në Universitetin Brown javën...

Lexo më shumë

Berisha paralajmëron grevë urie: Nuk ka rrugë tjetër për rrëzimin e Ramës

Berisha paralajmëron grevë urie: Nuk ka rrugë tjetër për rrëzimin e Ramës
19 Dhjetor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike ka paralajmëruar protesta dhe grevë urie për të rrëzuar qeverinë. Gjatë takimit me aleatët kreu demokrat...

Lexo më shumë

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, vijon mbledhja e Këshillit të Mandateve

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, vijon mbledhja e Këshillit të Mandateve
19 Dhjetor, 2025

Prej orës 10:30 në Kryesinë e Kuvendit po mbahet me dyer të mbyllura mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku do...

Lexo më shumë

SHBA godet dy anije në Paqësor, 5 persona të vrarë

SHBA godet dy anije në Paqësor, 5 persona të vrarë
19 Dhjetor, 2025

Ushtria amerikane ka kryer sulme ajrore ndaj dy anijeve të dyshuara për trafik droge në Oqeanin Paqësor lindor, duke vrarë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com