Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA/ Pezullohet Lotaria Amerikane, vendimi prek edhe Shqipërinë

2025/12/19 at 12:58 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA/ Pezullohet Lotaria Amerikane, vendimi prek edhe Shqipërinë

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar programin amerikan të lotarisë së green card pas një sulmi me armë në Universitetin Brown javën e kaluar, ku humbën jetën dy persona.


I dyshuari, një shtetas portugez që u gjet i vdekur të enjten, kishte hyrë në SHBA përmes programit të vizave të diversitetit (DV1) në vitin 2017 dhe kishte përfituar green card.

Sekretarja e Sigurisë së Brendshme, Kristi Noem, tha se e ka ndalur programin e vizave me urdhër të Trump për t’u “siguruar që asnjë amerikan tjetër të mos dëmtohet nga ky program shkatërrues”.

Zyrtarët amerikanë thanë se besojnë se i dyshuari, Claudio Neves Valente, 48 vjeç, kishte vrarë gjithashtu profesorin portugez të Institutit të Teknologjisë së Massachusetts (MIT), Nuno Loureiro, më herët gjatë javës.

Programi vë në dispozicion deri në 50 mijë viza çdo vit përmes një procesi përzgjedhjeje të rastësishme nga vende me nivele të ulëta emigrimi drejt SHBA-së.

Në një postim në rrjetet sociale, Noem tha se Trump kishte “luftuar më parë për ta mbyllur” këtë program që në vitin 2017, pasi tetë persona u vranë në një sulm me kamion në Nju Jork.

Sipas Noem, shtetasi uzbek Sayfullo Saipov, mbështetës i Shtetit Islamik dhe i dënuar me disa dënime të përjetshme për atë sulm, kishte hyrë në SHBA përmes programit DV1.

Komentet e saj u bënë disa orë pasi Neves Valente u gjet i vdekur në një ambient magazinimi në Salem, New Hampshire. Policia beson se vdekja nuk përfshinte persona të tjerë.

Autoritetet thanë se pamjet video dhe informacionet nga publiku i çuan hetuesit te një kompani makinash me qira, ku gjetën emrin e të dyshuarit dhe e lidhën atë me personin e kërkuar, pas një kërkimi gjashtëditor në disa shtete.

Ai u gjet me një çantë dhe dy armë zjarri. Provat e gjetura në një automjet aty pranë përputheshin me vendin e ngjarjes në Universitetin Brown në Providence, sipas Prokurorit të Përgjithshëm të Rhode Island, Peter Neronha.

“Lajm i keq” për Shqipërinë

Shumë qytetarë në Shqipëri mund ta shohin si një lajm të keq këtë masë të qeverisë amerikane. Edhe pse nuk është një anullim, por një pezullim, siç lexohet në njoftimin e Sekretares për Sigurinë e Brendshme Amerikane, lotaria amerikane në Shqipëri është aplikuar masivisht ndër vite. Nëpërmjet saj, shumë shqiptarë ndodhen sot në SHBA ku kanë ndërtuar jetën e tyre.

Megjithatë këtë vit, procedurat për të nuk u aktivizuan zyrtarisht, duke lënë me pikëpyetje shumë aplikantë potencialë që DV Lottery e shohin si një mundësi për të vijuar jetën e tyre në SHBA. Deri më sot (19 Dhjetor) nuk ka patur një njoftim apo shpjegim zyrtar në lidhje me këtë.

Programi i “Lotarisë Amerikane” ka marrë miliona aplikime çdo vit nga e gjithë bota, deri në 20 milion të tilla në vitin 2025 sipas La Repubblica, e cila saktëson se nga shifra totale e aplikuesve janë shpallur fitues rreth 131 mijë të tillë.



Ju sugjerojmë

Berisha: Diella, një avatar bosh pa asnjë qelizë të urtësisë artificiale
Kryesore

Berisha pas heqjes së Non-Grata nga SHBA: Unë erdha, u krye

11 Qershor, 2026 11:01 am
Berisha: Ndërhyrje te pensionet dhe rrogat e ulëta kur PD të rikthehet në qeveri
Kryesore

SHBA i heq “non grata” Sali Berishës

11 Qershor, 2026 10:39 am
Balla-PD: Nuk do i votojmë 4 projektligjet që keni sjellë
Kryesore

Balla-PD: Nuk do i votojmë 4 projektligjet që keni sjellë

11 Qershor, 2026 10:36 am
Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit dhe kërcënon anijet: Çdo kalim do të goditet
Bota

Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit dhe kërcënon anijet: Çdo kalim do të goditet

11 Qershor, 2026 10:14 am
Trump: Marrëveshja me Iranin është negociuar, ata vetëm duhet ta nënshkruajnë atë
Bota

Trump: Marrëveshja me Iranin është negociuar, ata vetëm duhet ta nënshkruajnë atë

11 Qershor, 2026 9:58 am
“Më pëlqen inflacioni”, Trump: Sapo të përfundojë konflikti me Iranin çmimet do bien
Bota

“Më pëlqen inflacioni”, Trump: Sapo të përfundojë konflikti me Iranin çmimet do bien

11 Qershor, 2026 9:57 am
Call center në Tiranë/ Arrestohen në flagrancë 4 organizatorë, në hetim 49 punonjës
Kronikë

Call center në Tiranë/ Arrestohen në flagrancë 4 organizatorë, në hetim 49 punonjës

11 Qershor, 2026 9:54 am
SHBA godet Iranin për të dytën ditë radhazi, Trump: Do t’i shkatërrojmë nëse nuk…
Bota

SHBA godet Iranin për të dytën ditë radhazi, Trump: Do t’i shkatërrojmë nëse nuk…

11 Qershor, 2026 8:47 am
Parashikimi i motit, 28 dhjetor 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 11 qershor 2026

11 Qershor, 2026 8:27 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

11 Qershor, 2026 8:26 am
Para
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut,dalin pamjet nga mbledhja e Këshillit të Mandateve

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut,dalin pamjet nga mbledhja e Këshillit të Mandateve

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë

I hodhën makinën në erë me tritol, Dritan Jano është nipi i ish-prokurorit

USB e SPAK/ Avokati i Ballukut: Duam 3 javë kohë; Prokurori: 5 ditë mjaftojnë

USB e SPAK/ Avokati i Ballukut: Duam 3 javë kohë; Prokurori: 5 ditë mjaftojnë
















TE FUNDIT

Berisha pas heqjes së Non-Grata nga SHBA: Unë erdha, u krye

Berisha: Diella, një avatar bosh pa asnjë qelizë të urtësisë artificiale
11 Qershor, 2026

Pas më shumë se 5 vjetësh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur t’i heqin non gratën kryetarit të Partisë...

Lexo më shumë

SHBA i heq “non grata” Sali Berishës

Berisha: Ndërhyrje te pensionet dhe rrogat e ulëta kur PD të rikthehet në qeveri
11 Qershor, 2026

Sali Berishës i është hequr Non Grata të shpallur plot pesë vite më parë nga ish-sekratari i shtetit Blinken që...

Lexo më shumë

Balla-PD: Nuk do i votojmë 4 projektligjet që keni sjellë

Balla-PD: Nuk do i votojmë 4 projektligjet që keni sjellë
11 Qershor, 2026

Kreu i grupit parlamentar i PS-së Taulant Balla replikoi me Ina Zhupën dhe deputetë të PD-së lidhur me protestat e...

Lexo më shumë

Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit dhe kërcënon anijet: Çdo kalim do të goditet

Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit dhe kërcënon anijet: Çdo kalim do të goditet
11 Qershor, 2026

Irani ka njoftuar mbylljen e plotë të Ngushticës së Hormuzit për të gjitha llojet e anijeve, duke paralajmëruar se çdo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}