Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zgjedhjet e 14 majit, Berisha: Të përgatitet kërkesa për komision hetimor parlamentar

2023/05/24 at 1:49 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zgjedhjet e 14 majit, Berisha: Të përgatitet kërkesa për komision hetimor parlamentar

Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti ditën e sotme mbledhjen me grupin parlamentar të partisë demokratike.


Gjatë fjalës së tij ai tha se duhet me urgjencë të përgatisin kërkesën për komision hetimor parlamentar për zgjedhjet e 14 Majit që i cilëson si farsë elektorale.

Berisha theksoi se 14 maji ishte etapë e re në procesin e shkatërrimit të kombit shqiptar, ku sipas tij objektiv kryesor ishte dhunimi i votës së lirë.

Sali Berisha: Ne kemi vendosur dhe do të vazhdojmë të ndjekim rrugën ligjore të trajtimit, krejtësisht pa asnjë lloj reflektimi tjetër, përveç atij që shprehu Edi Rama se Kodi Zgjedhor është kinezëri. Është kinezëri për KQZ-në, për gjykatën që ka ngritur, pa le më për SKAP-in e partisë që është institucioni më i skllavëruar. Çdo padi e jona është hedhur poshtë me absurditet, pa asnjë bazë ligjore nga SKAP-i i partisë. Për SKAP-in rëndësi ka urdhri i Ramës. Po marrim vetëm aktin e blerjes së votës me shpërblim, me ryshfet të 670 mijë zarfave. SKAP-i thotë se kjo lejohet në zgjedhjet lokale pasi kështu ka thënë KQZ-ja.

A ka dhunim më flagrant të ligjit se ky? Kushtetuta kurrë në asnjë vend nuk mund të ndajë blerjen e votës në zgjedhje të përgjithshme dhe në zgjedhje lokale, përveçse në Shqipëri. Këtë e sanksionon Edi Rama, që thotë se Kodi Zgjedhor është një kinezëri. Të gjitha çështjet e dërguara, janë kthyer mbrapsht pasi porosia është e prerë. Ata mund të jenë vetëm mburojë e narkoshtetit, karteleve të drogës dhe bandave të tyre. Prandaj, të dashur deputetë, duhet me urgjencë të përgatisim kërkesën për komision hetimor parlamentar për këtë farsë, më e turpshmja elektorale në historinë e Europës. Ne po përgatisim raportin. Bota e krimit u vërsul e tëra kundër nesh.

U sollën bandat nga Dubai sepse i mungonin Durrësit, Lushnjes. U liruan nga burgu të tjerë. U përdor vota e të burgosurve për të marrë mandate. Burgje që votonin 100 përqind, njëlloj si në diktaturë për qeverinë. Nuk kishte ndodhur kurrë. Në burgun e grave në Tiranë, 45 vota për hajdutin Erion Veliaj dhe vetëm vota e vëzhguesit për Belind Këlliçin. Ulsi Manja është një kriminel i pakorrigjueshëm elektoral. Ai ka përdorur administratën e burgut për të terrorizuar të burgosur. Të burgosurit për krime të rënda janë kërcënuar se në rast se nuk bindin, nuk garantojnë kaq vota në burg, do transferohen në regjim special. Komisioni hetimor do i nxjerrë të gjitha këto. Të gjitha këto janë të dokumentuara, se si kanë vepruar këta bosë nëpër burgje për të siguruar votat nëpër burgje./Opinion.al

Etiketa: '14 Majsali berishazgjedhje


Ju sugjerojmë

Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

18 Korrik, 2026 10:23 pm
Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra
Aktualitet

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra

18 Korrik, 2026 9:57 pm
Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike
Kronikë

Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike

18 Korrik, 2026 8:46 pm
Atentati ndaj Thimjo Rubatit, gjendet një motor i braktisur
Kronikë

Atentati ndaj Thimjo Rubatit, gjendet një motor i braktisur

18 Korrik, 2026 6:52 pm
Vijojnë zjarret masive në Kanada, ushtria nis evakuimin e menjëhershëm
Bota

Vijojnë zjarret masive në Kanada, ushtria nis evakuimin e menjëhershëm

18 Korrik, 2026 6:02 pm
Izraeli planifikon të përdorë krokodilë për të ruajtur të burgosurit palestinezë
Bota

Izraeli planifikon të përdorë krokodilë për të ruajtur të burgosurit palestinezë

18 Korrik, 2026 4:41 pm
VIDEO/ U vodhën në Reggio Emilia, shezlongët shfaqen pas dy vitesh te Kepi i Rodonit
Aktualitet

VIDEO/ U vodhën në Reggio Emilia, shezlongët shfaqen pas dy vitesh te Kepi i Rodonit

18 Korrik, 2026 2:41 pm
Vodhi 69 milionë lekë, Gjykata lë në burg ish-drejtoreshën e Postës së Durrësit
Kronikë

Vodhi 69 milionë lekë, Gjykata lë në burg ish-drejtoreshën e Postës së Durrësit

18 Korrik, 2026 2:38 pm
Paratë e Postës Shqiptare në kazino? Prokuroria akuzon ish-drejtoreshën në Durrës
Kronikë

Paratë e Postës Shqiptare në kazino? Prokuroria akuzon ish-drejtoreshën në Durrës

18 Korrik, 2026 2:16 pm
Para
Vula e Partisë Demokratike, Apeli: Më 3 mars shqyrtohet çështja

Dy mbledhje grupi të PD-së, ja deputetët e pranishëm te Berisha dhe te Gazment Bardhi

Vdekja e Jani Rustemit pas arrestimit për një tapet, si përgjigjet Ulsi Manja

Vdekja e Jani Rustemit pas arrestimit për një tapet, si përgjigjet Ulsi Manja

Rritja e pagave, Berisha: Duhet të fokusohemi tek minimumi jetik, jo tek rrogat

Rritja e pagave, Berisha: Duhet të fokusohemi tek minimumi jetik, jo tek rrogat
















TE FUNDIT

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
19 Korrik, 2026

Të shtëna me armë zjarri u raportuan mbrëmjen e djeshme në fshatin Barbullush të Vaut të Dejës. Policia bën me...

Lexo më shumë

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
18 Korrik, 2026

Gazetari Enrik Mehmeti ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në plazhin e Porto Noves, në Zvërnec mbrëmjen e...

Lexo më shumë

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra
18 Korrik, 2026

Për të 49-ën ditë, protestuesit janë mbledhur edhe sot para Kryeministrisë duke vijuar me 5 kërkesat e tyre, të cilat...

Lexo më shumë

Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike

Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike
18 Korrik, 2026

Detaje të reja dalin nga dosja hetimore për zhdukjen e 69 milionë lekëve të rinj në filialin e Postës Shqiptare...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}