Kryesore

Zgjedhjet/ Basha mbledh Këshillin Kombëtar: Për masakrën elektorale


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:53 - 12/05/21 |
Opi Nion

Partia Demokratike do të mbledh më 16 maj Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar, që është forumi më i lartë vendimmarrës.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi iu ka dërguar mesazh anëtarëve të Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar, ku theksohet se dy organizmat e partisë do të mblidhen për “për proceset politike pas situatës së krijuar me masakrën elektorale të zgjedhjeve të 25 Prillit”.

 “Të nderuar anëtarë të Kryesisë! Ditën e dielë, datë 16 Maj 2021, ora 17:00, do të zhvillohet mbledhje e Kryesisë së Partisë, me rend ditë: “Diskutime dhe vendimmarrje sipas Statutit për proceset politike pas situatës së krijuar me masakrën elektorale të zgjedhjeve të 25 Prillit”. Më pas, në orën 19:00, me të njëjtin rend dite, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar. Mbledhjet do të zhvillohet në selinë e Partisë, në sallën e Grupit Parlamentar, Kati i II. Ju lutem merrni masat për pjesëmarrjen tuaj. Me respekt, Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi” mbyllet mesazhi.

Mbledhja e dy organeve më tëlarta të PD vjen pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, ndërkohë që prej disa ditësh kritikët e kryedemokratit Lulizim Basha kanë kërkuar largimin e tij nga drejtimi i partisë./Opinion.al

Pas