Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zgjedhjet amerikane ose pasqyra ku shohim shëmtinë tonë

2016/11/10 at 12:47 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 8 min
A A
Zgjedhjet amerikane ose pasqyra ku shohim shëmtinë tonë

Nga Astrit PATOZI


Kam vendosur të flas gjithmonë për zgjedhjet deri në fund të këtij mandati dhe do ta mbaj fjalën, sepse edhe qeveria e mbajti premtimin, kur na paralajmëroi këtë javë që do të kishim edhe shi, edhe përmbytje.

Të gjithë këtu e dimë se zgjedhjet amerikane, përvec se të rëndësishme për Shtetet e Bashkuara dhe gjithë botën, janë në fakt edhe një lloj vitrine spektakolare e demokracisë globale. Një herë në katër vjet ne jemi të dënuar të ndjekim një shfaqje gjigande dhe dinjitoze të mrekullisë së lirisë, e cila, po aq sa na tërheq me magjinë e vet, na shërben ndërkohë edhe si pasqyrë për të parë të gjitha defektet dhe deformimet e proceseve tona të shpifura elektorale.

Ndonëse mund të tringëllojë si krahasim shumë i zymtë, në një farë kuptimi, duke parë atë që ndodh në SHBA, shqiptarët duhet të përjetojnë për veten e tyre ato ndjesi, që u vijnë të gjithëve, kur shkojnë e përcjellin dikë në varreza. Dikush mund të thotë se cfarë lidhje kanë këto dy gjëra me njëra- tjetrën. Por a nuk të kap papritur sa herë shkon në varreza ajo përhumbja e zakonshme, se sa të përkohshëm jemi, se sa pa vlerë janë vogëlsitë, vaniteti, urrejtja, lakmia, grykësia, ambicia e pafre, e plot vese të tjera të racës njerëzore, kur mendon se ndoshta nesër mund të të thërrasë ty në apel Ai lart?

Por problemi është se njerëzit shkojnë shumë rrallë në funerale dhe përgjithësisht ata e harrojnë shumë shpejt atë trazimin që u shkaktohet atje. Kështu ndodh edhe me ne. Sepse kur shikojmë se si ndërtohet fushata në Amerikë, si votohet, si numërohet, se si sillen rivalët kur mbaron gara, të gjithëve na kujtohen një mijë e një paudhësitë tona me proceset zgjedhore. Dhe të kap, jo thjesht trishtimi, por më shumë një neveri e plotë dhe e përligjur për katandisjen e gjendjes politike dhe sociale në Shqipëri, sidomos në vitet e fundit. Sepse është po kaq e vërtetë se zgjedhjet në Amerikë mbyllen shpejt dhe ne po kaq shpejt ne rikthehemi në origjinë me të gjitha bateritë e rrengjeve, hilerave dhe pisllëqëve, që deformojnë votën e shqiptarëve, për t’I vënë kazmën sistemit.

Fushatë shumë atipike ishte kjo e fundit në SHBA, shumë agresive, si asnjëherë tjetër, por jo rastësisht finishi ishte i njëjtë me të tjerat. Humbësi pranoi me qetësi rezultatin, fituesi i shtriu dorën e pajtimit palës tjetër. Është një ligj i pashkruar, që respektohet nga të gjithë prej gati 200 vjetësh, ndërkohë që kësaj radhe të gjithë prisnin që të prishej. Por as këtë radhë nuk ndodhi dhe ndoshta nuk ka për të ndodhur kurrë në Amerikë.

Dhe të mendosh se rezultati për të zgjedhur njeriun më të fuqishëm të botës doli vetëm 7 orë pas mbylljes së kurive, ndonëse ishin më shumë se 120 milion amerikanë, që kishin votuar. Ne, që jemi 100 fish zgjedhës më pak, na duhen mimimumi 7 ditë për t’i numëruar keq e mos më keq votat. Dhe mirë që kemi 26 vjet që nuk e zgjidhim, duke e përkeqësuar vazhdimisht, por tani kemi guximin të themi se nuk ka më kohë për të ndryshuar dicka, kështu që do ta prishim edhe kësaj radhe. Me këtë rast, unë po e përsëris shqetësimin e kahershëm, që nuk mund të jetë vetëm i imi, se ka gjithmonë kohë për ta mbyllur një herë e përgjithmonë derën manipulimeve dhe deformimeve të tmerrshme, që na vijnë për shkak të zvarritjes së procesit të votimit dhe numërimit. Do të ishte minimumi, që kjo qeveri, si përgjegjëse e vetme për zgjedhjet e ardhshme, duhet të bënte si detyrim ndaj qytetarëve të vet.

Por duke vëzhguar nga larg zgjedhjet në SHBA, unë mendoj se ne kemi parë edhe më keq se kaq. Amerikanët u njohën  vetëm 7 orë pasi kishin votuar me presidntin e tyre të ri. Por ai u ngjit në tribunën e fituesit, vetëm pasi kandidatja rivale e e telefonoi për ta uruar, duke pranuar humbjen. Zotëria që është sot kryeministër, megjithëse kanë kaluar 7 vjet, që nga 2009-a, ende nuk e ka pranuar që ka humbur, por është gati të bërtasë edhe tani ”hap kutitë, ose largohu”.

Presidentii zgjedhur Trump mori që dje mbështetjen e kundërshtares së vet, me gjithë akuzat aspak të këndshme që ata shkëmbyen me njëri-tjetrin, sepse Amerika dhe cdo vend i qytetëruar si ajo bashkohen pas garës. Ndërsa në Shqipëri kryeministri, edhe tre vjet pasi ka fituar, thotë se opozita është armike e Shqipërisë dhe se ajo bën pjesë në Frontin e së Keqes. Ai është me siguri politikani i vetëm në botë, i cili votat që ka fituar vetë i quan shuplaka për kundërshtarin. Paraardhësit e tij politikë, në fakt, i quanin plumba për armikun. Ndërsa një vit më parë në zgjedhjet lokale u thonte qytetarëve të vendit se vetëm budallenjtë mund të votonin opozitën, kur ai kishte vendosur që t’i priste asaj fondet, tamam si kucedra ujin.

Ndaj edhe mendoj se zgjedhjet spektakolare në Amerikë duhet të shërbejnë si apeli i fundit për të gjithë aktorët politikë në Shqipëri, në radhë të parë për qeverinë, për të garantuar ndryshimet e domosdoshme në Kod, por mbi të gjitha një mjedis normal për zgjedhjet. Duke qenë i bindur që cdo aventurë e re nga kjo mazhorancë, që nuk është vështirë të ndjehet së largu se po përgatitet, do të ishte me pasoja shumë të rënda për vendin.

Për këtë arsye mendoj se zgjedhjet amerikane nuk duhen trajtuar si një sport apo shfaqje, që nuk na përket shumë, por le të shërbejnë ato sadopak si një leksion për një ndryshim rrënjësor për mirë të zgjedhjeve tona. Të cilat, për shkak të një vullneti djallëzor të qeverisë së Edi Ramës, po pësojnë fatin e zogjve të korbit, nga viti në vit.

Natyrisht, zgjedhjet amerikane kanë pasur edhe një aspekt tjetër, nga mënyra se si ato u përcollën dhe nga interesi që ato zgjuan në Shqipëri. Por unë gjykoj se ato janë shumë serioze dhe nuk mund të trajtohen kurrësesi si një ndeshje futbolli, sic është fjala vjen Barcelona – Real i Madridit, ku secili mund të thotë dicka në kafe apo duke bërë ecje nga liqeni.

Dje kam lexuar me qindra dhe mijëra urime që i bëheshin zotit Trump, nga ish-drejtoresha doganash, tregtarë farërash, ish-zyrtarë të mëdhenj e të vegjël, librashitës  dhe plot kategori të tjera, në shumë raste pa asnjë lidhje me politikën në Shqipëri e jo më me atë globale, të cilët nuk kuptohej se për cfarë arsye ishin në garë me njëri-tjetrin qe t’i conin të falat e tyre presidenti të zgjedhur amerikan. Natyrisht, edhe unë uroj me gjithë zemër që ai të qeverisë mirë Amerikën dhe të orientojë si duhet botën, gjatë mandatit të tij, por nuk kam ndërrned ta shpall urimin tim diku me solemnitet, sepse mendoj që ai bën pjesë tek mesazhi i shkurtër i kryetarit të PD. Për të cilin, nuk mund të thuhet se nuk i takon ta bëjë, sa kohë që përfaqëson gati gjysmën e shqiptarëve, dhe këta të fundit nuk mund të jenë indiferentë për zgjedhjen e njeriut më potent të globit.

Nga ana tjetër, kam parë me habi edhe politikanë apo analistë, që e kanë marrë në krah fitoren e Trampit dhe në mënyrë, sa të cuditshme, aq edhe qesharake, po u hakërrehen të ndryshmëve të vet, për shkak se ata e paskan ditur më përpara se të tjerët se si do të votonin amerikanët, dhe se kjo është meritë që duhet t’u njihet. Sic ka pasur edhe të tjerë që gjatë fushatës nuk e kanë fshehur dot tifozllëkun e vet të nxituar, a thua se bëhej fjalë për cilësitë e Mesit apo të Ronaldos në klasiken e futbollit spanjoll. Ndërkohë që, sipas meje, ndikimi ynë në atë që ndodh në Amerikë është i njëjtë me atë të dy tifozëve që pinë birra në një lokal të Tiranës, ndërkohë që shohin në televizionin përballë të luhet derby më i famshëm i planetit.

Por në mes të kësaj marrëzie dhe delirance shqiptare pa asnjë dyshim shkëlqejnë deklaratat e egra të kryeministrit shqiptar kundër presidentit të sapozgjedhur, Donald Trump, edhe më të ashpra se ato të vetë rivales Clinton, e cila ishte në garë direkte me të. Per shkak se kanë qenë krejtësisht të papranueshme, jashtë cdo konteksti politik dhe diplomatik, që duhet të përfshijë statura e kryeministrit, me të drejtë shumë njerëz në Shqipëri dhe gjetkë presin sot dhe gjithë ditën që Edi Ramës t’i kthehet restoja për atë, që në rastin më të mire, mund të quhet gafë e rëndë.

Më naivët presin që dikush, ndonjë këshilltar ndoshta, t’i shkojë këto ditë Trump-it e t’ia kujtojë se c’ka thënë për të kryeministri i vendit të shqiponjave, dhe ai të nxjerrë bllokun e t’ia rrethojë emrin me laps të kuq. E prej andej të nisin pastaj e të bien, sic i meriton, rrufetë mbi kryeministrin tonë gojëlëshuar. Më të sofistikuarit e mendojnë pak më të thellë e me qitje pak më të largët hakmarrjen amerikane për Edi Ramën, por gjithësesi janë të bindur se ndëshkim gjithësesi do të ketë. Se ai do të vonojë, por nuk do të harrojë.

Ndërsa unë, megjithëse nuk më dhimbset hic kryeministri, nuk bëj pjesë fare tek kjo kategori. Unë nuk dua që Edi Rama të ndëshkohet prej atyre fjalëve shumë të papërshtatshme, që ka thënë në mënyrë të përsëritur, në shqip e anglisht, për Trump-in. Jo vetëm se e di që presidenti amerikan, cilidoqoftë ai, nuk mund të funksionojë sipas steriotipeve tona banale për kundërshtarin apo për akuzuesin në këtë rast, dhe se Uashingtoni nuk mund të ndryshojë piketat e interesave strategjike amerikane pas cdo lajthitje të kryeministrave tanë.

Por se mendoj që Edi Rama e ka marrë tashmë atë që kërkoi. Jo thjesht se nuk iu realizua dëshira e vet, kur amerikanët folën. Por sepse tashmë kushdo që ka dijeni për deklaratat e tij në Tiranë, Uashington e gjetkë e konsideron atë, më e pakta, si udhëheqës joserioz. Një politikan delirant, por edhe të vogël, i cili për kalkulime meskine, vetëm për të qenë disa ditë para të tjerëve në krahun e atij, që mendonte se do të ishte fituesi, nxitoi edhe u bë komik. gati si askush tjetër në botë.

Saqë dje mund të ishte njeriu më në vështirësi i planetit për zgjedhjet amerikane, ndërkohë që c’punë kishte ai me to? Halli i tij i vetëm këto ditë duhet të ishte përmbytja në Shqipëri. Madje, edhe vetë zonjë Clinton, që e kishte provuar në lëkurën e vet humbjen, nuk u pa të ndjehej aq në siklet, kur mbajti fjalën e lamtumirës para përkrahësve të vet, sa ishte Edi Rama në Tiranë, rreth 10 mijë apo më shumë km nga vendi, ku po konsumohej drama e zgjedhjeve amerikane.

Sepse ky është përfundimi i cdo teprimi me detyrën, por sidomos fatura e delirit për të bërë vezë më të mëdha se c’ke enën dhe për të marrë një rol që, as ke takat ta luash, dhe as po ta kërkon kush.

Dhe duke i qëndruar deri në fund konceptit tim, do të doja shumë që, nëse presidenti Trump nuk e ka mësuar deri tani, të mos ia thonë kurrë atë që ka bërë kundër tij Edi Rama. Jo se druaj që ai mund të zemërohet, por jam I bindur se duke e konsideruar atë si qëndrim qesharak, kam frikë se do të mendojë se nuk duhet marrë serozish as vendi, që ky kryeministër qeveris. Dhe Shqipëria nuk e meriton aspak këtë fat.

Duke përfunduar më duhet të nënvizoj se kjo qeveri nuk do të mund t’i anashkalojë kurrë përgjegjësitë e veta të rënda për gjithcka ka bërë në këtë vend këto tre vjet, sado akrobaci dhe pirueta të bëjë kryeministri. As përzierja karnavaleske me zgjedhjet në Amerikë, as hapja artificiale e Frontit Grek, as beteja e stisur gjoja për të mbrojtur shqiptarët nga kosovarët, as lufta frontale me portalet, që nuk kontrollon, nuk e shpëtojnë dot atë nga fatura e kripur që ka përpara.

Do të japë llogari për kanabisin, drogën, për krimin, korrupsionin, skandalet, për vjedhjet gjigande me koncensione dhe tendera, por premtimet e pambajtura dhe për plot dështime të tjera të qeverisjes së tij. Së fundi, edhe për përmbytjen që nuk po e menaxhon si duhet. Por sado të rëndësishme qofshin të gjitha këto, ato s’jamë asgjë para përgjegjësisë së rëndë që Edi Rama do të mbajë në rast se do ta cojë deri në fund projektin e vet ogurzi për vjedhjen dhe manipulimin e zgjedhjeve vitin e ardhshëm.



Ju sugjerojmë

Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës
Rajoni

Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës

14 Maj, 2025 10:09 pm
Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika
Politikë

Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika

14 Maj, 2025 9:55 pm
Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin
Aktualitet

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

14 Maj, 2025 9:41 pm
Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!
Politikë

Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!

14 Maj, 2025 9:25 pm
Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!
Politikë

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!

14 Maj, 2025 9:17 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!
Kryesore

Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!

14 Maj, 2025 9:06 pm
Mbledhja në selinë blu, drejtuesit e qarqeve komentojnë humbjen e PD: Na vodhi Rama!
Kryesore

Mbledhja në selinë blu, drejtuesit e qarqeve komentojnë humbjen e PD: Na vodhi Rama!

14 Maj, 2025 8:49 pm
“Nga ora 06:00-18:00 ndalohen automjetet dhe këmbësorët”,ja zona më e bllokuar nesër
Aktualitet

“Nga ora 06:00-18:00 ndalohen automjetet dhe këmbësorët”,ja zona më e bllokuar nesër

14 Maj, 2025 8:20 pm
Rama rendit objektivat e mandatit të katërt:Aeroporte dhe hekurudha,pension 200 euro
Politikë

Rama rendit objektivat e mandatit të katërt:Aeroporte dhe hekurudha,pension 200 euro

14 Maj, 2025 7:55 pm
Partitë e reja në Kuvend, Rama: I përgëzoj, bënë beteja jo të lehta!
Politikë

Partitë e reja në Kuvend, Rama: I përgëzoj, bënë beteja jo të lehta!

14 Maj, 2025 7:46 pm
Para
Fotolajm/ Kur Luana ishte 17 vjeçe,  shikoni çfarë ndryshimi

Foto/ Fansat kapin “mat” Luanën, ja çfarë nuk shkon me veshjen e saj

Tension në Parlament/ Shpërthen Berisha: Rrugaç, fundërrinë

Tension në Parlament/ Shpërthen Berisha: Rrugaç, fundërrinë

Ja çfarë muzike dëgjon Getoar Selimi

Foto/ Urimi emocionues i Getoarit për ditëlindjen e nënës. Po Marina?
















TE FUNDIT

Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës

Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës
14 Maj, 2025

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka thënë të mërkurën në Prishtinë se nevojitet ulja e tensioneve në veri të...

Lexo më shumë

Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika

Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika
14 Maj, 2025

Pas rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit, ku deputeti demokrat nuk arriti të siguronte votat e mjaftueshme për fituar edhe...

Lexo më shumë

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin
14 Maj, 2025

Në emisionin “Stop” në Tv Klan është ankuar 91-vjeçari Bardhok Gjikola, i cili fillimisht ka pasur një problem me ndërtuesin,...

Lexo më shumë

Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!

Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!
14 Maj, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mblodhi në seli drejtuesit politikë të qarqeve pas humbjes në zgjedhjet e 11 Majit....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com