Ndërkohë që na ndajnë vetëm pak ditë nga zgjedhjet e 11 majit, Ambasada Amerikane ka reaguar me anë të një mesazhi në rrjetin social “Facebook”. Konkretisht, në kë mesazh Ambasada iu bën thirrje qytetarëve që të mos lejojnë të tjerët të flasin për ta.
Në këtë status në Facebook, Ambasada përsërit gjithashtu për qytetarët, të cilët do të marrin pjesë në procesin zgjedhor më 11 Maj se: “Vota jote është vetëm e jotja. Voto pa frikë”.
“Mos lejo të tjerët të flasin për ty. Vota jote është vetëm e jotja. Voto pa frikë” shkruhet në postimin e Ambasadës Amerikane në Tiranë.