Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zgjedhje vendimtare për të ardhmen evropiane të Shqipërisë  

2025/05/01 at 2:51 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 5 min
A A
Zgjedhje vendimtare për të ardhmen evropiane të Shqipërisë   

Arianit Shehu


25 vite përvojë në menaxhimin e programeve për demokratizim, të financuara nga Qeveria Amerikane në mbi 20 shtete, më kanë mësuar një gjë: Progresi nuk ndodh rastësisht – ai duhet të njihet, të çmohet dhe të mbrohet me vendosmëri – dhe vetëm atëherë bëhet i qëndrueshëm.

Anëtarësimi në Bashkimin Evropian nuk është thjesht një synim politik – është projekt kombëtar. Qeveria e sotme, e udhëhequr nga Kryeministri Edi Rama, ka ditur të ndërtojë një rrugë të qëndrueshme drejt këtij objektivi, me punë, përkushtim dhe rezultate konkrete në modernizimin e vendit. E ardhmja evropiane është më afër se kurrë, por kërkon përkushtim të pandërprerë dhe refuzimin për t’u kthyer pas. Shqipëria nuk mund të lejojë që energjitë e saj dhe i gjithë përparimi drejt integrimit në Bashkimin Evropian të konsumohen në konflikte të brendshme dhe të së shkuarës – sot është koha për unitet, progres të mëtutjeshëm, dhe drejtim të qëndrueshëm të një vizioni të qartë. Shqipëria në zgjedhjet e Majit mund lehtë të materializojë gjitha sukseset përgjatë dekadës së fundit, në këtë moment historik, dhe garantoj anëtarësimin në Bashkimin Evropian-me gjithë prosperitetin që ky anëtarësim sjell për të gjithë ne.

Momenti pozitiv që gëzon aktualisht Shqipëria sot nuk është i garantuar dhe as i përhershëm. Ai duhet shfrytëzuar në maksimum për të siguruar që anëtarësimi i shumëpritur në Bashkimin Evropian të mos mbetet një aspiratë e shtyrë, por të bëhet realitet.

Sfidat që qëndrojnë përpara nuk janë vetëm teknike apo procedurale—ato janë politike, dhe thellësisht strategjike-forca që vazhdojnë të tentojnë të cenojnë dhe zhvlerësojnë përparimet e Shqipërisë drejt BE. Rusia dhe aleatët e saj përpiqen të frenojnë integrimin euroatlantik të rajonit, përmes ndikimit hibrid, përhapjes së dezinformimit dhe mbështetjes së strukturave politike apo ekonomike, që punojnë jashtë kornizës së shtetit ligjor, duke investuar në skepticizmin e vendeve the BE-së ndaj zgjerimit, dhe duke tentuar të zhvendosin debatin nga rezultatet konkrete në kalkulime politike. Përpjekjet për të delegjitimuar rezultatet e institucioneve të shtetit Shqiptar vazhdojnë të jenë një sfidë reale.

Në këtë kontekst, zgjedhjet e ardhshme janë më shumë se një garë politike—ato janë një referendum për drejtimin strategjik të vendit. Zgjedhjet nuk do të përcaktojnë vetëm kush do të qeverisë, por edhe nëse Shqipëria do të vazhdojë me ritëm të pandalshëm drejt anëtarësimit në BE apo do të ndalet në një status quo-në që domosdoshmërisht sjell izolimin.

Shqipëria ndodhet në një pikë kyçe të udhëtimit të saj drejt Bashkimit Evropian. Me reformat dhe investimet strategjike-të udhëhequra me koherencë dhe vizion nga qeveria aktuale — vendi duhet të veprojë me vendosmëri për të konsoliduar arritjet dhe për të treguar një angazhim të pakthyeshëm ndaj procesit të integrimit evropian. Integrimi në Bashkimin Evropian kërkon maturi, konsensus kombëtar dhe një vizion të qartë për të ardhmen — cilësi që janë bërë më të dukshme në rrugëtimin e viteve të fundit.

Me unitet politik, përkushtim institucional dhe zgjedhje të informuara nga qytetarët, Shqipëria mund të çimentojë rrugëtimin e saj drejt një të ardhmeje të denjë, të sigurt dhe të pandarë nga Evropa. Përndryshe, rrezikojmë të tërhiqemi në humnerën e përplasjeve të së kaluarës, të rrëshqasim drejt një degradimi institucional e shoqëror, ku polarizimi politik determinon vlerat e shoqërisë sonë, dhe të humbasim mbështetjen e çmuar të partnerëve ndërkombëtarë.

Rendi ndërkombëtar është më i paqëndrueshëm se kurrë që nga Lufta e Ftohtë. Lufta në Ukrainë ka rikthyer përplasjet mes fuqive të mëdha, Kina dhe Rusia sfidojnë balancat globale, ndërsa Lindja e Mesme mbetet vatër tensioni. Në këtë klimë të pasigurt, roli i vendeve të vogla dhe në zhvillim është kyç për një rend të ri që kërkon stabilitet dhe bashkëpunim.

Shqipëria ka bërë përparim të rëndësishëm drejt anëtarësimit në BE, veçanërisht pas hapjes së negociatave më 19 korrik 2022. Deri më tani janë hapur 16 nga 33 kapituj të acquis communautaire, përfshirë fushat kyçe të drejtësisë dhe sigurisë. Në tetor 2024 u hap klasëri i parë dhe i gjashti, ndërsa klasëri i dytë në prill 2025. Shqipëria është në rrugë për të përfituar mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes së BE-së deri në vitin 2027, duke forcuar reformat dhe zhvillimin ekonomik.

Gjatë viteve 2023 dhe 2024, ekonomia shqiptare ka treguar qëndrueshmëri dhe rritje të qëndrueshme, falë reformave strukturore dhe menaxhimit të kujdesshëm makroekonomik. Sipas të dhënave të Bankës Botërore, Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) i Shqipërisë arriti në rreth 27.3 miliardë dollarë amerikanë në vitin 2024, duke shënuar një rritje reale prej 3.9%, e njëjtë me ritmin e vitit 2023. Inflacioni ka rënë ndjeshëm, nga 4.8% në vitin 2023 në 2.2% në vitin 2024, duke reflektuar një përmirësim të ndjeshëm në stabilitetin e çmimeve. Po ashtu, tregu i punës ka përjetuar zhvillime pozitive: norma e punësimit u rrit në 68.6%, ndërsa papunësia u ul në 9.4%.Një tregues i rëndësishëm i përmirësimit ekonomik është edhe reduktimi i varfërisë, e cila ra me 1.7 pikë përqindje, duke zbritur në 17.3% në vitin 2024. Ndërkohë, borxhi publik vazhdoi të bjerë, duke arritur 54.2% të PBB-së, nga 57.5% një vit më parë.

Nxitja e investimeve, dixhitalizimi i shërbimeve publike dhe përmirësimi i klimës së biznesit dëshmojnë për një orientim të qartë drejt standardeve evropiane. Në një realitet global të paqëndrueshëm, aftësia për të ruajtur një ekonomi të qëndrueshme është rezultat i një qeverisjeje që kombinon vizionin me eksperiencën.

Reforma në drejtësi ka qenë një nga nismat më të guximshme të ndërmarra në tranzicionin shqiptar dhe ka ardhur si rezultat i një vullneti të qartë politik në nivelet më të larta të drejtimit të vendit. Pavarësia e sistemit të drejtësisë dhe forcimi i institucioneve të reja duhet të mbeten prioritet strategjik.

Për të ecur më tej, është thelbësore të intensifikohen përpjekjet për diversifikimin e ekonomisë, zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe uljen e pabarazive. Vetëm përmes politikave të kujdesshme dhe të orientuara drejt zhvillimit të qëndrueshëm, Shqipëria do të jetë gati të përqafojë standardet e tregut të përbashkët evropian. Vazhdimi i reformave, rritja e transparencës dhe një frymë bashkëpunimi ndërpartiak janë thelbësore për t’i dhënë jetë procesit të integrimit.

Arianit Shehu është Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Amerikane për Luftimin e Ekstremizmit dhe Terrorizmit, me bazë në SHBA dhe me mbi 25 vite përvojë në drejtimin e programeve shumëmilionëshe në promovimin e demokracisë dhe luftës kundër terrorizmit. Për më shumë se dy dekada, z. Shehu ka shërbyer si drejtor i konsorciumeve të Instituteve Politike Amerikane dhe ka udhëhequr iniciativa të rëndësishme në më shumë se njëzet vende në Evropën Qendrore e Lindore, Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore. Z. Shehu gjthashtuka shërbyer edhe si këshilltar ish-Sekretares së Shtetit Madeleine Albright për institutet prestigjioze ndërkombëtare si Aspen Institute dhe Atlantic Council. Kontributi i tij në fushën e sigurisë dhe demokracisë është vlerësuar me një sërë dekoratash civile dhe ushtarake, përfshirë Medaljen e Paqes dhe Medaljen e Nderit. Krahas angazhimit diplomatik dhe strategjik, Arianit Shehu është edhe ligjërues pranë Universitetit të Filadelfias, ku ndan përvojën e tij të pasur me brezin e ri të liderëve dhe profesionistëve. Gjatë viteve ’90, ka punuar si korrespondent lufte për Los Angeles Times duke sjellë në vëmendjen globale realitetin e rajonit.



Ju sugjerojmë

Ministeriali i Evropës Juglindore/Ja rrugët që do bllokohen në Tiranë ditën e hënë
Aktualitet

Ministeriali i Evropës Juglindore/Ja rrugët që do bllokohen në Tiranë ditën e hënë

15 Qershor, 2025 1:20 pm
Lirohen hapësirat publike në plazhin e Velipojës
Aktualitet

Lirohen hapësirat publike në plazhin e Velipojës

15 Qershor, 2025 12:59 pm
Sherr me thika mes adoleshentëve në Sarandë, plagoset një 17-vjeçar
Aktualitet

U rrëzua nga biçikleta, humb jetën 60-vjeçari në Tiranë

15 Qershor, 2025 12:36 pm
Të bësh triko leshi në mes të vapës përvëluese
Kryesore

Të bësh triko leshi në mes të vapës përvëluese

15 Qershor, 2025 12:26 pm
SHBA në mbështetje të Forcave Ajrore Shqiptare në trajnimet për fikjen e zjarreve
Aktualitet

SHBA në mbështetje të Forcave Ajrore Shqiptare në trajnimet për fikjen e zjarreve

15 Qershor, 2025 12:07 pm
87-vjetori i Rexhep Qoses, Begaj: Një pasuri kombëtare e mendimit
Aktualitet

Axhenda/Nesër samiti i SEECP, Begaj pret kryetarët e shteteve anëtare në Tiranë

15 Qershor, 2025 11:50 am
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Kosova pa Kuvend të ri edhe pas 32 tentimesh

15 Qershor, 2025 11:29 am
VIDEO/Kryepeshkopi Joan në Stamboll, vizita e parë zyrtare jashtë vendit
Aktualitet

VIDEO/Kryepeshkopi Joan në Stamboll, vizita e parë zyrtare jashtë vendit

15 Qershor, 2025 11:17 am
Numri i viktimave nga rrëzimi i avionit në Indi rritet në 270
Bota

Rrëzimi i avionit në Indi/ Numri i viktimave shkon në 270, teksa vazhdojnë kërkimet

15 Qershor, 2025 10:40 am
Vlorë/Kishin mbetur të bllokuar në det,Policia Kufitare u vjen në ndihmë 8 pushuesve
Aktualitet

Vlorë/Kishin mbetur të bllokuar në det,Policia Kufitare u vjen në ndihmë 8 pushuesve

15 Qershor, 2025 10:17 am
Para
10 ditë nga zgjedhjet/ LaCivita takim me kandidatët e PD-ASHM: Luftoni, luftoni!

10 ditë nga zgjedhjet/ LaCivita takim me kandidatët e PD-ASHM: Luftoni, luftoni!

Tarifat, SHBA kërkon bisedime me Kinën

Tarifat, SHBA kërkon bisedime me Kinën

Zelensky: Perëndimi do të diskutojë për dislokimin e trupave në Ukrainë

“Injorohet propozimi”/Zelensky: Moska u përgjigjet thirrjeve për paqe me bombardime!
















TE FUNDIT

Ministeriali i Evropës Juglindore/Ja rrugët që do bllokohen në Tiranë ditën e hënë

Ministeriali i Evropës Juglindore/Ja rrugët që do bllokohen në Tiranë ditën e hënë
15 Qershor, 2025

Ditën e hënë do të bllokohen në Tiranë disa rrugë për shkak të Ministerialit të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën...

Lexo më shumë

Lirohen hapësirat publike në plazhin e Velipojës

Lirohen hapësirat publike në plazhin e Velipojës
15 Qershor, 2025

Bashkia e Shkodrës ka vijuar ndërhyrjet për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme përgjatë vijës bregdetare...

Lexo më shumë

U rrëzua nga biçikleta, humb jetën 60-vjeçari në Tiranë

Sherr me thika mes adoleshentëve në Sarandë, plagoset një 17-vjeçar
15 Qershor, 2025

Një shtetas ka humbur jetën në Tiranë, pasi dyshohet se është rrëzuar nga biçikleta në rrugën “Shefqet Ndroqi”. Sipas uniformave...

Lexo më shumë

Të bësh triko leshi në mes të vapës përvëluese

Të bësh triko leshi në mes të vapës përvëluese
15 Qershor, 2025

Mes çadrave, rërës dhe zhurmës së pushuesve, një pamje me një zonjë të pazakontë bie në sy në plazhin e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com