Politikë

“Zgjedhje të parakohshme”, Kaso: Gati që nesër…


               Publikuar në : 14:11 - 19/11/19 |
Opi Nion

Ivi Kaso, përfaqësuesi i PD-së në tryezën për Reformën Zgjedhore, është shprehur se opozita është e gatshme të futet në zgjedhje që nesër. Kaso ka theksuar se procesi i reformës zgjedhore do të zgjesh.

“Basha ka folur për zgjedhje të parakohshme dhe është një qëndrim i konsoliduar i opozitës, duke filluar që nesër. Reforma zgjedhore nuk mbaron nesër, por opozita i ka të gjitha mekanizmat. Kemi përfunduar edhe procesin e riorganizimit”, –tha Kaso.

Po ashtu, Kaso ka thënë se mazhoranca nuk është shprehur as pro as kundër propozimit të opozitës për financimin 100% të fushatave zgjedhore nga buxheti i shtetit.

Prania jonë tregon angazhimin tonë në Reformën Zgjedhore. Mazhoranca nuk ka shprehur qëndrim të qartë për propozimin tonë. Nuk e prekën çështjen e financimit dhe nuk pati ndonjë reagim negativ në lidhje me propozimin. As nga PS nuk vërejtja ndonjë mbyllje të propozimit tonë. Opozita me anë të ekspertëve të saj do të bëjë të pamundurën që propozimet e saj të detajuara të jenë në dispozicion të publikut sa më parë të jetë e mundur. Hapat e tjerë të miratimit formal nuk mund të parashikohen në këtë moment”, u shpreh Kaso./ Opinion.al

Pas