Bota

Zelensky: Rusia po shkon drejt terrorizmit energjetik



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:55 - 04/11/22 |
Opi Nion

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky akuzoi Rusinë se po rrëshket drejt terrorizmit energjetik, në një kohë kur trupat ruse janë duke bërë fitore të vogla në fushëbetejë.

Sipas liderit ukrainas, tashmë të paktën 4.5 milionë persona janë pa energji elektrike si pasojë e sulmeve ajrore nga ana e Rusisë ndaj rrjetit furnizues në vend.

Gjatë javëve të fundit, Rusia ka ndërmarrë një mori sulmesh me dronë ndaj infrastrukturës energjetike dhe kjo vjen pasi trupat e Putin kanë nisur tërheqjen dhe nga qyteti strategjik i Khersonit.

Zelensky gjithashtu informon se vetëm brenda muajit tetor, 1/3 e stacioneve elektrike në vend janë shkatërruar. Për këtë arsye, qeveria i ka bërë thirrje qytetarëve të tregohen kursimtarë me të.

Pas