Bota

Zelensky presion Bidenit: Vendosni më shumë sanksione kundër Rusisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:30 - 14/03/22 |
Opi Nion

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i bëri presion presidentit amerikan Joe Biden gjatë një bisede të fundit. Sipas CNN, presidenti ukrainas i ka kërkuar më shumë sanksione kundër Rusisë.

Sipas burimeve, Zelensky i kërkoi në mënyrë specifike Biden-it përpjekje të mëtejshme për të shkëputur Rusinë nga tregtia ndërkombëtare dhe për të vazhduar të synojë elitën ruse, pasi SHBA ka vazhduar të shtojë më shumë oligarkë dhe familjet e tyre në listën e sanksioneve.

Gjatë telefonatës Zelensky i përmendi gjithashtu mbylljen e aksesit të Rusisë në rrugët ujore ndërkombëtare.

Zelensky dhe Biden biseduan për rreth 49 minuta të premten.

Gjatë telefonatës së gjerë, Biden detajoi veprimet e fundit që do të shpallte, duke përfshirë një lëvizje për të revokuar statusin e favorizuar tregtar të Rusisë me SHBA-në.

Zelensky falënderoi Biden për masat, por gjithashtu i kërkoi atij që të vazhdojë të rrisë presionin ekonomik ndaj Kremlinit/Opinion.al.

Pas