Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbajtur një fjalim në Bundestagun gjerman. Zelensky kërkoi ndihmën e liderëve perëndimor për t’u përballur me agresionin rus.
Presidenti i Ukrainës i kërkon Gjermanisë të marrë “rolin udhëheqës që meriton” dhe i bën thirrje kancelarit Olaf Scholz të shembet një “mur” kundër lirisë që po ngrihet nga Rusia në Evropë.
Zelensky kritikon gjithashtu mungesën e veprimeve të ndërmarra nga vendet e BE-së përpara pushtimit, duke u thënë deputetëve se sanksionet erdhën shumë vonë.