Politikë

Çfarë do të vendosë Basha?Agalliu:Dy personat që kanë përplasje të bëjnë hapa pas


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:30 - 17/03/22 |
Opi Nion

Sekretari i Grupit Parlametar Arbi Agalliu shprehet se demokratët duhet të bashkohen dhe ka kërkuar që Lulzim Basha e Sali Berisha të bëjnë një hap pas.

Në një deklaratë nga oborri i Parlamentit, Agalliu u shpreh se Partia Demokratike duhet të bashkohet dhe të jetë një alternativë qeverisëse për qytetarët.

Është një proces që nuk mund të zgjasë pafund. I kemi kërkuar që vendimmarrja të jetë sa më e shpejtë. PD është e të gjithëve nuk është e askujt, dihet përse ka ardhur kjo situatë prandaj kërkojmë që dy personat kanë mospërputhje të bëjnë një hap pas për t’i lënë demokratëve mundësi bashkimi. Elektorati gri që janë sot të pakënaqur nga keqqeverisja duhet të shikojnë PD si alternativë. Por një alternativë në një situatë të caktuar të PD nuk mund të jetë, ndaj duhet një orë e më parë bashkimi i demokratëve”, u shpreh Agalliu./ Opinion.al

Pas