Gleven Dervishi këshilltari për mediat i Bushatit në një dalje të pazakonte dje ra në sy të medias vendase edhe aq më tepër asaj greke. Me një fanellë të kombëtares shqiptare ai mbajti një qendrim zyrtar për ccështjen greke ku u përfshimë për një banderolë në stadium. Sot jo vetëm mediat greke, por edhe Ministria e Jashtme greke e cilëson një provokim. Ministria e Jashtme greke do të kërkojë shpjegime nga Ambasadori shqiptar në Athinë Dashnor Dervishi, si dhe homologu i tij francez, Christophe Chanetpy.
Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, ka thënë se shpalosja e banderolës është nxitur nga “disa qarqe që duan të minojnë përpjekjet për një afrim të ri midis Greqisë dhe Shqipërisë”.