Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbulohet “shtëpi bari” në Trush, arrestohen babë e bir dhe nipi në Shkodër. Sekuestrohen dhjetëra bimë narkotike

2023/10/18 at 9:32 AM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Zbulohet “shtëpi bari” në Trush, arrestohen babë e bir dhe nipi në Shkodër. Sekuestrohen dhjetëra bimë narkotike

Drejtoria Vendore e Policisë së Shkodrës ka finalizuar një operacion antikanabis, ku u zbulua një banesë që ishte kthyer në një “shtëpi bari”, ndërkohë në pranga ranë tre persona. Babë e bir dhe nipi i tij ka rënë në prangat e policisë, ndërsa janë sekuestruar 158 621 bimë kanabisi, armë dhe dy ‘Jet ski’.


Konkretisht pas hekurave ranë, Lorenc Trieshi dhe babë e bir, Dedë dhe Anton Laca. Po ashtu mësohet se ka nisur procedimi penal për kryeplakun e fshatit Trush dhe të elektricistit, për moskonstatim të lidhjes së paligjshme të energjisë elektrike.

“Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike, në terrene të hapura ose në ambiente të mbyllura.

Pas përfundimit të kontrollit të territorit, për evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, me përdorimin e dhjetëra dronëve të cilësisë së lartë, mbështetur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, nga informacionet prej monitorimit ajror të GDF-së dhe nga informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, gjatë këtij viti, u asgjësuan 158 621 bimë narkotike të kultivuara në tokë dhe 41 883 fidanë të kultivuar në kubikë, të cilët janë konstatuar që në fazën fillestare. Për këto raste janë arrestuar dhe proceduar penalisht 74 autorë.

Paralelisht, shërbimet e Policisë kanë intensifikuar punën duke ushtruar kontrolle në ambiente të mbyllura në të cilat ka tendencë për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave. Në këtë kuadër, specialistët për Hetimin e Narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara se në fshatin Trush i Poshtëm, njësia administrative Bushat, një banesë e pabanuar ishte përshtatur për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vau i Dejës, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale dhe të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Trushi”.

Gjatë operacionit u zbulua se banesa e pabanuar ishte përshtatur për kultivim të bimëve narkotike. Në pjesën hyrëse të banesës dhe në katër dhomat e saj u gjetën dhjetëra bimë narkotike të kultivuara në vazo, me anë të llambave elektrike. Nga këqyrja e ambienteve të banesës, përveç bimëve narkotike të kultivuara në vazo, u konstatua një sistem i përparuar elektrik dhe kondicionimi, i cili ishte i montuar në të katërta dhomat e banesës dhe në hyrje të saj. Në momentin e ndërhyrjes nga ana e shërbimeve policore, në banesën e përshtatur si laborator, u kap në flagrancë duke u kujdesuar për bimët narkotike, shtetasi Lorenc Trieshi, 34 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin. Po nga këqyrja e banesës u konstatua se kishte lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, që shërbente për furnizimin e pajisjeve elektrike që përdoreshin për kultivimin e bimëve narkotike.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 82 llamba dhe aparate të ndryshme elektrike, 5 aspiratorë, si dhe u morën për ekspertim 123 bimë narkotike që ishin kultivuar në vazo. Gjithashtu, nga kontrolli përreth banesës, në një ambient tjetër të përshtatur për tharjen e bimëve narkotike, u gjetën 2 mjete lundruese tip “Jet Ski”, pa dokumentacion. Nga veprimet e shpejta në vendngjarje, u bë i mundur identifikimi i autorëve të kësaj veprimtarie kriminale, konkretisht shtetasit: Dedë Laca, 64 vjeç dhe djali i tij Anton Laca, 36 vjeç, të cilët u kapën menjëherë dhe u ndaluan nga shërbimet e Policisë. Nga hetimet rezultoi se shtetasi i kapur në flagrancë në banesën e përshtatur, Lorenc Trieshi, është nipi i shtetasit Dedë Laca. Në përfundim të hetimeve paraprake u bë arrestimi në flagrancë i këtyre 3 shtetasve, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”, të kryera në bashkëpunim.

Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e organizatorëve të kësaj veprimtarie kriminale, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri kallashnikov me 2 karikatorë me fishekë, 1 armë gjahu sportive, 2 automjete, tip “Range Rover” dhe tip “Benz”, prodhime të viteve të fundit. Në vijim të operacionit u shoqëruan në ambientet e Policisë, kryetari i fshatit Trush i Poshtëm, shtetasi K. D., 38 vjeç, lexuesi i matësve elektrikë në zonë, shtetasi Z. N., 26 vjeç, si dhe elektricisti i zonës, shtetasi F. H., 29 vjeç, ndaj të cilëve u referuan materialet procedurale në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Gjithashtu, një vëmendje e veçantë po i kushtohet zbatimit të masave të Paketës për Sigurinë në shkolla dhe vijimit të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli”, për parandalimin dhe goditjen e tentativave për shitje të lëndëve narkotike në afërsi të shkollave apo për të rekrutuar nxënës, me qëllim ushtrimin e kësaj veprimtarie kriminale, siç ishin rastet në 2 shkolla të qytetit të Shkodrës, me 2 nxënës që shpërndanin lëndë narkotike në këto shkolla, si dhe mbanin me vete mjete prerëse.

Në këtë kuadër, strukturat policore në të gjithë qarkun po bashkëpunojnë me oficerët e sigurisë në shkolla dhe me stafet pedagogjike, duke ushtruar kontrolle me qëllim parandalimin e futjes në shkolla, të lëndëve narkotike dhe të sendeve të kundërligjshme. Siguria në shkolla dhe mbajtja pastër e tempujve të dijes, nga fenomenet negative që tentojnë të shtrijnë tentakulat në këto ambiente, janë prioritare për Policinë, ndaj do të intensifikojmë bashkëpunimet me institucionet arsimore, oficerët e sigurisë, pushtetin vendor dhe institucionet e tjera përgjegjëse, me qëllim zbatimin me korrektësi të masave të Paketës për Sigurinë në shkolla.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, konkretisht strukturat hetimore, janë duke punuar intensivisht, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për dokumentimin ligjor të ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve të veprave penale dhe kapjen e shtetasve në kërkim kombëtar apo ndërkombëtar. Në këtë kuadër ftojmë qytetarët që të japin informacion dhe të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar atyre anonimat të sigurtë, reagim të shpejtë dhe profesional”, thuhet në njoftimin e policisë./Opinion.al



Ju sugjerojmë

Shpërndau të dhëna publike për bunkerët sovjetikë, arrestohet fotografi rus
Bota

Shpërndau të dhëna publike për bunkerët sovjetikë, arrestohet fotografi rus

19 Korrik, 2025 10:41 pm
Sherri në lokalin e natës në Palasë/Policia: Janë zënë me gota dhe shishe qelqi
Aktualitet

Sherri në lokalin e natës në Palasë/Policia: Janë zënë me gota dhe shishe qelqi

19 Korrik, 2025 10:19 pm
Aksioni për lirimin e hapësirave publike, 352 subjekte nisin vullnetarisht çmontimin
Aktualitet

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, 352 subjekte nisin vullnetarisht çmontimin

19 Korrik, 2025 9:58 pm
Berisha me deputetin e Forza Italia: Do të vijojmë luftën kundër farsës së 11 majit
Aktualitet

Berisha me deputetin e Forza Italia: Do të vijojmë luftën kundër farsës së 11 majit

19 Korrik, 2025 9:26 pm
Kumbaro me homologun kroat: Ndamë së bashku vizionin e zhvillimit të turizmit
Aktualitet

Kumbaro me homologun kroat: Ndamë së bashku vizionin e zhvillimit të turizmit

19 Korrik, 2025 9:03 pm
VIDEO/ Pushuesi në Ksamil dhunohet në sy të fëmijës
Aktualitet

VIDEO/ Pushuesi në Ksamil dhunohet në sy të fëmijës

19 Korrik, 2025 8:24 pm
Turizmi me kamper, trendi i ri që mbush Vlorën
Aktualitet

Turizmi me kamper, trendi i ri që mbush Vlorën

19 Korrik, 2025 8:15 pm
Rama publikon pamjet: Vijon pa pushim sekuestrimi i bulmetrave dhe mishit pa faturë!
Aktualitet

Rama publikon pamjet: Vijon pa pushim sekuestrimi i bulmetrave dhe mishit pa faturë!

19 Korrik, 2025 8:06 pm
Rusia sulmon Ukrainën me qindra dronë dhe raketa
Bota

Rusia sulmon Ukrainën me qindra dronë dhe raketa

19 Korrik, 2025 7:42 pm
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Janë raportuar 22 vatra, 11 janë ende aktive
Aktualitet

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Janë raportuar 22 vatra, 11 janë ende aktive

19 Korrik, 2025 7:13 pm
Para
Biden telefonon Netanjahun, garanton mbështetje “me të gjitha mjetet” për Izraelin

Vriten dy liderë të lartë të Hamas-it

“Nuk ishte raketa jonë!” Izraeli publikon videon mbrojtëse: Dështim i terroristëve të Xhihadit Islamik

“Nuk ishte raketa jonë!” Izraeli publikon videon mbrojtëse: Dështim i terroristëve të Xhihadit Islamik

Mbi 10 mijë gjoba të vendosura dhe 14 shoferë të arrestuar në një javë në Tiranë

Mbi 10 mijë gjoba të vendosura dhe 14 shoferë të arrestuar në një javë në Tiranë
















TE FUNDIT

Shpërndau të dhëna publike për bunkerët sovjetikë, arrestohet fotografi rus

Shpërndau të dhëna publike për bunkerët sovjetikë, arrestohet fotografi rus
19 Korrik, 2025

Në Rusinë e Vladimir Putinit, shpërndarja e detajeve të botimeve që shiten haptas nëpër librari mund të rezultojë me dënim...

Lexo më shumë

Sherri në lokalin e natës në Palasë/Policia: Janë zënë me gota dhe shishe qelqi

Sherri në lokalin e natës në Palasë/Policia: Janë zënë me gota dhe shishe qelqi
19 Korrik, 2025

Policia ka zbardhur detaje nga një konflikt i ndodhur në një lokal nate në Palasë, rreth orës 02:45 të mëngjesit....

Lexo më shumë

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, 352 subjekte nisin vullnetarisht çmontimin

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, 352 subjekte nisin vullnetarisht çmontimin
19 Korrik, 2025

Aksioni për lirimin e hapësirave publike po vijon me ritme të shpejta në Tiranë. Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit dhe...

Lexo më shumë

Berisha me deputetin e Forza Italia: Do të vijojmë luftën kundër farsës së 11 majit

Berisha me deputetin e Forza Italia: Do të vijojmë luftën kundër farsës së 11 majit
19 Korrik, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka pritur në një takim deputetin dhe një nga drejtuesit e Forza Italia, Alessandro...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com