Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbulohet shkresa/ Deputetët harxhojnë shuma marramendëse për udhëtimet jashtë shtetit

2016/11/29 at 9:12 AM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Zbulohet shkresa/ Deputetët harxhojnë shuma marramendëse për udhëtimet jashtë shtetit

Përmes një shkrese të Kuvendit që ka dalë tashmë në media mësohet se nga Janari në Tetor deputetët kanë udhëtuar jashtë vendit plot 362 herë. Duke ditur se sa kushton një biletë avioni, duket qartë se shpenzimet janë shumë të mëdha për buxhetin e shtetit. Shkresa në fjalë që është botuar sot nga Shqiptarja.com, është një letër qëSekretarja e Përgjithshme e Kuvendit, Albana Shtylla i drejtuar Byrosë së Kuvendit dhe kërkon ndryshimin e procedurës së prokurimit për blerjen e biletave. Ajo thotë për dy muajt e ngelur deri në fund të vitit, fondi që do të shpenzojë Kuvendi për udhëtimet ndërkombëtare të deputetëve është 3.6 milionë lekë (të reja).


Shkresa e plotë
“Për procedurën e biletave ndërkombëtare për periudhën nëntor-dhjetor 2016.

Shërbimet e Kuvendit, në respekt të plotësimit të misionit, për krijimin e kushteve sa më të mira të punës për kryerjen e funksioneve kushtetuese të deputeteve dhe duke synuar disiplinimin e zërave të veçantë të shpenzimeve ndër të cilat dhe shpenzimet që kryhen për pjesëmarrjen në aktivitetet jashtë shteti, për përdorimin me ekonomi, eficencë dhe efektivitet të fondeve, ka mbështetur në saktësimin e kuadrit ligjor në fuqi duke miratuar rregulloren e brendshme “Mbi udhëtimet ndërkombëtare”.

Në zbatim të kuadrit të prokurimeve me “Marrëveshjen Kuadër”, me një fond limit në shumën 30 milion lekë nga data 03.12.2015 (data e nënshkrimit të marrëveshjes) ishte menduar/planifikuar që kjo të funksiononte deri në 31.12.2016. Por kjo procedurë me këtë fond limit u kontraktua deri në datat 7-10 nëntor 2016.

Gjatë periudhës Janar– 10 Nëntor nga Shërbimi i Marrëdhënieve me Jashtë janë ndjekur dhe realizuar 114 praktika udhëtimesh ndërkombëtare, ku kanë kryer 362 udhëtime deputetë dhe staf nga Kuvendi i Shqipërisë nga të cilat 14 praktike me 70 pjesëmarrës kanë qenë në vendet e rajonit dhe ka vijuar udhëtimi me makina.

Por sipas informacionit të Shërbimit të Marrëdhënieve me Jashtë, mbi Kalendarin e Veprimtarive me Jashtë të Kuvendit të Shqipërisë për periudhën nëntor-dhjetor 2016, janë në ndjekje disa aktivitete të rëndësishme në të cilat pjesëmarrja është e domosdoshme, për realizimin e objektivave të veprimtarisë ndërkombëtare të Kuvendit si: intensifikimi i punës në nivel parlamentar për avancimin me agjendën evropiane të Shqipërisë; rritja dhe forcimi i kontakteve mes parlamenteve të vendeve të ndryshme me synim nxitjen e mëtejshme të diplomacisë parlamentare; intensifikimi i bashkëpunimit rajonal dhe organizatat shumëpalëshe etj.

Për vetë specifikën e udhëtimeve ndërkombëtare, parashikimi i aktiviteteve për një periudhë të gjatë është shumë i vështirë, kjo për shkak se ftesat për pjesëmarrje në aktivitete ose ftesat për vizita zyrtare dypalëshe mund të vijnë disa muaj para, në rastin më të mirë, ose disa javë para aktivitetit, apo vizitës zyrtare (por ka dhe raste më emergjente kur njoftimet vijnë vetëm pak ditë para aktivitetit).

Gjatë vitit janë realizuar vizita të cilat nuk kanë qenë të planifikuara për t’u kryer gjatë vitit 2016. Po ashtu janë të paparashikuara në kalendar deri më datë 10.11.2016 edhe vizita të tjera për periudhën e mbetur të vitit 2016. Të ndodhur përpara kësaj axhende të ngjeshur parlamentare është vlerësuar nga një grup pune që fondi për “Bileta për transport ndërkombëtare” kap shumën 3.600.000 për periudhën e mbetur të viti 2016.

Në zbatim të rregullave të prokurimit, si dhe mes një korrespondence zyrtare dhe komunikimi verbal me Agjencinë e Prokurimit Publik, kemi bërë detajimin në regjistrin e prokurimeve me ndarjen të fondit për të vijuar më procedure blerje vlere e vogël, një fond tjetër me procedurën për negocim pa shpallje paraprake e cila kërkon kohë për tu realizuar. Theksojmë që jemi në kushte emergjente duke vepruar”,-thuhet në raportin e Albana Shtyllës.



Ju sugjerojmë

Trump njofton vrasjen e numrit dy të ISIS-it që fshihej në Nigeri
Bota

SHBA nis sulmet kundër Iranit

8 Korrik, 2026 11:05 pm
Berisha për heqjen e sanksioneve të BE ndaj Kosovës: Vendim i drejtë
Kryesore

Samiti i NATO-s, Berisha: Rama bllokoi udhëtimin e Begajt drejt Ankarasë

8 Korrik, 2026 9:41 pm
39 ditë protestë në Tiranë, qytetarët thirrje kundër klasës politike
Aktualitet

39 ditë protestë në Tiranë, qytetarët thirrje kundër klasës politike

8 Korrik, 2026 8:47 pm
Auto-Skicë
Politikë

Bardhi në PE: Kuvendi nuk kontrollon më qeverinë, kjo dëmton rrugën drejt BE

8 Korrik, 2026 7:06 pm
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar heq kufizimet për Rusinë, Ukraina: Vendim i turpshëm
Sport

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar heq kufizimet për Rusinë, Ukraina: Vendim i turpshëm

8 Korrik, 2026 5:45 pm
Samiti i ardhshëm i NATO në Tiranë, Rama: Ka ikur koha kur të tjerët…
Aktualitet

Samiti i ardhshëm i NATO në Tiranë, Rama: Ka ikur koha kur të tjerët…

8 Korrik, 2026 4:15 pm
OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe
Sport

OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe

8 Korrik, 2026 3:45 pm
Rutte: Samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Shqipëri
Aktualitet

Rutte: Samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Shqipëri

8 Korrik, 2026 3:32 pm
Brazili ngre alamin për kërcënimin e pushtimit nga SHBA
Bota

Brazili ngre alamin për kërcënimin e pushtimit nga SHBA

8 Korrik, 2026 3:30 pm
Rutte për mosmarrëveshjet me Trump: Debatet s’më shqetësojnë, ruajmë unitetin
Bota

Rutte për mosmarrëveshjet me Trump: Debatet s’më shqetësojnë, ruajmë unitetin

8 Korrik, 2026 3:28 pm
Para
Aktivisti kishte shkuar të ndihmonte për përmbytjet, Romi e plagos

Po pinte kafe kur ndodhi sherri në lokal, plagoset 40 vjeçari në Durrës

Dita e Çlirimit, Bashkia sjell për koncert Giusy Ferrerin. Ja lista e plotë e aktiviteteve

Dita e Çlirimit, Bashkia sjell për koncert Giusy Ferrerin. Ja lista e plotë e aktiviteteve

E fundit/ Avioni i rrëzuar me futbollistë, nxirren trupat e parë ka edhe të mbijetuar

E fundit/ Avioni i rrëzuar me futbollistë, nxirren trupat e parë ka edhe të mbijetuar
















TE FUNDIT

SHBA nis sulmet kundër Iranit

Trump njofton vrasjen e numrit dy të ISIS-it që fshihej në Nigeri
8 Korrik, 2026

SHBA-të nisën një tjetër raund sulmesh ajrore kundër Iranit të mërkurën, disa orë pasi Presidenti Donald Trump tha se armëpushimi...

Lexo më shumë

Samiti i NATO-s, Berisha: Rama bllokoi udhëtimin e Begajt drejt Ankarasë

Berisha për heqjen e sanksioneve të BE ndaj Kosovës: Vendim i drejtë
8 Korrik, 2026

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale që pretendon se i është dërguar prej “diplomatit...

Lexo më shumë

39 ditë protestë në Tiranë, qytetarët thirrje kundër klasës politike

39 ditë protestë në Tiranë, qytetarët thirrje kundër klasës politike
8 Korrik, 2026

Mbahet sot në Tiranë protesta e 39-të. Protestuesit janë grumbulluar si çdo mbrëmje në sheshin “Skëndërbej”, e më pas kanë...

Lexo më shumë

Bardhi në PE: Kuvendi nuk kontrollon më qeverinë, kjo dëmton rrugën drejt BE

Auto-Skicë
8 Korrik, 2026

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi në takimin e përbashkët BE–Shqipëri në Parlamentin Europian se Kuvendi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}