Familja mbretërore i ka dhënë fund kuriozitetit për emrin e djalit të Meghan Markle dhe Prince Harry, të cilët u bënë prindër pak ditë më parë.
Mësohet se, fëmija i parë i Dukës dhe Dukeshës së Sussex do të mbajë emrin Archie Harrison Mountbatten-Windsor.
“Duka dhe Dukesha e Sussex janë të lumtur t’ju njoftojnë se e kanë vendosur emrin e fëmijës së tyre të parë: Archie Harrison Mountbatten-Windsor.”
Vetë Mbretëresha ishte e pranishme pasditen e sotme për të takuar stërnipin e saj të tetë, dhe fotoja e publikuar reflekton mjaft mirë lumturinë në familjen mbretërore./ Opinion.al E.Xh.