Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbulohen pakënaqësitë, ja pse dha dorëheqjen mjeku i Kombëtares

2016/07/26 at 9:19 AM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbulohen pakënaqësitë, ja pse dha dorëheqjen mjeku i Kombëtares

Një zhvillim në kombëtaren shqiptare, pas kthimit nga finalet e “Euro 2016”, ka kaluar pa shumë vëmendje. Dorëheqja e mjekut të kuqezinjve, Arben Celiku, është pasqyruar si një lajm i thjeshtë, bashkë me justifikimin e vetë personit në fjalë, “arsye familjare”, për këtë hap të marrë.

Por, në fakt, pas largimit të Çelikut fshihet njëlloj thyerje, që ka përfshirë stafin mjekësor të kombëtares dhe që përbën një problem për vazhdimësinë. Sepse, sikurse thotë populli, “mendja e shëndoshë në trup të shëndoshë”. Apo e thënë ndryshe në këtë rast, “këmbët e shëndosha në trup të shëndoshë

Ndarja e shpërblimeve nga ana e FSHF­-së, për të gjithë ata që ishin pjesë e kualifikueseve në Europianin e Francës; futbollistët, stafi teknik dhe ai mjekësor, ka krijuar pakënaqësi në “segmente” të ndryshme të këtij zinxhiri. Veçanërisht te stafi mjekësor, që e ka parë veten kontribues madhor për suksesin e Shqipërisë, qoftë në kualifikimin historik në “Euro 2016”, por edhe gjatë përgatitjeve për këtë event, ku gjithçka u përballua me sukses, pa asnjë traumë, pa asnjë dëmtim.

Të gjithë lojtarët qenë në dispozicion të trajnerit De Biazi, për të luajtur, gjë pas së cilës qëndrojnë disa profesionistë, me në krye mjekun Arben Çeliku, pa harruar pjesën tjetër të stafit mjekësor, Filippo Iori (osteopat), Ylli Mihali (fizioterapist) dhe Alban Merepeza.

Burime pranë tyre bëjnë me dije për “Telesport.al” se të gjithë, pjesë e kësaj hallke të kombëtares, janë të pakënaqur, duke nënvizuar faktin se kanë edhe ata meritën e tyre në kualifikimin e kuqezinjve. Të qartësohemi: hatërmbetja, e konsideruar si mosmirënjohje nga Çeliku dhe kolegët e tij, ka ndodhur për shpërblimet e kualifikimit në Europian, jo për ato të pasfinaleve, të 1 milionë eurove, që qeveria shqiptare akordoi për kuqezinjtë. Burime pranë kombëtares, të pranishme gjatë tërë rrugëtimit të saj në përgatitoren austriake, pastaj në Francë, thonë se mjeku i kombëtares, Arben Çeliku, e ka pohuar dorëheqjen e tij menjëherë pas finaleve të “Euro 2016” dhe ashtu doli.

Ai ka pohuar edhe shkakun e këtij veprimi, që ka të bëjë me pakënaqësinë e mënyrës së ndarjes së shpërblimeve të kualifikimit historik, teksa puna e stafit mjekësor nuk është vlerësuar ashtu si duhet. Mosmirënjohja nga premioja e marrë ka lënduar jo pak krejt stafin mjekësor, por kjo gjë nuk është kapërdirë dot nga një profesionist dhe fisnik si njeri, Arben Çeliku, që ka zyrtarizuar dorëheqjen, gjoja për arsye familjare, por e vërteta e madhe është kjo që shkruajtëm më lart.

Ju sugjerojmë

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba
-U tha në Opinion

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba

9 Qershor, 2025 10:48 pm
“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan
Aktualitet

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

9 Qershor, 2025 10:27 pm
Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
Sport

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

9 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
Bota

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

9 Qershor, 2025 9:22 pm
Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura
Politikë

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura

9 Qershor, 2025 8:48 pm
“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!
-Jetë dhe Stil

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!

9 Qershor, 2025 8:31 pm
Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan
Bota

Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan

9 Qershor, 2025 8:27 pm
Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë
Rajoni

Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë

9 Qershor, 2025 8:06 pm
Shefi i NATO: Evropa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen
Bota

Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400 për qind të mbrojtjes ajrore

9 Qershor, 2025 7:53 pm
“Do ta marrim”, Trump nuk heq dorë nga “aneksimi” i Groenlandës
Bota

Trump sulmon guvernatorin e Kalifornisë: Pa mua janë asgjë

9 Qershor, 2025 7:41 pm
Para
Historia/ Futbollisti theu këmbën 6 sekonda para mbarimit të stërvitjes

Historia/ Futbollisti theu këmbën 6 sekonda para mbarimit të stërvitjes

Fotolajm/ Marina në topformë, por gjoksi sa nuk i shpërthen në emision

Marinën nuk e zë gjumi nga frika...

Historia/ Përndiqte vajzën 10 vite më të madhe, e kërcënonte me thikë

Historia/ Përndiqte vajzën 10 vite më të madhe, e kërcënonte me thikë

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba
9 Qershor, 2025

Padyshim, momenti më i lumtur për çdo njeri, është ai kur bëhet prind. Ermal Hasimja ndau sonte në “Opinion” pikërisht...

Lexo më shumë

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan
9 Qershor, 2025

Në shkurt të këtij viti, emisioni “Stop” transmetoi një problematikë nga Lushnja. Bexhet Vrapi, tregoi se kunati i tij, që...

Lexo më shumë

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
9 Qershor, 2025

Dy ditë pas ndeshjes në Shqipëri që përfundoi pa gola, Federata Serbe e Futbollit ka publikuar një deklaratë për ditët...

Lexo më shumë

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
9 Qershor, 2025

Protestat filluan të premten pasi u zbulua se oficerët e Zbatimit të Doganave të Imigracionit (ICE) po kryenin bastisje në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com