Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbulohen dy bashkëpunëtorët e vrasësit të Cukut, “fshihen” porositësit

2017/06/29 at 6:42 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbulohen dy bashkëpunëtorët e vrasësit të Cukut, “fshihen” porositësit

Pas dëshmisë së Mikel Shallarit, prokuroria dhe policia shpallin në kërkim dy persona. Njëri prej tyre është i afërm i 24-vjeçarit Shallari dhe mendohet se ka luajtur rolin e ndërmjetësuesit. Ndërsa tjetri është personi i dyshuar si porositës i vrasjes së Artan Cukut.


ABC News ka mësuar se pas rrëfimit penduese për krimin e kryer, prokuroria ka shpallur në kërkim dy persona, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur për arsye hetimi. Ndërkohë jo zyrtarisht, burimet thonë se në kërkim është shpallur një i afërm i 24-vjeçarit Shallari dhe një person tjetër. Të dy të shpallurit në kërkim, thonë burimet dyshohet se kishin rolet të ndryshme, njëri si ndërmjetësues dhe person që i ka siguruar armët dhe i dyshuari si porositës për vrasjen e Artan Cukut. Por emrat e tyre nuk bëhen të ditur për shkak se, si policia ashtu edhe prokuroria po tregohen mjaft të rezervuar duke mos treguar emrat e personave për llogari të cilëve ka kryer vrasjen e komisarit. Nuk jepen detaje, se kush janë porositësit, duke hedhur dyshime për dy versione, atë të porositësve nga Shkodra që janë pjesëtar të familjes Daka që nuk janë përjashtuar nga hetimi në asnjë rast apo edhe të dyshuarit për vrasje nga qyteti i Vlorës, me të cilët Cuku është përplasur kur ishte në krye të drejtorisë së policisë së Vlorës dhe Fierit.  

Sipas këtyre burimeve, thuhet se prokuroria po vazhdon verifikimin e thënieve të 24-vjeçarit Shallari në lidhje me rastin e vrasjes së komisarit Artan Cuku. Kjo për shkak se ka dhënë versione të ndryshme gjatë dëshmisë, duke ngritur dyshime për hetuesit se Mikel Shallari po tenton të fsheh emrat e disa personave të tjerë, veç atyre që ka treguar. Por për hetuesit tashmë është provuar shkencërisht dhe me pohim se 24-vjeçari është autori I vrasjes së komisarit Cuku.

Nga ana tjetër, këto burime nuk kanë përjashtuar nga verifikimi edhe të dhënat që ka treguar 24-vjeçari Shallari për krimet e tjera, për të cilat ka dijeni apo I ka kryer edhe vetë për llogari të personave të tretë.

Ndërkohë, prokuroria është në pritje të përfundimit të akt-ekspertimeve balistike dhe krahasuese të armëve të gjetura në fshatin Polovinë të Kuçovës me predhat dhe gëzhojat e gjetur në vendin e ngjarjes, ku u vra komisari Cuku mbrëmjen e datës 8 prill në hyrje të pallatit të tij. 

 

Etiketa: dy bashkepunetorevrasja e cukutzbulohen


Ju sugjerojmë

Kapen në Rinas rreth 46 kilogramë drogë, u transportuan nga një çift shqiptar
Kronikë

Kapen në Rinas rreth 46 kilogramë drogë, u transportuan nga një çift shqiptar

3 Korrik, 2026 10:01 pm
Dita e 34-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 34-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

3 Korrik, 2026 8:34 pm
Protesta/ Ambasada e Rusisë reagon pas deklaratave të Ballës dhe Gonxhjas
Aktualitet

Protesta/ Ambasada e Rusisë reagon pas deklaratave të Ballës dhe Gonxhjas

3 Korrik, 2026 8:25 pm
Evropa në alarm, vala e të nxehtit sjell rritje të numrit të vdekjeve
Bota

Evropa në alarm, vala e të nxehtit sjell rritje të numrit të vdekjeve

3 Korrik, 2026 6:32 pm
Polemikat/ FIFA shpjegon anulimin e golit të Kroacisë ndaj Portugalisë
Sport

Polemikat/ FIFA shpjegon anulimin e golit të Kroacisë ndaj Portugalisë

3 Korrik, 2026 5:04 pm
Francë/ Njerëzit përleshen për kondicionerë, shkak vala e të nxehtit
Bota

Francë/ Njerëzit përleshen për kondicionerë, shkak vala e të nxehtit

3 Korrik, 2026 4:55 pm
Ronaldo: E vështirë me Spanjën, ata janë favoritët për të fituar Botërorin
Sport

Ronaldo: E vështirë me Spanjën, ata janë favoritët për të fituar Botërorin

3 Korrik, 2026 3:21 pm
Protestuesi i pastroi fytyrën policit, Balla: Si mund të përdoret flamuri si peshqir
Politikë

Protestuesi i pastroi fytyrën policit, Balla: Si mund të përdoret flamuri si peshqir

3 Korrik, 2026 3:04 pm
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Shkodër, arrestohet 16-vjeçari për grabitjen me armë të turistëve gjermanë

3 Korrik, 2026 3:00 pm
Epstein/ Departamenti Amerikan i Drejtësisë refuzon të dorëzojë dosjet shtesë
Bota

Epstein/ Departamenti Amerikan i Drejtësisë refuzon të dorëzojë dosjet shtesë

3 Korrik, 2026 2:59 pm
Para
Lidhja bëhet më e nxehtë gjatë verës. Ja çfarë duhet të bëni për pushime fantastike këtë vit

Lidhja bëhet më e nxehtë gjatë verës. Ja çfarë duhet të bëni për pushime fantastike këtë vit

“Deri nesër në darkë ke kohë për të më dhënë lekët” mesazhi që fundosi ish-efektivin e policisë

“Deri nesër në darkë ke kohë për të më dhënë lekët” mesazhi që fundosi ish-efektivin e policisë

Pas fotove me Pamela Anderson, biznesmeni  shqiptar ‘çmend’ vajzat në plazhet e Spanjës

Pas fotove me Pamela Anderson, biznesmeni shqiptar ‘çmend’ vajzat në plazhet e Spanjës
















TE FUNDIT

Kapen në Rinas rreth 46 kilogramë drogë, u transportuan nga një çift shqiptar

Kapen në Rinas rreth 46 kilogramë drogë, u transportuan nga një çift shqiptar
3 Korrik, 2026

Një rast i trafikimit të lëndëve narkotike në Aeroportin “Nënë Tereza”, ku u zbuluan 46 kilogramë lëndë narkotike e futur...

Lexo më shumë

Dita e 34-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 34-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
3 Korrik, 2026

Edhe këtë të premte qytetarët kanë dalë në protestë teksa sot shënohet dita e 34-të e saj. Grumbullimi i protestuesve...

Lexo më shumë

Protesta/ Ambasada e Rusisë reagon pas deklaratave të Ballës dhe Gonxhjas

Protesta/ Ambasada e Rusisë reagon pas deklaratave të Ballës dhe Gonxhjas
3 Korrik, 2026

Ambasada e Rusisë në Tiranë ka reaguar ndaj deklaratave të zyrtarëve shqiptarë lidhur me një përfshirje të mundshme të Kremlinit...

Lexo më shumë

Evropa në alarm, vala e të nxehtit sjell rritje të numrit të vdekjeve

Evropa në alarm, vala e të nxehtit sjell rritje të numrit të vdekjeve
3 Korrik, 2026

Një valë e të nxehtit në fund të qershorit që i çoi temperaturat në pjesë të Evropës në nivele rekord,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}