Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbrisni nga kali dhe konkurroni si këmbësorë

2019/06/12 at 11:41 AM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Zbrisni nga kali dhe konkurroni si këmbësorë

Artan Fuga-Për të bërë zgjedhje të lira, të barabarta, të ndershme! Por zgjedhjet duhen bërë shpesh! Cdo gjashtë muaj nëse ka krizë? Përse jo! Referendume ku sovrani të vendosi!


Cfarë i gjeti grekët, italianët, spanjollët etj. që i kanë bërë sa herë politikanët kanë kërkuar t’a lidhin nyjen komb! Janë të kushtueshme? Gënjeshtër!

Kombi po sfilitet duke debatuar e u tensionuar më keq kështu! Eshtë më efikase kjo që na ndodh? Për turp të zotit! Te heqësh dorë nga posti për të shkuar në zgjedhje? E kush politikan i ndershëm, i zakonshëm, që shërben nuk do ta bënte!!!

Madje duhet vënë rregull për të gjitha zgjedhjet e ardhshme! Madje për cdo post! Lëre postin që ke për fazën tranzitore të zgjedhjeve, dhe nëse kërkon mandat të dytë vihu në radhë si të gjithë të tjerët! Qofsh rektor, kryetar bashkie, deputet, kryeministër, president!

Lërini kërcënimet idiote! A themi se jemi më të mirët e atyre që janë në garë? Bëni pra garë të barabartë jo nga maja e kalit!

A themi se pala tjetër është e keqe, e korruptuar, dhe populli nuk e do? Bëni pra garë të ndershme, pa privilegje dhe jo hypur te Kulla e Barit! A themi se zgjedhjet i fitojmë pa përdorur pushtetin, shtetin, administratën, tenderat, a dreqin dhe të birin! Hajde pra heqim të gjitha privilegjet e pushtetit dhe i fitojmë pastër zgjedhjet përderisa e dimë që populli është me ne!

Të iki edhe kryetarja e bashkisë së Shkodrës nga pushteti, edhe i Tiranës, edhe i Durrësit, edhe i Lezhës, edhe i Corrovodës, edhe i Peqinit, dhe poqese duan mandat të dytë të kandidojnë më këmbë, duke i zbritur kalit!

Zbritini kalit, gomarit, a lopës! Se ne qytetarëve na e keni sjellë në majë të hundës! Na keni prishur rrjedhën normale të jetës! Na keni kthyer në shoqëri të dhunëshme, të rresistencës. Të krijohet përshtypja se jeton në Rrypin e Gazës, në Afganistan, në Kosovën e viteve 80, në Ferr me një fjalë!

A themi se po emancipojmë Shqipërinë, po rrisim mirëqënien, po kthejmë pronat, po zgjidhim të gjitha ankesat e qytetarëve? Zbresim për zgjedhje nga biçikleta me qira ku kemi hipur dhe votojmë pastër, bëjmë fushatë pa privilegje, sepse e dimë që populli është me ne!

Si ? Mendojmë që populli është budalla, i çmendur, idiot dhe nuk e kupton të mirën e tij?

Atëhere për t’a shëruar ka vetëm një zgjidhje! Lëreni budallai të bëjë zgjedhjen e gabuar sepse vetëm ashtu ka shanse të korrigjohet, përndryshe as nuk do t’a kuptojë se është budalla!

Ngado që t’a kthesh është e pakuptueshme që nëse jemi të ndershëm, më të mirët, të pastër, të votueshëm, të shkojmë në zgjedhje lokale a të përgjithshme saherë kriza shfaqet, të marrim votëbesimin popullor, se fundi i fundit kjo është demokracia!

Pushteti si një biçikletë me qira!

Vjen shërben ikën! Nuk është : Vij, e marr, nuk e lëshoj më! Se kur pushtetin nuk e lëshon duket ashiqare se përse nuk e lëshon!

Si në Akademinë e Shkencave ku ka dyqind vjet vjet që kryetari bëhet kryetar, sekretari nënkryetar, kryetari dhe sekretari bëhen kryetar, kryetari i reformës bën ligje që të bëhet vetë kryetar, dhe na rrofshin zgjedhjet!

Kemi tridhjet vjetë me të njejtit njerëz në drejtim! Kudo! U lodhët o burra! Gjeni rast të pushoni! Na vjen keq për ju!



Ju sugjerojmë

Zjarri në Darëzezë, ngrihet në fluturim helikopteri për ndihmë nga ajri
Aktualitet

Disa vatra zjarri aktive, si paraqitet situata në vend

28 Qershor, 2025 10:31 pm
Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco
Sport

Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco

28 Qershor, 2025 10:01 pm
SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë
Bota

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë

28 Qershor, 2025 9:18 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në Pogradec, plagosen tre persona

28 Qershor, 2025 8:46 pm
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Aksidenti në Tiranë, Policia: Janë përplasur 6 automjete

28 Qershor, 2025 8:42 pm
16 turistë shpëtohen nga Policia Kufitare në Porto Palermo
Kronikë

16 turistë shpëtohen nga Policia Kufitare në Porto Palermo

28 Qershor, 2025 8:24 pm
Aksidenti i trefishë në Fushë-Milot, policia: Të plagosurit janë nisur drejt Traumës
Kronikë

Tiranë, taksia përplaset me autobusin dhe makinën e policisë

28 Qershor, 2025 8:00 pm
“Bëra dy propozime”, Kurti flet pas takimit me liderët e partive
Kryesore

“Bëra dy propozime”, Kurti flet pas takimit me liderët e partive

28 Qershor, 2025 7:44 pm
Irani i ndalon hyrjen e shefit të Agjencisë Atomike në objektet bërthamore
Bota

Irani i ndalon hyrjen e shefit të Agjencisë Atomike në objektet bërthamore

28 Qershor, 2025 7:39 pm
Përfundon pa marrëveshje takimi i liderëve politikë në Kosovë
Rajoni

Përfundon pa marrëveshje takimi i liderëve politikë në Kosovë

28 Qershor, 2025 7:08 pm
Para
Kreu i një grupi mafioz kinez arrestohet në Rinas

Kreu i një grupi mafioz kinez arrestohet në Rinas

Tërhiqet një nga prokurorët në garë për SPAK

Tërhiqet një nga prokurorët në garë për SPAK

Humb jetën në një aksident në minierë 52 vjeçari

Humb jetën në një aksident në minierë 52 vjeçari
















TE FUNDIT

Disa vatra zjarri aktive, si paraqitet situata në vend

Zjarri në Darëzezë, ngrihet në fluturim helikopteri për ndihmë nga ajri
28 Qershor, 2025

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, prej orës 09.00 deri në orën 22:00, datë...

Lexo më shumë

Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco

Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco
28 Qershor, 2025

Paul Pogba është zyrtarisht një lojtar i Monaco-s. Klubi i Ligue 1 ka njoftuar firmën me mesfushorin francez, me një...

Lexo më shumë

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë
28 Qershor, 2025

Një pamje e papritur i priste ata që kalonin anën lindore të Detroitit të premten, ndërsa kartëmonedhat filluan të binin...

Lexo më shumë

Aksident në Pogradec, plagosen tre persona

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
28 Qershor, 2025

 Një aksident ka ndodhur në Pogradec pasditen e sotme, në rrugën që të dërgon drejt fshatit Tushemisht. Mësohet se dy mjete...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com