Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbatimi i marrëveshjes Shqipëri-Itali për pensionet

2025/06/02 at 8:41 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbatimi i marrëveshjes Shqipëri-Itali për pensionet

Që prej ditës së djeshme, 1 qershor, ka nisur zbatimi i marrëveshjes në praktikë për pensionet me Italinë.

Lajmin e ndau në rrjetet sociale më herët, vetë kryeministri Edi Rama, duke informuar se homologia e tij italiane Giorgia Meloni, i solli dokumentin final të procesit ligjor mbi zbatimin e marrëveshjes së pensioneve me Italinë gjatë vizitës në Tiranë ku mori pjesë në samitin e Komunitetit Politik Europian.

Marrëveshja me Italinë, e cila hyri në fuqi në muajin Mars, garanton të drejtat për pensionet e rreth gjysmë milioni shqiptarë dhe 4 mijë italianëve.

Sipas dokumentit gati 20% e personave 67 vjeç, të cilët nuk janë trajtuar deri më tani me pension do të mund të përfitojnë të ardhura deri në 400 Euro në muaj.

Një qytetar shqiptarë që ka në total 27 vite pune, nga të cilat 14 vite në Itali dhe 13 në Shqipëri do të marrë pension në Itali për 14 vite dhe në Shqipëri për 13 vite.

Buxheti i dedikuar nis me 7.6 milionë euro për vitin e parë të aplikimit dhe mbyllet me 20.3 milionë në fund të këtij planifikimi buxhetor.

Marrëveshja ju jep mundësi emigrantëve që të përfitojnë edhe nga skema të tjera siç janë: pensionet e invaliditetit; pensionet familjare; pagesa e papunësisë; nga sëmundjet si edhe nga barrëlindja.

Kategoritë që përfitojnë

Nga kjo marrëveshje do të përfitojnë edhe ata qytetarë që e kanë mbushur moshën e daljes në pension përpara disa vitesh, por janë përjashtuar nga marrja e pensionit për shkak të mosplotësimit të viteve të kontributeve, atij minimal prej 15 vitesh në vendin tonë dhe 20 vitesh në Itali.

Marrëveshjet e mëparshme

Nga viti 2005 e deri më sot Shqipëria ka nënshkruar një sërë marrëveshjes në fushën e sigurimeve shoqërore mes të cilave;  me Turqinë, Belgjikën, Hungarinë, Luksemburgun, Çekinë, Maqedoninë e Veriut, Gjermaninë, Austrinë, Bullgarinë, Kanadanë, Rumaninë, Kosovën, me Konfederatën e Zvicrës dhe me Kroacinë. Sakaq në fuqi pritet të hyjnë edhe marrëveshjet me Malin e Zi e Bullgarinë.

Në proces ende janë marrëveshjet me Poloninë e Serbinë, ndërsa me Francën procesi është drejt arritjes së një dakordësie për fillimin e negociatave.

Vende si Sllovenia, Spanja, Danimarka, Moldavia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë dhënë dakordësinë për fillimin e negociatave.

Procesi më i gjatë dhe më i vështirë për palën shqiptare është ai me Greqinë./tvklan

Ju sugjerojmë

‘Jam i zhgënjyer’/ Trump i jep Putinit vetëm 10 deri 12 ditë për armëpushim
Bota

Trump: Mendoj se kemi një marrëveshje për Gazën

26 Shtator, 2025 5:42 pm
Armatimi/ Gjermania njofton 35 miliardë euro investime deri në vitin 2030
Bota

Armatimi/ Gjermania njofton 35 miliardë euro investime deri në vitin 2030

26 Shtator, 2025 5:28 pm
Spiropali flet për Diellën në OKB: Mund të shfrytëzohet në mënyrë të përgjegjshme
Politikë

Spiropali flet për Diellën në OKB: Mund të shfrytëzohet në mënyrë të përgjegjshme

26 Shtator, 2025 4:26 pm
Aksident në Kosovë, humb jetën vëllai i Gjestit
Rajoni

Aksident në Kosovë, humb jetën vëllai i Gjestit

26 Shtator, 2025 4:24 pm
SPAK i sekuestroi pasurinë në Sarandë e Tiranë, belgu Dries Lonneux: S’mund të flas sepse kam familjen…
Kronikë

Vrasja e Klevis Lleshit/ SPAK: Aurel Hoxha pagoi 50 mijë euro për ekzekutimin e tij

26 Shtator, 2025 3:26 pm
Rama mbledh drejtuesit socialistë, ndahen detyrat e komisioneve
Kryesore

Rama mbledh drejtuesit socialistë, ndahen detyrat e komisioneve

26 Shtator, 2025 3:23 pm
PD kërkon debat në Kuvend për programin qeverisës
Kryesore

PD kërkon debat në Kuvend për programin qeverisës

26 Shtator, 2025 2:35 pm
Moldavia akuza Rusisë, paguan priftërinj ortodoksë për të ndikuar në zgjedhje
Bota

Moldavia akuza Rusisë, paguan priftërinj ortodoksë për të ndikuar në zgjedhje

26 Shtator, 2025 2:14 pm
Trump urdhëron nisjen e hetimeve për Fondacionin Soros
Bota

Trump urdhëron nisjen e hetimeve për Fondacionin Soros

26 Shtator, 2025 1:56 pm
Edlira Çepani në garë për Bashkinë e Tiranës? Flet Berisha: Kam ngritur…
Kryesore

Edlira Çepani në garë për Bashkinë e Tiranës? Flet Berisha: Kam ngritur…

26 Shtator, 2025 1:09 pm
Para
Çfarë efekti ka ashpërsimi i kontrolleve në kufijtë gjermanë?

Çfarë efekti ka ashpërsimi i kontrolleve në kufijtë gjermanë?

Era e VPN-ve në Shqipëri/Si po “dështon” ndalimi i TikTok, rriten shikimet e videove

Era e VPN-ve në Shqipëri/Si po “dështon” ndalimi i TikTok, rriten shikimet e videove

Sulm i fortë i Ukrainës para bisedimeve në Stamboll

Sulm i fortë i Ukrainës para bisedimeve në Stamboll

TE FUNDIT

Trump: Mendoj se kemi një marrëveshje për Gazën

‘Jam i zhgënjyer’/ Trump i jep Putinit vetëm 10 deri 12 ditë për armëpushim
26 Shtator, 2025

Rreth 320 km larg Nju Jorkut, Presidenti i SHBA-ve Donald Trump u tha gazetarëve jashtë Shtëpisë së Bardhë se "duket...

Lexo më shumë

Armatimi/ Gjermania njofton 35 miliardë euro investime deri në vitin 2030

Armatimi/ Gjermania njofton 35 miliardë euro investime deri në vitin 2030
26 Shtator, 2025

Ministri i Mbrojtjes të Gjermanisë, Boris Pistorius, njoftoi një paketë sigurie prej miliarda dollarësh për projektet hapësinore dhe një arkitekturë...

Lexo më shumë

Spiropali flet për Diellën në OKB: Mund të shfrytëzohet në mënyrë të përgjegjshme

Spiropali flet për Diellën në OKB: Mund të shfrytëzohet në mënyrë të përgjegjshme
26 Shtator, 2025

Ministri i Mbrojtjes të Gjermanisë, Boris Pistorius, njoftoi një paketë sigurie prej miliarda dollarësh për projektet hapësinore dhe një arkitekturë...

Lexo më shumë

Aksident në Kosovë, humb jetën vëllai i Gjestit

Aksident në Kosovë, humb jetën vëllai i Gjestit
26 Shtator, 2025

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Çungur të Pejës në Kosovë, ku për pasojë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com