Policia ka zbardhur vrasjen e 34-vjeçari Indrit Ndoji, i cili u gjet i pajetë në rrugë.
Sipas policisë, autorët e vrasjes janë dy vëllezër S. M., 39 vjeç dhe L. M., 18 vjeç, banues në Fushë Krujë.
Mësohet se Ndoji dhe dy autorët e krimit janë konfliktuar për motive të dobëta dhe më pas është goditur me një kaçavidë në këmbë. Për shkak të gjakderdhjes Ndoji ka humbur jetën.
Grupi hetimor, gjatë veprimeve hetimore ka sekuestruar në vendngjarje dhe në banesën e dy vëllezërve, prova ligjore që implikojnë dy vëllezërit në vrasjen e 34-vjeçarit.
Indrit Ndoji ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” dhe e kishte thyer masën duke dalë në rrugë ku është konfliktuar me dy vëllezërit/
Në konflikt e sipër, ata e kanë goditur me një mjet të fortë shpues 34-vjeçarin dhe më pas janë larguar.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vrasja”, e kryer në bashkëpunim./ Opinion.al