Një 70-vjeçar është vetëplagosur me armë zjarri ditën e sotme në Bushat të Shkodrës.
Sipas policisë Palok Dodaj, ka mbetur i plagosur para oborrit të banesës. I moshuari është transportuar në spitalin e Shkodrës dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën me të cilën 70-vjeçari qëlloi veten.
Njoftimi i policisë
Më datë 21.08.2019, rreth orës 13.10, në oborrin e banesës dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri shtetasi P.D., rreth 70 vjeç, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit, me të cilën dyshohet se është vetëplagosur shteasi P.D. dhe vijon punën nën drejtimin e Prokurorit për sqarimin e plotë të rrethaneve të ngjarjes” Informoi policia e Shkodrës./ Opinion..al E.Xh.