Rajoni

Skandali “Reketi”, shoqërohet në polici prokurorja e Maqedonisë së Veriut


               Publikuar në : 14:20 - 21/08/19 |
el ida

Prokurorja speciale në Maqedoninë e Veriut, Katica Janeva, është shoqëruar në polici.

Nga informacionet e para mësohet se forca të shumta policore kanë rrethuar hyrje daljet e shtëpisë së saj në lagjen Kozle të Shkupit, dhe më pas janë futur brenda, për të shoqëruar prukuroren në polici.

Prokurorja speciale, Katica Janeva ka dëshmuar ditën e djeshme para Prokurorisë lidhur me rastin “Reketi”, të zhvatjes së 1.5 milion eurove të një sipërmarrësi, nga dy persona të afërt me të.

Bazuar në një video-incizim të publikuar nga një gazetë italiane “La Verita” dyshohet se Janeva është përfshirë në këtë skandal.

Bojan Jovanovski dhe Zoran Mileski dy personat që shihen në incizim duke marrë paratë, i premtojnë sipërmarrësit, Orce Kamçev se në bashkëpunim me Katica Janevën do t’i lehtësojnë atij procesin gjyqësor në një aferë tjetër korruptive.

Ky skandal ka shkaktuar përplasje të shumta mes partive politike, nëse ka ose jo të përfshirë edhe politikanë në këtë çështje./Opinion.al

Pas