Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbardhet dëshmia në polici/ Vrasësi i vëllezërve: Unë e doja vajzën, kisha folur me të në facebook

2016/01/07 at 1:10 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Zbardhet dëshmia në polici/ Vrasësi i vëllezërve: Unë e doja vajzën, kisha folur me të në facebook

Esat Dushaj pohon në Polici se krimin e dyfishtë të vëllezërve Shkambi e ka bërë për shkak se nuk e kanë pranuar për dhëndër.


Nga Policia e Shkodrës, 31­-vjeçari i akuzuar për masakrën e 2 janarit, ka pohuar se ai ia kishte shprehur ndjenjat vajzës së Skëndër Shkambit, që jetonte në Angli.

Fillimisht është marrë në pyetje nga punonjësit e Policisë për të zbardhur detaje nga krimi dhe arratia e tij nga fshati Drisht i Shkodrës, deri në momentin e dorëzimit mbrëmjen e 4 janarit në Tiranë.

Ai ka treguar se krimin e kishte kryer nga frika se do të ishte familja e vajzës që do ta ekzekutonte atë.

Burime pranë Policisë së Shkodrës treguan për “Panoramën” se gjatë marrjes në pyetje, Esat Dushaj nuk ka pasur një qëndrim normal, por gjatë gjithë kohës ka qenë i stresuar, me përgjigje të nervozuara dhe me një gjendje psikologjike të rënduar.

Sa i përket gjendjes shëndetësore, gëzon një shëndet të mirë dhe ka pasur kohë edhe të pushojë pas gjithë rrugëtimit që ka bërë pasi ka kryer vrasjen e dyfishtë.

Pavarësisht se nuk ka dhënë asnjë emër prej atyre që mund ta kenë ndihmuar, Policia e Shkodrës ka dyshimet e veta te kjo dëshmi e tij.

Esat Dushaj nuk ka kthyer përgjigje nëse vajza e Skënder Shkambit ia kishte kthyer pozitivisht ndjenjat që i kishte shfaqur 31­ vjeçari, duke thënë se nuk kishte asnjë dëshirë që të fliste për këtë.

“Panorama” publikon dëshminë e dhënë në polici nga autori i vrasjes së Abdulla dhe Skënder Shkambit, pak orë pas transportimit në masa të larta sigurie nga Tirana në Shkodër.

Përse i keni vrarë dy vëllezërir Shkami?

I kam vrarë sepse kohë më parë unë kam pëlqyer vajzën e Skënderit. I kam dërguar disa herë njerëz për të kërkuar dorën e saj, por më kanë kthyer përgjigje negative. Kam folur në telefon me Skënderin para se të vinte nga Anglia dhe më ka dhënë sërish përgjigje negative. Më pas edhe kemi shkëmbyer sharje në telefon dhe më ka kërcënuar. Duke pasur frikë se do më vrasin, atëherë i kam vrarë.

Si e organizuat vrasjen e tyre?

Unë i kam pritur deri sa të vijnë nga Anglia. Kur ka ardhur Skënderi jam ruajtur pak. Se kisha frikën se mund të më vrasin ata mua. Shtëpia ime me nënën e tyre është afër dhe kam pritur deri sa kanë ardhur te nëna e tyre. Sapo kanë dalë, kam marrë automatikun që kisha dhe kam qëlluar mbi të dy vëllezërit. Fillimisht nuk e dija nëse kishin vdekur apo jo, por i kam parë të shtrirë në tokë dhe jam larguar që aty

Pas vrasjes keni kontaktuar me njeri tjetër për ti thënë çfarë keni bërë?

Po kam telefonuar një shokun tim dhe i kam thënë vetëm kaq: I vrara! Ai ma ka mbyllur celularin, ndërsa unë e kam fikur celularin dhe kam ikur

A njiheshit me vajzën?

Personalisht nuk e kam njohur pasi ajo është më e vogël se unë. E kam parë aty në fshat dhe kur është rritur më ka pëlqyer. Edhe ajo e ka kuptuar pëlqimin tim, por nuk kemi pasur mundësi që të bisedojmë ballë për ballë. Megjithatë e kam gjetur mundësinë për të folur me të, ndonëse në largësi.

Me çfarë mënyre keni komunikuar?

Kam folur përmes facebookut. Aty kam folur dhe i kam thënë që e pëlqej shumë dhe e dashuroj

Po ajo çfarë ju ka thënë pasi i keni shprehur ndjenjat tuaja?

Nuk dua të flas për këtë gjë dhe mos më pyesni më se nuk flas.

Prej sa kohësh ju keni komunikuar me vajzën e Skënderit?

Kam komunikuar shpesh. Edhe kohët e fundit kemi folur dhe ajo e ka ditur mendimin tim. Num e di nëse ia ka thënë familjes, por edhe nëse ajo nuk ka folur, unë ia kam treguar babait dhe vëllezërve të saj se çfarë ndjej.

Pasi keni bërë krimin në çfarë drejtimi keni shkuar?

Menjëherë u jam drejtuar kodrave të Drishtit, sepse i kisha afër. Nga aty kam ikur në një zonë të pyllëzuar, ku e dija se policia nuk do më gjente dot. Policinë e kam dëgjuar se ka ardhur me shpejtësi, por jam larguar.

Ke parë ndokënd gjatë ikjes?

Kur jam ngjitur në kodër kam parë një polic, që po vinte ne drejtimin tim, por unë isha shumë më lart. Kur kam parë se në cilin drejtim po iknin ata, unë kam ikur në drejtimin tjetër.

Me çfarë drejtimi?

Një natë kam fjetur në mal dhe kam qenë i armatosur. Pasi ka zbardhur ditë të nesërmen kam hedhur armën dhe kam vazhduar të eci. Jam ulur në zonën e Gurit të Zi. Nga aty kam shkuar në këmbë në zonën e Hajmelit në këmbë. Nga Hajmeli  i jam drejtuar Lezhës sërish në këmbë. Kur kam mbërritur në Lezhë, kam marrë makina rasti dhe kam shkuar deri në Kamëz.

Gjatë gjithë kësaj rruge kush ju ndihmoi?

Askush. Nuk kam komunikuar me askënd. Gjithçka e kam bërë i vetëm. Nga Lezha në Kamëz kam hipur në një fugon rasti që bëjnë linjën. Në fugon nuk më njohën dhe kam shkuar ku kam dashur.

A keni komunikuar me familjarë apo të afërm gjatë kësaj kohe?

Jo, nuk kam komunikuar me asnjë prej tyre.

Pse vendosët të dorëzoheshit dhe pse nuk u dorëzuat në Shkodër?

Vendosa të dorëzohem në mënyrë që policia të mos më vriste. Po ashtu kam ikur në Tiranë sepse doja garanci për jetën. Vetëm pasi kam marrë këtë garanci nga Policia e Tiranës, atëherë jam vetëdorëzuar.



Ju sugjerojmë

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!
-U tha në Opinion

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!

12 Maj, 2025 11:06 pm
“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër
-U tha në Opinion

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër

12 Maj, 2025 11:01 pm
Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla
Politikë

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla

12 Maj, 2025 10:52 pm
Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike
Politikë

Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike

12 Maj, 2025 10:40 pm
Lufta për një mandat në Tiranë! Analisti tregon 3 partitë që mund ta marrin
-U tha në Opinion

Lufta për një mandat në Tiranë! Analisti tregon 3 partitë që mund ta marrin

12 Maj, 2025 10:25 pm
A do pranojnë humbjen Partia Demokratike? Balliu “thyen heshtjen” nga selia blu
-U tha në Opinion

A do pranojnë humbjen Partia Demokratike? Balliu “thyen heshtjen” nga selia blu

12 Maj, 2025 10:20 pm
Mbyllet procesi i numërimit në Sarandë, ja kush është forca politike që dominon
Kryesore

Mbyllet procesi i numërimit në Sarandë, ja kush është forca politike që dominon

12 Maj, 2025 10:05 pm
Partia Demokratike fiton Kukësin, ja si u ndan mandatet
Kryesore

Partia Demokratike fiton Kukësin, ja si u ndan mandatet

12 Maj, 2025 9:50 pm
Manastirliu për “Opinion”: Presim 20 mandate në Tiranë! Ja kur merr formë Parlamenti
-U tha në Opinion

Manastirliu për “Opinion”: Presim 20 mandate në Tiranë! Ja kur merr formë Parlamenti

12 Maj, 2025 9:40 pm
Pas divorcit 5 muaj pa takuar fëmijët, djemtë e urrejnë: Nuk e quajmë për mami!
Aktualitet

Pas divorcit 5 muaj pa takuar fëmijët, djemtë e urrejnë: Nuk e quajmë për mami!

12 Maj, 2025 9:16 pm
Para
Kaubojsi ironizon Ramën: Mund të bëhem Kryeministër se kam qejf pikturën

Kaubojsi ironizon Ramën: Mund të bëhem Kryeministër se kam qejf pikturën

Fotolajm/ Në QSUT edhe palmat bëjnë serume

Fotolajm/ Në QSUT edhe palmat bëjnë serume

Vatikani zemërohet me kopertinën e “Charlie Hebdo”: Është blasfemi

Vatikani zemërohet me kopertinën e "Charlie Hebdo": Është blasfemi

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!
12 Maj, 2025

Kreu i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj e mbajti fjalën dhe u prononcua sërish për “Opinion”. I lumtur me...

Lexo më shumë

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër
12 Maj, 2025

Agron Shehaj kreu i partisë Mundësia, e cila garoi në zgjedhjet e 11 Majit për të pasur përfaqësuesit e saj...

Lexo më shumë

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla
12 Maj, 2025

Një kandidat i Nismës Shqipëria Bëhet ka shpërthyer ndaj numëruesve në Parkun Olimpik, aty ku po nxirret në tavolinë vota...

Lexo më shumë

Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike

Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike
12 Maj, 2025

Është mbyllur numërimi i votave brenda vendit edhe në Bashkinë e Mirditës. Në vend të parë është renditur Partia Demokratike,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com