Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbardhet dëshmia e plotë e Anisës, vajza që fundosi Shukri Xhelilin

2016/05/19 at 10:10 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Zbardhet dëshmia e plotë e Anisës, vajza që fundosi Shukri Xhelilin

“A je e gatshme që të kemi një lidhje bashkë, që të mos e marrë vesh askush?”.
Kjo ka qenë kërkesa direkte e ish-­kryebashkiakut të Dibrës, Shukri Xhelili, ndaj 20 ­vjeçares Anisa Alla, të cilës dyshohet t’i ketë kërkuar favore seksuale në këmbim të punësimit të saj.

“Panorama” zbardh sot dëshminë e plotë të dhënë para oficerëve të Policisë Gjyqësore nga vajza që denoncoi ish­ kryebashkiakun Xhelili.

Dëshmia

Para rreth tre vitesh kam mbaruar arsimin e mesëm të përgjithshëm në gjimnazin Peshkopi. Në muajin shkurt 2016, duke qenë se isha e papunë, mendova që të kërkoj punë në Bashkinë Dibër. Duke qenë se e kisha të vështirë takimin e drejtpërdrejtë me kryetarin e Bashkisë, Shukri Xhelili, pasi ai pranonte që të takohej me njerëz të rëndësishëm, vendosa që t’i shkruaja në faqen e tij në “Facebook”. Konkretisht, me sa më kujtohet, i kam shkruar nga fundi i muajit shkurt 2016.

Mund t’ju them se në faqen e “Facebook”­ut i kam shkruar pak a shumë këto fjalë: “Përshëndetje zoti kryetar. Jam Anisa, jam me arsim të mesëm. Di edhe gjuhë të huaja, anglisht, spanjisht, italisht dhe jam e aftë që të ambientohem në çdo lloj pozicioni pune që mund t’ju duket juve e arsyeshme që të më ofroni. Unë jam e gatshme që të pranoj çfarëdolloj pune që më ofroni ju, sepse kam me të vërtetë nevojë”.

Nuk i kam shkruar gjë tjetër. Po atë ditë unë i shkruajta dhe kryetari i Bashkisë Dibër, Shukri Xhelili, më ka kthyer përgjigje menjëherë në faqen time të “Facebook”­ut duke më shkruar pak a shumë këto fjalë: “Përshëndetje Anisa. Mund të vini të më takoni te zyra ime”. Gjë tjetër nuk më shkruajti. Me sa më kujtohet, nga fillimi i muajit mars 2016 jam paraqitur në zyrën e kryetarit të Bashkisë Dibër, Shukri Xhelili, i cili nuk ndodhej për momentin në zyrë. Jam larguar që aty. Më pas kam gjetur numrin e telefonit të kryetarit të Bashkisë, Shukri Xhelili, nuk e mbaj mend përmes kujt.

Të nesërmen, nëpërmjet numrit tim të telefonit e kam telefonuar në numrin e tij zyrtar të Bashkisë dhe kemi bërë një bisedë të shkurtër telefonike me këtë përmbajtje: “Përshëndetje. Kush jeni, më ka thënë Shukriu. I thashë që jam ajo goca që kemi komunikuar në ‘Facebook’. Shukriu më tha se nuk mbaj mend se sa goca më shkruajnë në ‘Facebook’. Pasi i tregova kush isha, Shukriu më tha që mund të vish te zyra ditën e enjte, që ishte ditë takimesh ose mund të plotësosh një CV”. Me kaq biseda u mbyll.

Pas rreth dy apo tri ditësh, muaji mars 2016 ka qenë, kam shkuar te zyra e kryetarit të Bashkisë, Shukri Xhelili, i cili ndodhej aty. Kam komunikuar me sekretarin e Bashkisë, O. S., i cili më futi te zyra e kryetarit të Bashkisë. Aty ndodhej Shukri Xhelili, me të cilin bëmë pak a shumë këtë bisedë: “Pasi u prezantohem, kryetari i Bashkisë, Shukri Xhelili, më pyeti nëse isha beqare apo e martuar.

Ju përgjigja që jam beqare. Pastaj më tha: pse nuk martoheni ju të rinjtë, apo keni frikë nga martesa? Për punën time fliste shumë pak, vetëm kur ia përmendja unë. Në pjesën më të madhe të bisedës fliste për mua personalisht. Gjithashtu, Shukriu më tha se kush nuk do ta merrte në punë një vajzë si unë. Në lidhje me punën më tha që nuk kishte vende bosh dhe se kur të lirohen, do të të lajmëroj. Në momentin që po dilja nga zyra, kryetari i Bashkisë Dibër, Shukri Xhelili, më tha që do të flisnin në Facebook ose në telefon.

Dy ditë pasi kisha takuar Shukriun, i kam shkruar në Facebook dhe i thashë nëse ishte liruar ndonjë vend pune. Shukriu më shkruante që të duroja edhe pak se nuk ishin liruar vende. Që nga ajo ditë komunikimet me Shukriun ishin të shpeshta si në Facebook, ashtu edhe në telefon.

Gjatë komunikimeve, Shukriu shfaqte interes të vazhdueshëm ndaj meje. Më thoshte që je shumë e bukur, do të ta gjej një punë. Më thoshte të kam primare për të të gjetur punë. Gjithashtu më tha që do të ma gjente një punë, nëse unë do të bëhesha mikesha e tij. Vazhduan komunikimet e vazhdueshme duke biseduar edhe rreth gjërave të tij personale, si dhe interesave që kishte ndaj meje. Kur isha herën e dytë te zyra, më tha “Aje e gatshme që të kemi një lidhje bashkë, që të mos e marrë vesh askush?”.

Ju sugjerojmë

Të huajt që jetojnë në Shqipëri/ Ja 2 të dashuruarit që kanë zgjedhur vendin tonë
-U tha në Opinion

Të huajt që jetojnë në Shqipëri/ Ja 2 të dashuruarit që kanë zgjedhur vendin tonë

3 Qershor, 2025 10:46 pm
Plagosja e 15-vjeçarit në Ali Dem, policia gjen armën e përdorur nga autori
Aktualitet

Plagosja e 15-vjeçarit në Ali Dem, policia gjen armën e përdorur nga autori

3 Qershor, 2025 10:33 pm
Musk kritikon projektligjin e Trump për taksat dhe shpenzimet
Bota

Musk kritikon projektligjin e Trump për taksat dhe shpenzimet

3 Qershor, 2025 10:26 pm
Petkoviç në Bruksel: Nuk mund të ketë dialog për Preshevën e Bujanocin
Rajoni

Petkoviç në Bruksel: Nuk mund të ketë dialog për Preshevën e Bujanocin

3 Qershor, 2025 10:14 pm
Pas muajsh kaosi, Li Jei-myung fiton zgjedhjet presidenciale në Korenë e Jugut
Bota

Pas muajsh kaosi, Li Jei-myung fiton zgjedhjet presidenciale në Korenë e Jugut

3 Qershor, 2025 9:51 pm
“Greva opsion kushtetues”, Xhaferri: Shumë e lehtë për t’u faktuar farsa elektorale
Politikë

“Greva opsion kushtetues”, Xhaferri: Shumë e lehtë për t’u faktuar farsa elektorale

3 Qershor, 2025 9:33 pm
Kryeministrja Meloni pret në takim Macronin dhe Ficon,ja për çfarë diskutuan liderët
Bota

Kryeministrja Meloni pret në takim Macronin dhe Ficon,ja për çfarë diskutuan liderët

3 Qershor, 2025 9:26 pm
Humb fëmijën nga dhuna e bashkëjetuesit, ai e akuzon për përndjekje
Aktualitet

Humb fëmijën nga dhuna e bashkëjetuesit, ai e akuzon për përndjekje

3 Qershor, 2025 9:06 pm
Hollandë/ Lideri i së djathtës ekstreme braktisi koalicionin, dorëhiqet kryeministri
Bota

Hollandë/ Lideri i së djathtës ekstreme braktisi koalicionin, dorëhiqet kryeministri

3 Qershor, 2025 8:37 pm
Si po e shfrytëzon Kina tërheqjen e Perëndimit për të zgjeruar praninë në rajon?
Bota

Si po e shfrytëzon Kina tërheqjen e Perëndimit për të zgjeruar praninë në rajon?

3 Qershor, 2025 8:18 pm
Para
Radikali serb: Maqedonia do shpërbëhet, gjysma i kalon Shqipërisë

Shkup, shtyhen zgjedhjet. Ndryshojnë ministrat

Skandal/ Ja si u privatizua parku në Ardenicë

Skandal/ Ja si u privatizua parku në Ardenicë

Skandali në Jetimoren e Shkodrës/ Drejtori: Akt monstruoz

Skandali në Jetimoren e Shkodrës/ Drejtori: Akt monstruoz

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Të huajt që jetojnë në Shqipëri/ Ja 2 të dashuruarit që kanë zgjedhur vendin tonë

Të huajt që jetojnë në Shqipëri/ Ja 2 të dashuruarit që kanë zgjedhur vendin tonë
3 Qershor, 2025

Emisioni Opinion mbrëmjen e sotme trajtoi temën e të huajve që jetojnë në Shqipëri. Ata janë të kombësive të ndryshme,...

Lexo më shumë

Plagosja e 15-vjeçarit në Ali Dem, policia gjen armën e përdorur nga autori

Plagosja e 15-vjeçarit në Ali Dem, policia gjen armën e përdorur nga autori
3 Qershor, 2025

Policia e Tiranës ka gjetur armën e përdorur nga 21-vjeçari, që plagosi të miturin dy ditë më parë (1 qershor),...

Lexo më shumë

Musk kritikon projektligjin e Trump për taksat dhe shpenzimet

Musk kritikon projektligjin e Trump për taksat dhe shpenzimet
3 Qershor, 2025

Elon Musk ka kritikuar ashpër projektligjin e taksave dhe shpenzimeve të Presidentit Donald Trump. Përmes një postimi në 'X', Musk...

Lexo më shumë

Petkoviç në Bruksel: Nuk mund të ketë dialog për Preshevën e Bujanocin

Petkoviç në Bruksel: Nuk mund të ketë dialog për Preshevën e Bujanocin
3 Qershor, 2025

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, tha të martën se ia ka bërë të qartë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com