Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbardhet debati në Kryesinë e PS, Majko dhe Xhafaj përplasen me Ramën

2019/10/22 at 10:38 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Zbardhet debati në Kryesinë e PS, Majko dhe Xhafaj përplasen me Ramën

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko, dhe ishministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, e kanë vënë në siklet Kryeministrin Rama, kur i kërkuan dje që Kryesia e PS-së të dalë me një qëndrim në lidhje me moshapjen e negociatave.

Ka qenë fundi i mbledhjes së kryesisë së PS-së, kur kryetari i PS-së kishte sqaruar rëndësinë e zgjedhjes së dy bashkëkryetarëve në degët e PS-së në rang bashkie, një burrë dhe një grua, kur ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, kërkoi daljen me një qëndrim nga kryesia për çështjen e negociatave. Xhafaj është pasuar dhe nga ministri i Diasporës, Pandeli Majko, i cili madje i ka drejtuar kritika dhe ministrit në Detyrë, Gent Cakaj, për deklaratën që ai bëri pas kthimit nga Brukseli.

“Genci nuk duhet të bënte atë deklaratë, sipas të cilit, “unë (ai) dhe Kryeministri Rama nuk kemi premtuar hapjen e negociatave”. “Në Maqedoni ka pasur premtime se nëse nuk hapen negociatat do të japin dorëheqjen, prandaj përgjegjësia e autoriteteve është krejtësisht e tyre. Unë nuk e di nëse unë apo kryeministri Rama, apo ndonjë anëtar tjëtër i qeverisë, ka premtuar se negociatat do të hapen, ne kemi thënë se jemi zotuar që do të bëjmë përpjekje, por jo se do të jepet përfundimisht rezultati i pritur”, është shprehur Cakaj në një konferencë për gazetarët, një ditë pas vendimit të Këshillit Europian.

Sipas Majkos, shqiptarët prisnin vetëm hapjen e negociatave dhe asnjë përgjigje tjetër.

“Prandaj, unë them se ne si kryesi duhet të dalim me një qëndrim për këtë vendim të Këshillit Europian dhe duhet të kemi një qëndrim në logjikën edhe të zhvillimeve në rajon”. Nga ana e tij, kryetari i PS-së, Kryeministri Rama është shprehur se qeveria që ai drejton, ka përmbushur të gjitha kushtet e kërkuara nga Komisioni Europian, gjë që u nënvizua dhe nga krerët më të lartë të Bashkimit Europian, që nga kancelarja Merkel, e me radhë kryeministrat e Italisë, Bullgarisë, madje sipas Kryeministrit Rama edhe nga Departamenti amerikan i Shtetit.

Kreu i PS-së, duke iu referuar reagimit të DASH, tha se për këto, vendimi i disa vendeve të BE-së ishte zhgënjyes dhe jo inkurajues. Madje, kryesocialisti për të bindur anëtarët e tij të kryesisë citoi edhe Presidentin e PE-së, Donald Tusk, por dhe Kryeministrin Konte, se refuzimi i hapjes së negociatave me Shqipqërinë dhe Maqedoninë e Veriut ishte një gabim i madh historik.

Kodheli: Dorëheqja ka të bëjë me moralin

Anëtarja e Kryesisë socialiste, Mimi Kodheli, nuk sheh pika të përbashkëta mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, sa u përket zgjedhjeve të parakohshme. “Maqedonia ka pasur një kusht mbi të gjitha kushtet, çështjen e emrit. Jetojmë në një sistem që nuk i përgjigjet marrjes së pushtetit në tavolinë. Dorëheqja nuk nënkupton domosdoshmërisht dhënien e pushtetit në tavolinë, në qoftë se ju besoni që jeni maxhorancë, mund të rifitoni besimin e qytetarëve… Dorëheqja ka të bëjë me moralin, ne po flasim për sistemin”, u përgjigj Mimi Kodheli.

Zgjedhjet në PS, dy kryetarë në krye të degëve

Kryesia e Partisë Socialiste diskutoi dje përcaktimin e një norme të re statutore, siç është zgjedhja në krye të PS-së së bashkisë të dy kryetarëve, një burrë dhe një grua. Ky propozim është pritur mirë nga anëtarët e kryesisë, ndërsa kreu i PS-së e ka cilësuar si një risi që nuk e kanë partitë e tjera as në rajon, duke demokratizuar partinë dhe duke e hapur atë drejt grave, të cilat duhet të garojnë dhe në poste drejtuese. Ndryshimet statutore pritet të miratohen në asamblenë kombëtare dhe më pas në kongresin zgjedhor të PS-së./ Burimi: Panorama

Ju sugjerojmë

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
Para

Opinion/ A do të kthehet djali shqiptar nga Siria?

Foto/Në emër të dashurisë,historia e bizhuterive të mbretëreshës Geraldinë

Foto/Në emër të dashurisë,historia e bizhuterive të mbretëreshës Geraldinë

Negociatat/ Tusk: Vendimi për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, një gabim

Negociatat/ Tusk: Vendimi për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, një gabim

TE FUNDIT

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Shqipëria përballet sot me Serbinë në një ndeshje shumë të rëndësishme në Grupin K të kualifikuesve të Botërorit 2026. Në...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Përballja Shqipëri-Serbi sapo ka nisur në stadiumin “Air Albania”. Kuqezinjtë kërkojnë me çdo kusht triumfin, në duelin direkt për vendin...

Lexo më shumë

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
7 Qershor, 2025

Pak çaste na ndajnë nga ndeshja e rëndësishme “Shqipëri-Serbi”, teksa Tv Klan ndodhet aty në fushë për t’ju dhënë çdo...

Lexo më shumë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
7 Qershor, 2025

Ndihmëstrajneri i Kombëtares, Ervin Bulku, foli për Tv Klan, para ndeshjes së Shqipërisë me Serbinë. Bulku komentoi zgjedhjet, duke thënë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com