TIRANE- Partia Demokratike ka mbledhur sot grupin parlamentar një ditë para seancës së të enjtes, ku është vendosur edhe për qendrimin që do të mbahet ndaj kësaj seance. Përmes burimeve, mësohet se opozita do të shkojë nesër në seancë por do të bllokojë punimet e saj. Sipas burimeve, PD merr pjesë vetëm nëse në rend të ditës futet për shqyrtim vendimi i Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetit Koço Kokëdhima.