Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbardhen përgjimet/ Djali i ishdeputetit: “I kam inçizu të gjitha gjonat”

2016/11/16 at 5:41 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Zbardhen përgjimet/ Djali i ishdeputetit: “I kam inçizu të gjitha gjonat”

Zbardhen përgjimet e telefonatave dhe mesazheve kërcënuese, përmes të cilave të pandehurit mbanin nën presion djalin 17­ vjeçar të ish­deputetit për t’i marrë atij mijëra euro.


Përgjimet që zbardhen në vijim, referuar dosjes së siguruar nga “Panorama”, janë realizuar pas kallëzimit të 17­vjeçarit, në një kohë kur të pandehurit dyshohet se i kishin zhvatur atij më shumë se 20 mijë euro.

PËRGJIMET

Më 20.01.2016, personi nën hetim, Rogers, telefonon personin nën hetim Fatmir, ku ndër të tjera i thotë: “…a e lëm ashti sikur e tham mbrëmë, se kam frikë se s’ka për t’ja dhën asnjonit mbrapa, se po ashtu ne nesër ja marin e ja japim, po na i jep”.

Fatmiri e pyet “si e kemi lënë” dhe Rogersi i thotë: “me ja marrë ne e më i thën. Me i thën t’i rregullova punët me Fatmirin, gjoja për inçizimin e kështu, me t’i dhënë ty, se qashtu kam frikë se s’do na i japë”.

Pasi diskutojnë në vazhdim se kush do t’i shkojë të nesërmen, Fatmiri thotë mes të tjerash “nesër nuk ka ka të shkoj, se s’kam me e lën as tek shkolla po s’më dha lekët”.

Më pas ata diskutojnë për dhënien e diskut dhe Rogersi bën plan që t’i thotë E.Brukës se ia kanë rregulluar punët.

Të nesërmen Fatmiri nis ta kërcënojë E. përmes telefonit, pasi ai nuk i kishte dhënë paratë që i kërkonte, duke i shkruar: “Do ti tregoj Braqes gjitha gjojat tuaja, se i kam ne disk.

Neser po nk mi solle ato do ik t’i tregoj Braqes per gjitha gjojat. Ti humb, se une nuk hum agjo, po neser po nuk mi solle do te vij me gjithe Braqen tek shkolla. Ok?”

Në orën 14:15, ai i shkruan sërish: “se ene dje i kam inqizu te gjitha gjonat qe fole ti se u ke dhan lek njerzve”.

Në orën 15:00 i shkruan sërish: “se jam sjell urt me ty deri tani, po neser do me shikosh se kush jam”.

“E ZHVESHI NGA TUTAT”

Më pas Fatmir tregon detaje çfarë i ka thënë Rogersit. Luani kërkon që të shkojë t’i takojë që të flisnin përballë. Gjithashtu, Luani i thotë: “hajde të shkojmë. Hajde drejt të shkojmë ne nesër të tre… se e zhvesi, e zhveshi, e zhveshi nga tutat, ajfonat, lekët që ka e i them hëëë neëër të bish pesë mijë, ose shko merri lekët ti, hajd merri telefonat po shko meri shpi, di me e bo qekshu?”, por Fatmiri nuk është dakord. Më pas, ata bien dakord se kjo punë s’duhej të merrej vesh, se u prishej puna e nuk merrte më njeri para.

Më datë 22.04.2016, ora 13:15, Luani e telefonin E… dhe i kërkon që ky t’i bëjë telefon Gersit e të dalë t’i takojë se kishin pak punë. Duke qenë se E… refuzon t’i takojë, Luani e kërcënon duke i thënë “O E…, nigjo mu. Lej punët e stërpunët, nigjo se kush gabim të madh ke ba, mos, mos hy shumë thellë”. Duke qenë se E. refuzon, Luani e kërcënon duke i thënë se do t’i dalë punë e madhe. Ndërkohë, vazhdojnë komunikimet e Rogersit me E…, ku ky i fundit refuzon t’u japë lekë e të mos i bëjnë presion.

“NUK ME PASKE NJOFT”

Në orën 17:28, të dyshuarit i kanë shkruar sërish një mesazh (SMS) kërcënues me përmbajtje: “O E…, mendohu mire. Mos te acarohem per Zotin te vij e 1 Zot e di mrapa. Hala nuk me paske njoft mir”. Duke qenë se kallëzuesi i përgjigjet me SMS “per ca me u aracu? Ne folem dhe thash qe lek nuk ju jap. Smunen”, ata i shkruajnë “lej kto o E… se nuk jam me tall… Vet the mas kaq ditesh, kshu qe shi e menou ene 30 m”. Të dyshuarit vijojnë me insistimin që ai t’i takonte dhe në orën 18:30 i shkruajnë nga numri 06…234: “A do vish a jo… mos me bo mu derr derr kot, se venin ta lo ropt”. “Ai kërcënoi kot, pasi nuk kishte foto”

Gjatë një takimi që të pandehurit kanë bërë me të dëmtuarin, pa ditur se ishin nën përgjim ambiental, kanë pranuar para tij se fotoja ku ai drogohej nuk ekzistonte. Sipas Prokurorisë, gjatë bisedës mes tyre del qartë se E… u ka dhënë të dyshuarve lekë në 12 raste. Njëkohësisht, i pandehuri Rogers ka pranuar se Fatmirin ia kishin sjellë ata dhe se Fatmiri i kishte bërë presion kallëzuesit. “Duket qartë nga biseda se E… është nën presionin psikologjik të Rogersit dhe Luanit, pasi tashmë ata i premtojnë kthimin e parave, duke i thënë se u duheshin urgjentisht, pasi i kishin borxh. Rogersi i thotë që Iliri i ka thënë kot për foton që ai kishte bërë, pasi nuk kishte foto, ndërkohë që vetë Luani në një moment të bisedës, ndërsa E… flet për fotot dhe incizimet me të cilat i është bërë presion, thotë: ‘Ne i kena pru dhe ne do t’i heqim’”, thuhet në dosje. /Panorama.al /ARMAND BAJRAMI



Ju sugjerojmë

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Para
Gratë në politikë, për shkak të meritës apo…

Gratë në politikë, për shkak të meritës apo...

RREFIMI/ “U lidha me ish-të dashurën e shokut të ngushtë sepse më vardisej, por e pësova keq”

RREFIMI/ “U lidha me ish-të dashurën e shokut të ngushtë sepse më vardisej, por e pësova keq”

VideoSTOP/ Rama: Mësim fetar në shkolla, por ende s’ka futur internetin

Emisioni 'STOP' frikëson ministrat e qeverisë Rama
















TE FUNDIT

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
26 Korrik, 2026

Në një deklaratë, departamenti i policisë së Berlinit thotë se i dyshuari në sulmin e djeshëm Abdul Ballout, ku u...

Lexo më shumë

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
26 Korrik, 2026

Drejtuesi i Spitalit Amerikan Klodian Allajbeu përmes një publikimi në rrjetet sociale ka deklaruar se do t’u drejtohet rruëve ligjore...

Lexo më shumë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
26 Korrik, 2026

24-vjeçarja Rozalinda Plaka, e cila u mbajt peng për disa orë nga ish-partneri i saj, Refit Buzi ka dëshmuar në...

Lexo më shumë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
26 Korrik, 2026

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme Pyllin e Sodës në Vlorë, duke krijuar një re...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}