Sport

Zapata largohet nga Milani


               Publikuar në : 18:47 - 24/06/19 |
Opi Nion

Tashmë Cristian Zapata është larguar zyrtarisht nga skuadra e Milanit.

Ka qenë vetë lojtari, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka konfirmuar largimin e tiji.

Zapata formalisht do të largohet nga Milan pasi t’i skadojë kontrata e tij më 30 qershor.

“Dëshiroj që ta falënderoj klubin që me tha mundësi që të luaj në njërën prej skuadrave më prestigjioze në botë. Dua që t’i falënderoj të gjithë shokët e skuadrës që kisha gjatë kësaj periudhe të gjatë, trajnerët të me kanë ndihmuar që të rritëm si futbollist dhe si njeri, të gjithë djemtë e Milanellos, shokët e mi të vërtete dhe mbi të gjitha, tifozët: thjesht fantastik, ju të gjithë me ndihmuat duke treguar një adhurim të jashtëzakonshëm për mua. Faleminderit të gjithëve. Këtu mbyllet një kapitull i karrierës sime, i cili do të mbetet gjithmonë në zemrën time”,- ka shkruar mbrojtësi në Instagram./ Opinion.al E.Xh.

Pas